“Bilbilet prej çokollate” dhe “Familja nga çokollate” – kështu e quajnë grupin vokal të fëmijëve “Shokolladçe” ose në përkthim “Çokollata”. Këtë emër të ëmbël e zgjodhi për këngëtarët e vet të talentuar pedagogia vokale Rosica Krësteva. Me shumë dashuri më se 7 vite me radhë ajo punon me këta fëmijë. Formacioni dhe solistët e tij janë mbajtës të një sërë dekoratash. Çmimet e fundit këngëtarët e vegjël i fituan gjatë qershorit në Itali.
“Para ditë të numëruara u kthyem nga Majori – tregon Rosica Krësteva. – Na zgjodhën të prezantojmë Bullgarinë, pasi fituam Çmimin e Madh të Konkursit Ndërkombëtar të Këngës Spanjolle “Abanico” gjatë marsit të këtij viti. Çdo udhëtim çdo shfaqje përbën një stimul për fëmijët të zhvillojnë talentin e tyre. Në Konkursin “Eurokids” në Majori të Italisë 7 vjeçarja Sofia Ellen Përvanova nga grupi fitoi medaljen e artë. Krahas kësaj morëm tri çmime speciale për solistët e grupit “Shokolladçe”: Anna Vasileva, Ralica Todorova dhe Teodora Todorova. Teodora mori ftesë për konkursin “Shining star” në Antalia të Turqisë, i cili do të mbahet gjatë kësaj vjeshte. Në Itali grupi vokal fitoi medaljen e bronztë. U prezantuam në disa kategori – folklor i stilizuar, pop, rok dhe xhaz. Kënduam në pesë gjuhë të huaja. Përjetuam 7 ditë të paharrueshme plotë emocione dhe argëtime.”
“Ishte në vitin 2008. Atëherë arrita të realizoja ëndrrën time të krijoja një formacion fëmijësh. Në fillim u regjistruan 14 fëmijë. Ftova Mitropolitin e qytetit Vidin Dometian të na bekoi dhe kështu e nisëm punën. Aktualisht në formacion këndojnë 28 fëmijë. Ata janë të ndarë në disa grupe. Në grupin përgatitor fëmijët kalojnë përafërsisht një vit. Pas kësaj hyjnë në grupin e dytë. Fëmijët e formacionit të koncerteve janë në moshë nga 9 deri në 13 vjet. Të gjithë fëmijët e grupit i duan argëtimet, por e kanë të qartë, se ata janë të shoqëruara edhe me shumë punë. Talenti duhet të zhvillohet. Ne jemi një grup privat dhe personalisht unë merrem me të gjitha punimet – përgatitjen dhe organizimin e pjesëmarrjeve. Na ndihmon edhe Bashkia e qytetit Lom, sepse të gjithë jemi banorë të saj. Repertori i grupit është i larmishëm dhe shumë i pasur. Është një sfidë për ata fëmijë të këndojnë në gjuhë të huaja duke përfshirë edhe shqipen. Në konkursin “Molla e Florinjtë” në qytetin Kjustendill kryetar i jurisë ishte Adem Imeri. Atëherë fëmijët interpretuan kompozime të tij. Në tetor të vitit 2014 dhamë një koncert me Orkestrën Simfonieta nga qyteti Vidin i kushtuar përvjetorit të 100-të nga themelimi i Operetës së Fëmijëve në qytetin tonë Llom. Atëherë interpretuam Përrallën Simfonike për solistë, kor dhe orkestër “Ditëlindja” kompozuar posaçërisht nga Margarita Margaritova. Shpresoj, se edhe në të ardhmen fëmijët do të vazhdojnë të punojnë me po këtë entuziazëm dhe se edhe familjet e tyre do të më ndihmojnë në punën e përbashkët.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Milena Canova është një këngëtare që shmang përcaktimin e preferencave të saj stilistike – kjo sepse zëri i saj është mjaft i larmishëm për të unifikuar gjithçka që bën si art. Pasi kaloi nëpër formate të ndryshme televizive, ajo vendosi të..
Sofia Summer Fest – Edicioni Underground, pjesë e Sofia Summer Fest, hapet sonte. Kjo do të ndodhë me një koncert në të cilin do të dëgjojmë dy këngëtaret që me këngët e tyre shënuan muzikën bullgare në prag të mijëvjeçarit të ri - Irina Fllorin dhe..
Toni Dimitrova – këngëtarja me zë karakteristik, e cila është kthyer në një nga simbolet artistike të qytetit bregdetar Burgas – prezanton koncertin e saj solo “Kohë për dashuri” nën qiellin e hapur. Ai është pjesë e turneut të saj kombëtar, duke..
Vera është stina në të cilën zhvillohen festivalet më të shumta dhe të larmishme. Njëri prej tyre fillon sot, më 23 gusht, në Sevlievo. Aty, që nga..