Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nxënës nga Silistra fituan vendin e tretë të konkursit “Europe in Harmony”

Para disa ditësh u shpallën fituesit e konkursit “Europe in Harmony”, të organizuar nga Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian – një organ konsultativ të BE-së. Në vend të tretë renditën nxënësit nga qyteti Silistra (Bullgari Veriore) –Svilena Georgieva dhe formacioni muzikor “Do Re Mi”. Konkursi ishte për muzikë dhe video mbi bazën e “Odës së gëzimit”. Sfida ishte që pjesëmarrësit të tregonin ndërmjet muzikës dhe imazheve çfarë u jep atyre Bashkimi Evropian.

Siç dihet simfonia e nëntë e Beetovenit u bë himni i Bashkimit Evropian në vitin 1971, por në variantin e saj instrumental. Në eksperimentet e tyre pjesëmarrësit duhej të përdornin variantin vokal të veprës së shquar, duke e ndryshuar atë sipas dëshirave të veta. Në gjysmëfinale morën pjesë 10 spote, të zgjedhura me anë të votimit në internet. Një juri, në të cilën morën pjesë përfaqësues të Komitetit dhe të medieve saktësoi klasifikimin final. Konkursi nuk kishte rregulla  specifike për moshën apo profesionin e pjesëmarrësve, vetëm duhej të ishin amatorë. Ideja ishte popullarizimi i vlerave evropiane dhe i veprimtarisë së Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian. Shumica e kandidatëve treguan imagjinatë të pasur. Kishte projekte të përpunuara me më shumë para, të tjera – me më pak. Rezultati ishte i mirë – mesazhe të mprehta dhe të gëzueshme, të drejtuara në kuadrin e disa minutave – nganjëherë naive dhe jo të përsosura, por të sinqerta.

Svilena mësoi për konkursin nga drejtoresha e shkollës së saj Magdalena Atanasova. Për disa ditë ajo saktësoi koncepcionin e vet, krijoi skenarin dhe organizoi xhirimin e videos me buxhet të ulët.

“Jam 15 vjeçare dhe studioj në gjimnazin “Pejo Javorov” në Silistra – u prezantua ajo. – Merrem me muzikë që nga mosha 6-vjeçare. Që nga fillimi jam pjesë e formacionit muzikor “Do Re Mi” të pedagoges Bonka Skorçelieva. Për mua pjesëmarrja në këtë konkurs ishte një sfidë e vërtetë dhe unë prezantova interpretimin tim të “Odës së gëzimit”. Sipas rregullave të konkursit interpretimi duhej të ishte të ndonjë grupi vokali apo kori. Morën pjesë 70 vepra nga tërë Evropa dhe për këtë arsye jam shumë e lumtur se juria na zgjodhi. Vendin e parë e zuri grupi gjerman “Delta Q”, vendin e dytë – spoti spanjoll “Only Words” (Vetëm fjalë). Interpretuesit e tyre nuk kishin mundësi të pranoheshin në ceremoninë e dorëzimit të dekoratave dhe për këtë arsye unë e kisha nderin të interpretoja “Odën e gëzimit”. Atmosfera në Bruksel më pëlqye shumë. Atje u takova me shumë persona interesante, krijova kontakte të reja.”

Svilena ishte ndër solistët më të rinj në konkurs. Çmimin e dorëzoi Jane Morrice – zëvendëskryetarja e Komitetit. Juria shpjegoi se projekti i Svilenës ishte zgjedhur sepse kombinacioni i timbrit të saj specifik me tingëllimin e grupit vokal është shumë mbresëlënës. Ideja e videos gjithashtu është interesante. Në pjesën e parë të videos shoqërimi është i grupit vokal. Në pjesën e dytë solistja shoqërohet nga një formacion vajzash. Në fund – të gjithët këndojnë së bashku si simbol i bashkimit dhe mirëkuptimit. Një përshtypje të madhe ka bërë zëri i solistes – i trashë, specifik, me ultësira të habitshme. Kjo është dekorata e dytë për Svilenën për këtë vit. Disa ditë para dorëzimit të dekoratës në Bruksel, ajo mori çmimin “Çelësi i artë” të konkursit ndërkombëtar të këngës frankofone, të organizuar nga Aleanca Franceze (Alliance française) e qytetit të Plovdivit. Ajo ka shumë punë për të bërë, por hapat e para janë kryer dhe ajo tashmë është më afër ëndrrës së saj – të bëhet këngëtare profesionale të muzikës pop dhe xhaz.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

“Bërë për mua” – kënga më e re e Elia Todorova

“Bërë për mua” është kënga e tretë prej autore e këngëtares së re dhe të talentuar Elia Todorova, të cilën ajo vetë e cilëson si më dinamike në repertorin e saj. Dy projektet e suksesshme - "Re" dhe "Mjedra" - i sollën asaj popullaritet si solo..

botuar më 24-07-05 6.15.PD

Mbrëmjet e verës në Sofje bëhen edhe më romantike - fillon A to JazZ

Një nga ngjarjet kulturore më të pritura gjatë verës në Sofje fillon nga sot. Për vitin e 13-të, festivali A to JazZ do ta transformojë Parkun Jugor 2 në një skenë urbane kulturore të përbashkët, krijuese dhe miqësore me mjedisin. Dashamirët e muzikës..

botuar më 24-07-04 8.40.PD

Një këngë e përjetshme bullgare në një version të ri

Në fund të qershorit, kur gjithnjë e më shumë e ndiejmë erën e detit, një ekip brezash të ndryshëm ringjallën në një version të ri një këngë nga e kaluara e afërt me titullin - "Erë deti". Në fund të vitit të kaluar, Kalina Batkova, e njohur me emrin..

botuar më 24-07-02 8.10.PD