Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rosica Krësteva – pedagogia vokale e “bilbileve prej çokollate”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

“Bilbilet prej çokollate” dhe “Familja nga çokollate” – kështu e quajnë grupin vokal të fëmijëve “Shokolladçe” ose në përkthim “Çokollata”. Këtë emër të ëmbël e zgjodhi për këngëtarët e vet të talentuar pedagogia vokale Rosica Krësteva. Me shumë dashuri më se 7 vite me radhë ajo punon me këta fëmijë. Formacioni dhe solistët e tij janë mbajtës të një sërë dekoratash. Çmimet e fundit këngëtarët e vegjël i fituan gjatë qershorit në Itali.

“Para ditë të numëruara u kthyem nga Majori – tregon Rosica Krësteva. – Na zgjodhën të prezantojmë Bullgarinë, pasi fituam Çmimin e Madh të Konkursit Ndërkombëtar të Këngës Spanjolle “Abanico” gjatë marsit të këtij viti. Çdo udhëtim çdo shfaqje përbën një stimul për fëmijët të zhvillojnë talentin e tyre. Në Konkursin “Eurokids” në Majori të Italisë 7 vjeçarja Sofia Ellen Përvanova nga grupi fitoi medaljen e artë. Krahas kësaj morëm tri çmime speciale për solistët e grupit “Shokolladçe”: Anna Vasileva, Ralica Todorova dhe Teodora Todorova. Teodora mori ftesë për konkursin “Shining star” në Antalia të Turqisë, i cili do të mbahet gjatë kësaj vjeshte. Në Itali grupi vokal fitoi medaljen e bronztë. U prezantuam në disa kategori – folklor i stilizuar, pop, rok dhe xhaz. Kënduam në pesë gjuhë të huaja. Përjetuam 7 ditë të paharrueshme plotë emocione dhe argëtime.”

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti në biografinë e grupit vokal “Shokolladçe” u përfshin edhe pesë pjesëmarrje të suksesshme dhe disa medalje të fituara në konkurset bullgare: “Rruga drejt lavdisë”, “Dhunti i Orfeut”, “Kamertoni laraman”, “Ndriçojnë yjet”. Grupi u bë fitues edhe në Konkursin Ndërkombëtar të Televizionit të Fëmijëve “Internet “Unëmund, unë di”. Si juria profesionale, ashtu edhe spektatorët votuan për formacionin bullgar. Rosica Krësteva tregon për vitet e para, kur u formua grupi:

“Ishte në vitin 2008. Atëherë arrita të realizoja ëndrrën time të krijoja një formacion fëmijësh. Në fillim u regjistruan 14 fëmijë. Ftova Mitropolitin e qytetit Vidin Dometian të na bekoi dhe kështu e nisëm punën. Aktualisht në formacion këndojnë 28 fëmijë. Ata janë të ndarë në disa grupe. Në grupin përgatitor fëmijët kalojnë përafërsisht një vit. Pas kësaj hyjnë në grupin e dytë. Fëmijët e formacionit të koncerteve janë në moshë nga 9 deri në 13 vjet. Të gjithë fëmijët e grupit i duan argëtimet, por e kanë të qartë, se ata janë të shoqëruara edhe me shumë punë. Talenti duhet të zhvillohet. Ne jemi një grup privat dhe personalisht unë merrem me të gjitha punimet – përgatitjen dhe organizimin e pjesëmarrjeve. Na ndihmon edhe Bashkia e qytetit Lom, sepse të gjithë jemi banorë të saj. Repertori i grupit është i larmishëm dhe shumë i pasur. Është një sfidë për ata fëmijë të këndojnë në gjuhë të huaja duke përfshirë edhe shqipen. Në konkursin “Molla e Florinjtë” në qytetin Kjustendill kryetar i jurisë ishte Adem Imeri. Atëherë fëmijët interpretuan kompozime të tij. Në tetor të vitit 2014 dhamë një koncert me Orkestrën Simfonieta nga qyteti Vidin i kushtuar përvjetorit të 100-të nga themelimi i Operetës së Fëmijëve në qytetin tonë Llom. Atëherë interpretuam Përrallën Simfonike për solistë, kor dhe orkestër “Ditëlindja” kompozuar posaçërisht nga Margarita Margaritova. Shpresoj, se edhe në të ardhmen fëmijët do të vazhdojnë të punojnë me po këtë entuziazëm dhe se edhe familjet e tyre do të më ndihmojnë në punën e përbashkët.” 

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lili Ivanova

"Tërfilat"

Lili Ivanova është prima e padiskutueshme e muzikës bullgare. Përveç talentit, disiplinës dhe përkushtimit, pas dekadave në krye qëndron edhe zgjedhja e saj e muzikantëve më të mirë me të cilët këngëtarja ka punuar ndër vite. Para pak..

botuar më 24-07-09 6.30.PD

“Dashuri dhe këngë" - koncerte verore me këngë të përjetshme bullgare

Projekti "Dashuri dhe këngë" takon në skenë breza artistësh të dashur bullgarë, të cilët ndër vite krijuan hite në stile të ndryshme muzikore. Grupi “Diana Ekspres” , i cili feston 50 vjetorin në skenë, vëllezërit Argirovi , legjenda e..

botuar më 24-07-08 6.15.PD

“Bërë për mua” – kënga më e re e Elia Todorova

“Bërë për mua” është kënga e tretë prej autore e këngëtares së re dhe të talentuar Elia Todorova, të cilën ajo vetë e cilëson si më dinamike në repertorin e saj. Dy projektet e suksesshme - "Re" dhe "Mjedra" - i sollën asaj popullaritet si solo..

botuar më 24-07-05 6.15.PD