Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qendra Kinematografike e Sofjes nxjerr talente

БНР Новини
Foto: Veneta Nikollova

Geri është 23 vjeç, por tanimë po punon si montazhiere e filmave. Ajo e pëlqen shumë punën e saj dhe për më tepër faktin se, ka mundësi të mund të krijojë krahë për krahë me emra të dëshmuar në industrinë e kinematografisë moderne. Dhe të mund të zhvillohet. Studentja në Universitetin e Ri Bullgar është me fat, sepse shumë pak veta të cilët janë nisur në rrugën me shumë gjemba të artit të shtatë, mund si ajo, të zhvillohen talentet e veta dhe të mund të realizohen. Për këtë qëllim janë të nevojshme jo vetëm njohje por dhe praktikë. Dhe për më tepër kontakte me profesionalistë, të cilët të të shpien dhe të të fusin në “kuzhinën” e kinemasë, në mënyrë të tillë që të mund të bëhesh një pjesë prej saj.

Në ngjashmëri të Gerit dhe bullgarë të tjerë të rinj të talentuar bëjnë hapat e para në botën e kinemasë në Qendrën Kinematografike të Sofjes “Nju Bojana”. Studioja e filmave në rrëzat e malit Vitosha u afirmua si një nga më të mëdhenjtë në këtë pjesë të Evropës, kurse që afro 3 vjetëve u imponua dhe si një qendër prijëse arsimuese. Këtu të rinjtë mësohen sesi të krijojnë skenarë, të jenë regjisorë dhe të mund të montojnë produktin e vet. Kurse gjatë këtyre ditëve 20 kandidat-aktorë bullgarë morën pjesë në klasën e parë për nga lloji i vet të mjeshtërisë me shkollën më të mirë prej aktori në Los Anxhelis-AMAW, përmes së cilës kanë kaluar disa nga yjet më të njohura të Hollivudit. Duket pronarët e studios kanë ambicien që çdo gjë tek ta të jetë “edhe më”, por në këtë nuk ka asgjë të rastit. “Në qoftë se një njeri i ri do që të merret në mënyrë profesionale me kinema në Bullgari, ky është vendi më i mirë!” – është kategorike Gjergana Angjellova – studente në Universitetin të Ri Bullgar. Del se, Hollivudi tonë mirëmban një program serioz të stazhierëve me universitetet tona, kështu që këtu nxjerrin skenaristë, regjisorë, operatorë, inxhinierë, skenograf, aktorë, montazhier e të tjerë. Vetë Geri vjen këtu përpara 3 vjetëve si asistent-montazhiere mbi një projekt të Universitetit të Ri Nullgar. Nga “Nju Bojana” kanë qenë të mahnitur nga talenti i saj dhe e kanë emëruar në një punë të përhershme dhe tani vajza 23 vjeçe është një nga montazhistet kryesore në studio.

“Pasi kalova periudhën e parë arsimuese si asistent-montazhiere, fillova të montoj projekte të ndryshme, kurse më pas dhe filma, të cilat vinin si produkte të jashtme – tregon Geri. – Kam montuar filmave kriminalë, drama... Për shembull për mua ishte kënaqësi të punoj mbi krimin “A Passage to Hell”, me regjisor Danny Lerner. Kurse shumë nga gjërat e mia janë dokumentare. Kështu që profesionalistët e rinj tek ne kanë mundësi të bëjnë kinema në një nivel botëror. Po kështu dhe qendra kinematografike ju ofron shansin të realizojnë projekte të tyre personale. Kemi marrëveshje me universitete të ndryshme dhe studentët vijnë këtu, përdorin teknikën, dekoret, krejtësisht falas. Në shkollën tonë të rinjtë mësojnë gjëra, të cilat nuk ka se ku t’i mësojnë në vend tjetër përveç në një film real. Në universitetet tona mësohet sesi të jesh regjisor ose të jesh operator, por jo dhe sesi të jesh asistent-regjisor, asistent-operator, asistent-montazhier! Kurse këto janë profesione shumë të rëndësishme, pa to nuk mund të realizohet asnjë film. Dhe në qoftë se studentët tanë nuk përfshihen në iniciativa të tilla, ata nuk ka se që ku të mësojnë sesi bëhet kjo!”

Kohët e fundit në studiot e filmave hapi dyer dhe qendra e parë për montazh dhe një postprodukt në Evropën Lindore, të pajisur me teknikën më moderne në këtë fushë. Talentet e rinj tanimë punojnë mbi shiritin e incizuar nga studentët tanë. Bëhet fjalë për filmin artistik me një metrazh të plotë “Bar tricks”, në bazë të skenarit të Aleksandra Kozovskës – 24 vjeçe nga qyteti Veliko Tërnovo. Puna e saj e kursit u dallua nga një juri kompetente në shkollën e filmit dhe një grup studentësh nxiruan film mbi të për disa javë nën syrin vigjilent të profesionalistëve prijës nga Hollivudi dhe “Nju Bojana”. Për të rinjtë tek ne është me rëndësi të përvetësojnë standardet botërore në industrinë e kinematografisë, është e bindur Geri si dhe kolegët e saj.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD
Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD
Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD