Përfundoi edicioni i sivjetshëm i festivalit “A to Jazz”. Në vazhdim të tri mbrëmjeve hapësira midis muzeut “Toka dhe njerëzit” dhe pishinës “Spartak”, e njohur si “Parku Jugor 2” priti miq dhe interpretues. Pak përpara fillimit hodhëm një vështrim prapa perdes në sajë të këngëtares dhe aktore Sllavena Daskallova.
“Emocioni është i fortë. Ky është edicioni i pestë i këtij festivali të shkëlqyer. Jemi në një skenë me kaq muzikantë të mirë bullgarë dhe të huaj, që është një përgjegjësi e madhe për ne. Unë dhe kolegët e mi jemi fansa të “A to Jazz” – vijmë çdo vit dhe fakti se tani po e hapim është një kënaqësi e madhe. Gjatë viteve ai mblodhi në Sofje muzikantë të shkëlqyer, të cilët publiku i pa falas – kjo e bën një forum unikal.”
Derisa publiku shijonte interpretimet e Sllavena Daskallovës dhe Jazz Orpheus, Bozhidar Vasilev nga DAYO zbuloi pak më shumë për grupin, emri i të cilit në përkthim nga gjuha Etiopie do të thotë “Gëzimi mbërriti”: “U mblodhëm gjatë muajit tetor 2014. Çdo gjë rastisi fare spontanisht, aktualisht jemi pesë veta. Vonë fare e kuptuam se, do të ekzekutojmë në festival. Jemi shumë të lumtur se na ftuan, sepse hedllajnerët na janë të dashur dhe kanë një ndikim mjaft të madh mbi muzikën tonë. Favoriti im personal është Roj Hargruuv. I ndjek shfaqjet e interpretuesve bullgarë – “Metamorfoza”, “Fënki Mirikëll” e të tjera.
Zyrtarisht festivali filloi me ngjitjen e “Durty purchase” në skenë. Grupi shënoi 20 vjetorin e vet me një program të përgatitur posaçërisht për edicionin jubile të programit të festivalit, që dallohej me qëndrimin e vet elektronik.
“Çdo gjë është e mundur!” – kjo është motoja e njërit prej formacioneve më të freskëta vendase “Fënki Mirakëll”. Më 5 korrik ai e dëshmoi në skenën e “A to Jazz”, duke treguar shumëngyrshmërinë e vet të stileve. Hi-hopët Bobo&The gang i dhanë një pamje shumë më të ndryshme mbrëmjes së fundit të festivalit. Të ndjekur nga “Metamorfoza”, grupi i cili po kështu nuk përfshihet në kufi të caktuar, gjatë gjithë natës paraprinte ardhjen e Hose Xhejmsit – vokal me një famë botërore i cili futet nga një stil në tjetrin me shumë lehtësi. Por si u duk edicioni i pestë i festivalit publikut?
“Vij për vit të dytë – tregon Mirjana Najdenova nga Sofja. – Më pëlqen shumë dhe mendoj se, ai propozon diçka për çdo një shije muzikore. Për mua shija e xhazit është universale. Vet unë po punoj mbi projekte, të lidhura me popullarizimin e tij, bashkërisht me organizatën e re krijuese “Gruuv atelie”. Dhe jo në vend të fundit djali im ekzekuton në grupin e Sllavena Daskallovës. Vjet morra pjesë në të gjitha mbrëmjet dhe përjetimi ishte unikal.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Monika Aleksandrova dhe Boris Dimitrov
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Në mars 2023, këngëtari Vasko Vasilev-Bazilio ishte i ftuar në Radio Bullgarinë me rastin e koncertit "Me hirin e këngës", kushtuar 40 viteve të veprimtarisë..
Këngëtarja e re Paola e përfundoi vitin 2024 me një këngë të re. "Fuqia e dashurisë" nuk është vetëm një këngë, por një udhëtim muzikor drejt zemrës...