“Drita shkëlqyese”, “Shndritje e ngrohtë”, “Triptik diellor” – ato janë tituj të veprave të kompozitores Dobrinka Tabakova. Të gjitha ato emërtime e drejtojnë ndërgjegjen te drita, të bukuria, te lartësia. Mirëpo, edhe të vëmë anas “etiketën verbale” në fakt kjo është ndjenja, të cilën e lë muzika e kësaj krijuese bullgare.
“Ndoshta është lidhur me kohën, në të cilën jetojmë – shpjegon vet muzikantja. – Mirëpo, për mua kjo është një rrugë, të cilën shumë krijues e zgjedhin dhe synojnë ta arrijnë nëpërmjet punës. Duhet të jemi optimist, që të avancojmë. Doemos ka autorë, të cilët paraqesin anën negative të jetës. Mirëpo, mua më preokupon arti, që kërkon dritën dhe lartësitë. Pikërisht kjo më frymëzon dhe këtë e kërkoj si kompozitore.”
Për jetën e vet Dobrinka Tabakova rrëfen: “Linda në qytetin Pllovdiv dhe pikërisht atje zbulova bukurinë e muzikës. Kjo u bë në sajë të koleksionit të pasur të pllakave të gramafonit, që kishim në shtëpi. Krahas kësaj edhe mësuesja ime e parë e pianos Dobrinka Kostova, nuk më pengonte të improvizoj. Unë e bëra këtë shpesh, kur nuk kisha mësuar mirë pjesën e re. I jam mirënjohëse për këtë liri. Kompozim fillova të mësoj në Londër në vitin 1991. Desha të shpreh mendimet e mia të paraqes botëkuptimin tim nëpërmjet muzikës. Frymëzimi më i madh për mua janë kompozitorët, të cilët i dëgjova kur isha e vogël në shtëpi dhe në koncertet, të cilët i frekuentuam me prindërit. Edhe më sot mbaj mend përshtypjet që la tek unë Koncerti numër dy për piano i Sen Sansit. Atëherë desha të bëhem pjesë e botës, të cilën e rikrijon pikërisht kjo muzikë. Kompozitorët modernë fillova ta dëgjoj pasi erdha në Londër. Edhe pata fatin të përfshihem në njërin prej kurseve për mjeshtër me pedagog Ksenakis. Isha 12 vjeçare dhe muzika e këtyre kompozitorëve u bë pjesë e imagjinatës sime. Mendoj, se kompozimi është një mundësi të komunikoj me shumë njerëz ose vetëm me një njeri. Dhe në procesin krijues më fortë më preokupon pikërisht mbyllja e rrethit autor- ekzekutues-dëgjues. Ekzekutimi i parë i ndonjë vepre gjithnjë shoqërohet me shumë emocione. Mendimi, se vepra do të dëgjohet për herë të parë edhe nga njerëz të tjerë, sjell pak shqetësim...
Albumi i muzikantes Dobrinka Tabakova “Rrugët e harqeve” u përfshi në nominimet e dallimit prestigjioz “Grami” në kategorinë “Album më të mirë me muzikë klasike” 2014. Cilat janë çmimet e tjera, fituara nga zonja Tabakova:
“Dallimet janë një gjë prestigjioze, por në ndërgjegjen mbeten ekzekutimet e veprave, për të cilët ata jepen. Çmimet nuk janëndonjë gjë e veçuar. Ata janë pjesë e një rruge të tërësishme.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..