Me përkrahjen e EVROPOL-it këtë javë në Sofje dikasteret speciale arrestuan dhjetëra emigrantë ilegalë nga Siria dhe Afganistani. U shkatërrua një kanal për transferim ilegal të migrantëve nga Lindja e Mesme te Evropa përmes Bullgarisë, organizatorët e të cilit me prejardhje irakiane dhe siriane, u dëbuan për shkak se “kanosin sigurinë kombëtare duke transferuar shtetas të huajë nga rajone të rrezikshme, të lidhura në mënyrë potenciale me veprimtari terroriste dhe ekstremiste”. Ndërkohë, gazeta gjermane “Di Vellt” alarmoi, se përkrahësit e organizatës terroriste “Shteti Islamik” lëvizen nëpër Evropë me pasaporta të rregullta bullgare, të siguruara nga mafia bullgare. Ngjall shqetësim edhe situata me të ashtuquajturin “substrat vendor” të migracionit ilegal. Që kur “Shteti Islamik” u bë referencë në politikën botërore, nuk ka të dhëna për bullgarët, që anëtarësojnë në të, dhe nuk ka edhe dëshmi për qeliza të saj në Bullgari. Megjithëkëtë, ndjenja për prani të organizatës terroriste është një realitet dhe me bazë ngjall frikë. Këtë e vërtetuan edhe disa ngjarje nga java e fundit. Në radhë të parë Gjykata e Apelit në Pllovdiv shtoi dënimin e njërit prej të akuzuarve në të ashtuquajturin “proces të imamëve”. Vjet në këtë proces u ngritën akuza kundër 14 vetave. Të pandehurit akuzoheshin në predikimin e islamit radikal dhe në përhapjen e ideve të “shtetit Islamik”. Pak më vonë, Prokuroria në qytetin Pazarxhik akuzoi 14 veta në nxitjen e urrejtjes dhe padurimit fetardhe në propagandimin e luftës nëpërmjet përhapjes së ideve të “Shtetit Islamik”. Dëshmi për qeliza të “Shtetit Islamik” në Bullgari nuk ka. Por ka dyshime se ka të tilla pikërisht në qytetin Pazarxhik. Aty romë ngritin parulla në gjuhën arabe dhe nuk frikësohen të fotografohen dhe të lavdërohen në Fejsbuk me atribute karakteristike për këtë organizatë terroriste, e cila nga njëra anë në Lindjen e Mesme shfrytëzon përkrahës nga Evropa Perëndimore, ndërsa nga ana tjetër infiltron në Evropë terroristë të stërvitur në Lindjen e Mesme. Kjo organizatë megjithëqë ka një rrjet përkrahësish vazhdon të mbledhë luftëtarë nga vendet fqinje të Bullgarisë si Bosnja, Kosova, Maqedonia. Duket, se problemet me migracionin ilegal në Bullgari po thellohen. Gjatë verës piku i fluksi migrues tokësor nga Turqia po rritet. Krahas kësaj po shtohet edhe presioni migrues detar nga Greqia dhe Italia. Kështu përgjegjësitë e pushtetarëve rriten jo vetëm për faktorë të jashtëm, por edhe për ata të brendshëm.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha presidenti Rumen Radev në takimin me ambasadorin vietnamez Do Hoang Long. Në takim morën pjesë edhe..
Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën..
Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme bullgare me rastin e 3 viteve të "luftës së plotë të paprovokuar dhe..