Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sundues të breshrit

БНР Новини
Bateria diellore siguron elektricitet për lëshimin e raketave bile gjatë natës.

Grumbullohen re të errëta, dëgjohen bubullimat e para, po afron stuhia. Papritmas dëgjohet një bubullimë e ndjekur nga e dytë, e treta dhe shumë të tjerë. Dhe pas kësaj mbi tokë nuk derdhen kokrra breshri, por shi të imtë pranveror.

Lëshimi i raketave kundër breshrit mund të shihet kudo në Bullgari, pasi në territorin e saj ka 200 sheshe për luftimin e breshrit, kokrrat e të cilit i sjellin dëme të mëdha bujqësisë. Sistemi për mbrojtjen nga breshri u krijua në vitin 1968 pranë Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa poligoni i parë u ndërtua një vit më vonë në qytetin Sëedinenie. “Ky ishte një poligon i testimit pranë Akademisë Bullgare të Shkencave me qëllime kërkimor-shkencore. Shkencëtarët studiuan si ky sistem do të ndikonte mbi proceset, cili do të ishte efekti dhe çfarë duhet të ishin metodat e punës” – tregon Jordan Jordanovi – shef i degës “Veprimtari Teknike”, aktualisht i ngarkuar me postin drejtor i Dikasterit “Breshër” në qytetin Vraca. Numri i shesheve për mbrojtjen nga breshri vetëm në rajonin e këtij qyteti është 24. Secili prej tyre mbulon një territor nga 10 kilometra. Rajonet e vendosjes së këtyre shesheve nuk u zgjodhën rastësisht. Bëhet fjalë për një sistem të tërësishëm, i cili lejon, që retë të qëllohen të paktën nga dy sheshe.

“Detyra jonë kryesore është të mbrojmë prodhimin bujqësor nga breshri. Sheshet me raketa kundër breshrit në rajonin e qytetit Vraca mbrojnë një territor nga 170 mijë hektarë – vazhdon Jordan Jordanovi. – Dëmet pas ndërhyrjes sonë janë vetëm 20-30 për qind. Ka raste kur nuk ka edhe dëme. Mirëpo, gjithçka është në varësi të motit dhe të fronteve të ftohta, të cilët depërtojnë në territorin e Bullgarisë. Gjatë ditëve me vapë retë ngrihen në një lartësi deri në 10 kilometra. Në shtresat e ftohura temperaturat janë të ulëta dhe krijohen rrethana për formimin e kokrrave të breshrit. Kur ekzistojnë kushtet e përshtatshme, atëherë fillojmë të shpërndajmë këtë re.”

Me gjithë qëndrimin e përhapur, raketat e lëshuara nuk thyejnë masën e formuar të akullt në renë. Në se breshri është i formuar, atëherë mbi të nuk mund të ndikohet në asnjë mënyrë. Sheshet për parandalimin e breshrit punojnë sipas një parimi tjetër, krejt të ndryshëm të quajtur “konkurrim”:

Снимка“Në fillim pas lëshimit raketa fluturon sipas trajektores së caktuar në një lartësi përafërsisht 3 kilometra. Aty ajo fillon të shpërndajë si tym argjend të jodur. Ky është një lëndë kimike, rrjeta kristalore e së cilës i është shumë afër rrjetës së akullit. Duke ngjitur me rrjetën kristalore të argjendit të jodur, pika e ujit menjëherë shndërrohet në akull dhe rreth saj fillojnë të ngjiten pika të tjera, duke formuar kokrrën e breshrit. Thënë me fjalë të tjera ne bëjmë kokrra artificiale të vogla breshri dhe kështu parandalojnë formimin e kokrrave të mëdha.”

СнимкаThënë më thjeshtë, në se në renë ka 1 milion kokrra të ngrira sa arra, argjendi i jodur ndihmon që në renë të formohen 100 milion kokrra të vogla si gruri. Duke rënë në tokë disa shkrihen, të tjerë nuk e kanë këtë peshë dhe energji, që t’i dëmtojnë prodhimit bujqësor. Ato kokrra mund të grisin gjethet, por nuk mund të thyejnë kërcellin, ose të prishin tërë bimën. Dhe pikërisht ky është qëllimi i punës.

Një mashtrim tjetër i përhapur është, se breshri bie vetëm pas dite ose mbrëmjen. Ky është një përfytyrim i rrem. Breshri mund të dalë edhe herët në mëngjes, edhe gjatë natës, gjithçka është në varësi të tekeve të motit. Për fat të keq breshri hyn në parashikimet e shkurtra të motit, sepse tërë procesi që nga formimi i resë deri te rënia e breshrit vazhdon nja 7-10 minuta. Prandaj specialistët disponojnë afate tepër të shkurtra. Matës special doppler sigurojnë informacion për proceset në renë dhe për pikat në të çdo 3 minuta. Një sistem aparatesh në qendrën kontrolluese cakton koordinatat e resë dhe i drejton sheshit përkatës, ku specialistë lëshojnë raketat te retë. Ata disponojnë më pak se sa një minutë, që të plotësojnë komandat.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Desisllava Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD

Bullgaria dhe Rumania po punojnë për të përmirësuar lundrimin në Danub

Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...

botuar më 24-06-29 10.30.PD

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..

botuar më 24-06-29 6.30.PD