Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kishë e krishtere dhe një varr mysliman bashkëjetojnë në rrëzat e malit Vitosha

БНР Новини
3
Foto: Miglena Ivanova

Në periferitë e Sofjes, aty ku kreshtat e malit Vitosha zbresin në fushë, atje ku britma njerëzore shuhet dhe dëgjohet vetëm cicërima e zogjve dhe ritmi kumbues dhe pushtues i natyrës, prapa pemëve shekullore shihet silueta e kishës “Shën Profet Ilija”. Historia e këtij vendi sikur është e përshkruar në një libër plotë përralla të mrekullueshme, të cilat për të satën herë na rikujtojnë, se toleranca prej kohe është karakteristike për trojet tona, për popullsinë tonë dhe se pikërisht ajo është në thelbin e mirëqenies.

Kalojmë përmes oborrit të rregulluar mirë të kishës. Brenda na pret Shkëlqesia e tij Episkopi i Markianopolit Konstantin. Prej tij mësojmë, se themelet e kishës u hodhën 10 vjet pas Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke. “Këtu në Knjazhevo, në afërsi të kishës ka një banja me uji mineral. Në ato vite të largëta aty vinte të lante princi i parë bullgar Aleksandër Batenberg, i cili u zgjodh kreu i shtetit menjëherë pas çlirimit në vitin 1879”. Kështu na kthen në të kaluarën episkopi Konstantin. I magjepsur nga forca kuruese e ujit dhe nga ajri i pastër, princi rrëfeu para kryeministrit të atëhershëm Stefan Stambollov, dëshirën e vet, se në këtë rajon të ndërtohej një rezidencë të tij. Pranë saj të ngriheshin gjithashtu edhe një kishë dhe një postë, e cila të siguronte lidhjen telefonike të princit me botën perëndimore. Mirëpo, Batenbergu nuk arriti të realizonte ëndrrën për rezidencë verore aty. Pas grusht shtetit të vitit 1886 princi Batenberg u detyrua të abdikojë. Megjithëkëtë puna mbi projektin e miratuar nga princi për ndërtimin e kishës vazhdoi. Themelet u hodhën më 20 korrik të vitit 1888. Punimet e ndërtimit përfunduan në vitin 1893.

Altari i kishës “Shën Profet Ilija”Afresket u pikturuan mjaft më vonë – mezi në periudhën nga viti 1913 deri në vitin 1919 në një stil akademik, jo në stilin e vjetër kanonik. Një fakt interesat është se ikonostasi qendror është dhuratë personale nga kryeministri Stefan Stambollov. Kisha u shenjtëruar nga Mitropoliti i atëhershëm i Sofjes Partenij në praninë e kryeministrit Stefan Stambollov dhe tërë Këshillit të Ministrave. Për nder të princit Batenberg fshati, sepse ato troje në atë kohë ishin jashtë kufijve të Sofjes, filloi të quhet Knjazhevo. Këtu do të bëjmë një shpjegim të vogël, se bullgarisht princ është knjaz, që këtu vjen edhe Knjazhevo.

Mirëpo ky rajon ka edhe parahistorikun e tij: “Para se të emërohet Knjazhevo ky fshat quhej Bali Efendi – me emrin e një njeriu, i cili jetonte pikërisht në këtë oborr. Në atë kohë aty pranë kishte një xhami të vogël dhe rreth saj shtrihej një pronë të vakëfit i dhuruar tempullit mysliman. Vet Bali Efendi ishte një murg mysliman, dervish nga shekulli i XVI. Ky njeri mjekonte me barna njerëzit e zakonshëm. Te ai vinin të sëmurë me shpresë për shërim nga mbarë vendi. Ai dispononte libra arabe me receta dhe kështu mjekonte. Prandaj Bali Efendi ishte një njeri i respektuar dhe kishte famë të madhe. Ai porositi, që pas vdekjes prona e tij të ndahet baras midis turqve dhe bullgarëve. Krahas kësaj ai deshi që pas vdekjes të jetë i varrosur aty në oborr pranë xhamisë. Edhe më sot ekziston teqeja e tij. Përderisa ishte gjallë ai sillej në një mënyrë të njëjtë si ndaj turqve, ashtu edhe ndaj bullgarëve. Prandaj e quajtën Bali Baba, gjë që në përkthim nga turqishtja do të thotë “Babai Mjaltës”.

Teqeja e Bali EfenditSupozohet se kisha “Shën Profet Ilija” u ndërtua pikërisht në vendin, ku në të kaluarën ngrihej xhamia. Mirëpo, që të bëhej kjo e mundshme, Ivan Todorovi – një patriot bullgar, arriti deri te Stambolli, që të blinte këtë tokë. Sot teqeja e Bali Efendit ngrihet pothuajse pran kishës. Si bashkëjetojnë kisha e krishtere dhe varri i dervishit, te i cili vijnë si myslimanë, ashtu edhe të krishterë me shpresë për shërim, na tregon prapë episkopi Konstantin:

“Kjo është çështja e tolerancës. Populli bullgar është tepër tolerant, ndërsa të krishterët ortodoks janë dy herë më tolerantë. Që kur u ndërtua kisha nuk ka qenë problem, që myslimanë të vijnë te varri i Bali Babait, që ndodhet në oborr. Besimtarët e vërtetë janë njerëz tolerantë. Ata e konsiderojnë njerëzit e tjerë vëllezër. Besimtarët janë njerëz mirëdashës, ata nuk urrejnë të tjerë. I krishteri ortodoks është një njeri i qetë, myslimani i vërtetë gjithashtu është i përmbajtur.”

Episkopi pranon, se para disa vitesh, ndoshta qëllimisht, u dogj çatia e teqesë. Mirëpo, pak më vonë ajo u restaurua dhe sot është në një gjendej tepër të mirë. Në oborrin e kishës ngrihet edhe një monument i ushtarëve nga fshati Knjazhevo, të cilët e sakrifikuan jetën në dy Luftërat Ballkanike të viteve 1912 dhe 1913. Aty ruhet edhe një impiant i furnizimit të ujit ndërtuar në vitin 1927.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Miglena Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

"Lindja e Virgjëreshës" - Manastiri Paligodèn mbron atë që është lënë trashëgim nga Shën Apostulli Pal

Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..

botuar më 24-09-08 5.45.PD
Prof. Ivan Illçev

Madhështia e Bashkimit dhe pasojat e sindromës së bashkimit

Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..

botuar më 24-09-06 7.50.PD

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD