Svetozar Ivanov është një muzikant me veprimtari të ndryshme krijuese. Ai është pianist, i cili vazhdimisht jep koncerte në sallat më të njohura të botës: Karnegie Hall, Steinway Hall në Nju Jork, në sallën Gaveau në Paris etj. Ai ka shumë shfaqje në festivale prestigjioze për piano te ne, në vende të tjera evropiane, në SHBA etj. Para pak kohe doli disku i tretë më vete i pianistit, i realizuar me bashkëpunimin e shtëpisë muzikore “Gega Nju”. Ai e ka titullin “Eho” (“Jehona”). Ky titull i thjeshtë në shikim të parë pasqyron tërë konceptin e albumit – përsëritjen e idesë, ndjenjë, stilin...
I frymëzuar nga Satie, Del Tredici shkroi tri gimnopedi të veta. E para prej tyre është quajtur “Goldbergja ime”. Atje kompozitori ka përdorur një temë prej veprës monumentale të Bahut “Variaconet Goldberg”. Tjetra “Reja ime” është interesante për faktin se frazat e saj të veçanta mbarojnë gjithmonë me notën e shkallës muzikore “re”. Gimnopedia e tretë e David Del Tredicit është me titull “Humbja ime”. Ajo është me e gjata dhe i është kushtuar kompozitorit Robert Helps, i cili u nda nga jeta në vitin 2001.
Svetozar Ivanov i paraqet para publikut koncertet e tij në një mënyrë jostandarde. Kreativiteti i tij krijues e kombinon muzikën me forma të ndryshme të artit – kinema, animacion, poezi, valle etj. Pianisti është profesor në Universitetin në Floridën Jugore dhe drejtor artistik i ciklit të koncertit “Stejnway Piano” , i cili zhvillohet çdo vit në këtë universitet. Krahas kësaj Svetozar Ivanov realizon dhe shumë incizime. Një pjesë prej tyre është ndarë në dy disqe të veçanta dhe në akoma një tjetër bashkë me violinisten Carolyn Stuart. Dueti i tyre, i formuar në fund të viteve 90 të vitit të kaluar, interpreton stile dhe epoka të ndryshme muzikore. Para disa vitesh të dy muzikantët morën pjesë në premierën e “Koncertit – Trio” për piano, violinë, violonçel dhe orkestër të Viktor Çuçkovit. “Jam i frymëzuar nga shpirti artistik në fillim të shekullit të XX-të. Kjo është koha e ndryshimeve dhe e kërkimeve të reja dhe shënon fillimin e kohës moderne” – thotë pianisti, autorët e dashur të të cilit janë Claude Debussy, Arnold Schoenberg dhe Aleksandër Skrjabin.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një nga këngët pjesëmarrëse në Konkursin "Burgas dhe Deti" 2024 është "Ti më premtove" në interpretim të Ansamblit Vokal “HighLight”. Në të u mblodhën 20 këngëtarë të rinj të talentuar nga HighLight Singing Academy. Disa prej tyre tashmë janë fitues..
Dy autorë dhe interpretues të talentuar u bashkuan në një duet. Robi dhe Dara Ekimova krijuan bashkë muzikën dhe tekstin e këngës "Nëse telefonon". Aranzhimin e bënë Robi dhe Martin Nikollov. Robi tregon për krijimin e këngës: "Një mbrëmje i..
Shtëpia e Kulturës "Sredec" në Sofje shënon 50 vjetorin e saj me një sërë ngjarjesh muzikore nën titullin "Ishulli i Muzikës". Në këtë mënyrë, Shtëpia e Kulturës "Sredec" u jep një skenë profesionistëve të dëshmuar dhe të rinj - këngëtarë dhe..