Nga data 1 korrik Luksemburgu merr për gjashtë muajt e ardhshëm presidencën e BE-së. Si vend themelues i unionit kjo është hera e dymbëdhjetë që ai do të jetë në krye. Në Sofje Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Daniell Mitov inicioi diskutim publik me temë “BE gjatë presidencës së Luksemburgut: çfarë pret Bullgaria”, ku i pranishëm ishte dhe po ashtu Ambasadori i Luksemburgut Zhan Falc. Ky i fundit komentoi:
“Programi i Luksemburgut përqendrohet mbi shtatë objektiva kryesorë – promovimi i investimeve me qëllim rritjen e ekonomisë dhe punësisë; përforcimi i proceseve sociale dhe integruese; migracioni; unifikimi dhe digjitalizimi i tregut; aftësitë konkurruese të Evropës në shkallë globale; nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimi i rolit të presidencës së BE-së në skenën globale.”
Ministri i Punëve të Jashtme, Daniell Mitov theksoi bashkëpunimin me partnerët evropianë lidhur me anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Zonën e Shengenit. Diplomati numër një njoftoi publikisht pritjet e Bullgarisë në kuadër të presidencës aktuale:
“Bullgaria është treguar e gatshme për t’u anëtarësuar në Shengen. Zgjerimi i Shengenit do të forcojë kufijtë e BE-së në luftën kundër migrantëve të paligjshëm dhe terrorizmit. E përgëzojmë objektivin e Luksemburgut që të përballojë sfidën me migracionin në BE. Bullgaria, duke qenë kufi i jashtëm i BE-së, është tepër e prekur nga vala e migrantëve. Duhet t’i drejtohet vëmendje të posaçme marrëveshjes së ripranimit të migrantëve me vendet e treta. Dinamika e proceseve migruese kërkon të rishqyrtohet Rregullorja e Dublinit. Në këtë lidhje Bullgaria do të përkrahte masa të reja në lehtësimin e atyre shteteve ku ka përqendrim të madh të migrantëve.”
Ministri Mitov theksoi po ashtu se Bullgaria përgëzon objektivin për punësimin në Evropë, kryesisht të rinisë, e cila regjistron nivele të larta të papunësisë. Vendet anëtare, mendon ministri, duhet të tregojnë vendosmëri politike, të bëjnë reformat e duhura, të mbrojnë sistemin fiskal dhe të promovojnë investime. E gjithë kjo do të sigurojë punësim dhe rritje ekonomike.
“Bullgaria mendon se promovimi i investimeve në Evropë është me shumë rëndësi, në veçanti kur flasim për Unionin Energjetik, tha ministri Mitov. – Për Bullgarinë projektet investuese në këtë drejtim janë me prioritet. Burimet energjetike duhet të diversifikohen sa më shumë, duke u realizuar projektet e planifikuara energjetike në pajtim me legjislacionin evropian. Bullgaria mbështetet te rrjetet e gazit, të cilat janë me interes strategjik për gjithë BE-në.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..
Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament..