Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy kifëlla më shumë për pensionistët

БНР Новини
Foto: BGNES

“Ai që vjedh nga nëna dhe babai i tij dhe thotë: ky nuk është mëkat”, ai është bashkëpjesëmarrës me vjedhësit”, na mëson libri “Fjalët e urëta të Sollomonit” nga Shkrimi i Shenjtë. Në pajtim me Kodin për sigurimet sociale nga data 1 korrik 2015 qeveritarët bullgarë u munduan të rivendosin një padrejtësi, e cila vazhdon dhjetëvjeçarë të tërë, dhe të risin standardin mizërie të jetesës së pensionistëve. Bashkë me rrogën minimale janë rifreskuar dhe të ardhurat e pjesës më të moshuar nga popullsia, me fjalë të tjera pensionet, dhe jo si të jetë, po në përshtatje me “rregullin zviceran” – me përqindje e cila është e barabartë me shumën prej 50% nga rritja e të ardhurave siguruese dhe 50% nga indeksi i çmimeve të konsumit gjatë vitit të mëparshëm kalendarik. E thënë ndryshe me 1,9%. Kështu pensioni minimal gjatë stazhit të arritur të domosdoshëm të figuracioneve dhe të moshës “hipi” nga 154,50 (78,99 euro) në 157,44 leva (80,50 euro) në muaj. Pensioni arriti 115,15 leva (58,88 euro), kurse tavani u bë 910 leva (465 euro). Duhet të përmendim dhe pragun e varfërisë për vendin për vitin 2015, që është 286 leva (146 euro).

Nuk është e nevojshme të jesh gjeni në matematikë, që të mund të bësh një llogaritje se, rritja do t’i lejojë pensionistit bullgar të “hapë portofolin” dhe të shtojë ndaj pazarit të vet të përmuajshëm dhe nga 2 kifëlla plus, ose byrek ose simite në muaj. Si sillen pensionistët ndaj shtimit? Ndalojmë në rrugë një pensioniste e rastit me pyetjen, nëse është e kënaqur nga përmasa e pensionit të vet nga data 1 korrik. Por ajo fare nuk duket e entuziazmuar:

“Fare nuk jam e kënaqur. Për 3 levat, kaq saç është shtimi i pensionit tim, çfarë mund të blej? Gjysmë kile me djathë. Kam 30 vjet stazh pune, por jam me një pension të vogël. Erdha në Sofje nga Gorna Orjahovica. Më kanë siguruar mbi rrogën minimale, në periudhën kur punoja. Jam vetë. Nuk mund të paguaj dhe ilaçet. E privoj veten nga të gjitha gjërat.”

Një pensioniste tjetër po ashtu shprehet me zemërim, duke treguar për mbijetesën e saj: “Kjo s’është rritje. Ata tallen me ne. Unë marr 80 euro dhe kam 34 vite stazh në punë. Kurrë nuk kam qenë me pagë minimale. Mezi po mbijetoj. Zgjohem në orën 5 të mëngjesit dhe shkoj si pastruese kundrejt 50 eurove, të cilat para i shpenzoj për ilaçe. Pensioni më mjafton për të blerë bukë, kos e lëndë të tjera të para. Po të kem kursime, do të qiras dikë.”

Për pensionin e vogël që merr, pensionistja fajëson ish-kryeministrin Ivan Kostov. Gjatë qeverisë së tij më 1999 valuta bullgare (BGN) është rivlerësuar 1000:1 pas hiper-inflacionit të 1997-ës (atëherë në Bullgari u aplikua Bordi Valutor). Krahas tre zerove është hequr dhe një pjesë e konsiderueshme e pensioneve. “Ajo gjë ishte grabitje. Sot politikanët mburren se janë të ndershëm. Janë ngritur pallate të mëdha, ndërsa ne jetojmë në banesa nga 60 metra katrorë.”

Fajin për pensionet e ulëta nuk e ka vetëm ish-kryeministri Kostov. Të gjithë politikanët janë fajtorë. Bile problemi nuk qëndron vetëm në vitet e tranzicionit. Si duken sot gjërat në Rusi, p.sh., me të cilën Bullgaria ishte në të njëjtën tenxhere? Atje, pensioni gjithashtu varet nga stazhi, mosha dhe shkaku i pagesës. Dallimi është se në Rusi pensioni minimal është koordinuar me nivelin e varfërisë, dhe nën të pensioni nuk bie. Aktualisht pensioni mestar në Rusi është 134 euro. Nuk do ta krahasojmë Bullgarinë me vendet evropiane, sepse statistika duket e tmerrshme.

Kështu sot del se në vend që të mund të gëzojnë pushimin e merituar, pensionistët bullgarë “shtrëngojnë dhëmbë”, por dhe mundohen të paguajnë llogaritë tepër të mëdha për ngrohje qendrore dhe korrent, sepse janë të mësuar, se “kush pi, paguan”. Kurse qindarkat e tjera të mbetura nga buxheti mujor çuditen sesi t’i shpërndajnë midis ilaçeve për dhimbjet e veta të shumta dhe bukën e djathin. Dhe në fakt pikërisht ata janë disa prej atyre, të cilën marrin mbi supe barrën më të rëndë nga taksa, të cilën e paguan shoqëria për politikanët pa kurrfarë haber dhe mos largpamës. Kurse qeveritarët le të krenohen, se për herë të radhës kanë përmirësuar mirëqenien e popullsisë, përfshi shtresat më të prekshme.

Përgatitën në shqip: Nataniela Vasileva, Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD

Bullgaria dhe Rumania po punojnë për të përmirësuar lundrimin në Danub

Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...

botuar më 24-06-29 10.30.PD

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..

botuar më 24-06-29 6.30.PD