Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali Ndërkombëtar Muzikor “Vera e Varnës” – aksentët e programit

БНР Новини
Kolazh: Silvija Petrova

Gjatë vitit 1926 të largët zhvillohen festat e para muzikore të Varnës. Ideja e themeluesve gjen dhe pasues. Kështu lind festivali “Vera e Varnës”, i cili mbledh në një skenë ajkën e elitës tonë vendase dhe të huaj muzikore. Prej disa edicioneve e këtej koncertet janë të shpërndara në module të veçanta, për të cilat tregon sekretarja artistike e forumit Pllamena Coneva:

“Mundëm të strukturojmë edicionin e tanishëm sa më mirë dhe në një plan të caktuar kohe dhe si përmbajtje. “Vera e Varnës”është një festival me shumë gjini dhe përfshin një numër të madh ngjarjesh. Moduli i parë bazë është për muzikë simfonike, të dhomës, opera dhe balet. Sipas traditës fillojmë me një koncert të filarmonisë së Varnës. Për herë të parë do të na vijë për vizitë dirigjenti Jordan Kamxhallov. Solist do të jetë violinisti i ri Simeon Simeonov, i cili po kështu debuton në skenën tonë. Aksenti në programin e tyre është mbi muzikën bullgare. Rapsodia “Vardar” nga Panço Vlladigjerovi është emblemë e “Verës së Varnës”. Ndaj saj shtuam edhe një krijim nga i njëjti autor – Koncert për violinë dhe orkestër numër 1”.

Prania e grupeve muzikore të Ruses është e kuptueshme në program. Violinisti me një njohje ndërkombëtare Svetlin Rusev do të ekzekutojë me Filarmoninë e Ruses nën drejtimin e dirigjentit Najden Todorov. Publiku do të shikojë bashkëpunimin e Operës Shtetërore të Ruses dhe të Teatrit Shtetëror të Kukullave Varna. Ata bashkojnë forcat e veta krijuese në spektaklin dramatik të baletit “Bukuroshja e fjetur” në bazë të baletit me të njëjtin emër të Çajkovskit. Organizatorët kanë përfshirë dhe një titull nga një autor bashkëkohor – opera e dhomës “Procesi Merilin Monro” nga Rolland Baumgartner. Në spektakël do të marrë pjesë Ookestra e Operës Shtetërore të Rusesë.

Tanimë për vit të tretë të radhës Orkestra Ballkanike e Rinisë është një pjesë nga festivali “Vera e Varnës”. Ajo i zhvillon provat në një kamp në afërsi të Varnës dhe në fund prezanton krijimet, të cilat i ka përgatitur me dirigjentin e ri Ljubomir Denev-bir. Në themel të kësaj ideje është filarmonia “Pionier”, e cila po kështu merr pjesë në orkestër.

Moduli “Laboratori muzikor” patjetër që zgjon kureshtje. Ky është një program eksperimental, i adresuar ndaj banuesve të qytetit Varna. “Ka shumë muzikantë nga qyteti, të cilët kanë marrë rrugën drejt skenave botërore. Ne ju ofrojmë mundësi të tregojnë artin e vet përsëri tek ne. Ata anëtarësojnë me projekte të veta, të përgatitura posaçërisht për festivalin tonë – sqaron Pllamena Coneva dhe na njeh me modulet e tjera të forumit. – “Akademia Ndërkombëtare verore” ka dy klasa mjeshtërie – të Minço Minçevit dhe të Anna Tomova-Sintovës. Pas klasave me ta, pjesëmarrësit do të zhvillojnë koncerte, të cilat janë jo më pak atraktive nga këto të yjeve në festival. Kohët e fundit përfundoi regjistrimi për konkursin “Violinat e Minço Minçevit”. Si çdo vit, ai zhvillohet në një rreth dhe në dy grupe moshe. Kemi përgatitur dhe takime për publikun me dy muzikantë të mëdhenj. I kemi quajtur “Në dritën e projektorit”.

“Në kufi me klasikën” ka për qëllim ta bëj festivalin të pranishëm për një auditor më të gjerë. Muzikant si Jëlldëz Ibrahimova, Teodosij Spasov dhe Hristo Jocov janë një pjesë nga befasitë, të cilat organizatorët i kanë mbledhur në këtë modul. Koncertet nën titullin “Arti i Barokut dhe të Rilindjes” gëzojnë një vizitë të madhe. “Kemi miq nga Spanja dhe Hungaria kurse koncerti i ansamblit “Lez Ambasador” është fryt i bashkëpunimit tonë me festivalin “Arti i Barokut” në Sofje”, shton Pllamena Coneva.

Adhuruesit e gjinive muzikore-skenike po kështu nuk do të mbeten të zhgënjyer. “Opera dhe baleti në Teatrin Veror” propozon 3 premiera të Operës së Varnës ku e fundit prej tyre është e “Don Paskuales” nga Gaetano Doniceti. Me të do të përfundojë “Vera e Varnës 2015”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jazz and Art Festival në Oreshak mbledh interpretues nga disa kontinente

Nga 11 deri më 14 korrik edicioni i dytë i Jazz and Art Festival në Oreshak, mbledh së bashku interpretues nga Kuba, Argjentina, Kina, Brazili, Serbia, Franca dhe Bullgaria, njoftoi Ivanka Xhabraillova, menaxhere e Ekspozitës Kombëtare të..

botuar më 24-07-11 6.30.PD
Lili Ivanova

"Tërfilat"

Lili Ivanova është prima e padiskutueshme e muzikës bullgare. Përveç talentit, disiplinës dhe përkushtimit, pas dekadave në krye qëndron edhe zgjedhja e saj e muzikantëve më të mirë me të cilët këngëtarja ka punuar ndër vite. Para pak..

botuar më 24-07-09 6.30.PD

“Dashuri dhe këngë" - koncerte verore me këngë të përjetshme bullgare

Projekti "Dashuri dhe këngë" takon në skenë breza artistësh të dashur bullgarë, të cilët ndër vite krijuan hite në stile të ndryshme muzikore. Grupi “Diana Ekspres” , i cili feston 50 vjetorin në skenë, vëllezërit Argirovi , legjenda e..

botuar më 24-07-08 6.15.PD