Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pianistja e re Viktoria Vasilenko: “Jam e lumtur se kam mundësi të mësoj te personalitete të mëdhenj”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Viktoria Vasilenko është 22 vjeçe, por tanimë ka grumbulluar një përvojë serioze profesionale. Ajo është mbajtëse e dekoratave të shumta nga konkurse për piano në Bullgari, Greqi, Itali, Çeki. Mes tyre është dhe dekorata e dytë (gjatë mosdhënies së dekoratës së parë) në Konkursin ndërkombëtar për piano “Xhejms Motram”në Mançester të Anglisë. Ka pasur recitale në Vjenë gjatë vitit 2008, në Nju Jork gjatë vitit 2010 dhe kryeqytete të tjera botërore muzikore. Ka qenë soliste e Orkestrës Simfonike të Liverpulit, të Orkestrës së Dhomës të Brukseli, e Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare, të Orkestrës së Klasik FM, të Filarmonisë së Sofjes, të Orkestrës së festivaleve të akademisë muzikore verore “Muzika Mundi” në Belgjikë (gjatë vitit 2009 me dirigjentin Maksim Vengerov). Është mbajtëse e dy statujave “Lira e kristaltë” të dhëna nga Lidhja e veprimtarëve muzikorë dhe të vallëzimit në Bullgari. E para si një soliste më e mirë e re për stinën e koncerteve 2007-2008, e dyta – si një interpretuese dhome gjatë vitit 2012.





Që në moshë të vogël Viktoria ka mundësi të mësojë te pedagogë të njohur. Shans, i cili i jepet dhe sot. “Mësuesit e mi më të rëndësishëm dhe sot e kësaj dite janë prindërit e mi Asja dhe Aleksandër Vasilenko – tregon ajo. – Që të dy janë pedagogë dhe interpretues. Ata janë dhe një duet i afirmuar në piano. Në Shkollën Kombëtare Muzikore në Sofje isha në klasën e Antonina Bonevës, kurse i përfundova mësimet e mia te profesoresha Stella Dimitrova-Majstorova. Që nga viti 2011 ndodhem në Madrid, në Shkollën e Lartë Muzikore “Mbretëresha Sofia”, ku pata fatin e madh të mësoj te Dmitrij Bashkirov. Njëkohësisht me këtë jam dhe studente në Universitetin e Ri Bullgar. “Mbretëresha Sofia”, është një akademi private, e cila jep diploma artistike. Profesorët janë mes emrave më të njohur në botën muzikore – Zahar Bron, pedagogu im, Ivan Monigeti, Ana Çumaçenko e të tjerë. Ndihem shkëlqyeshëm në këtë atmosferë. Jam shumë mirënjohëse për mundësitë, të cilat i jep shkolla – pjesëmarrje në koncerte, konkurse, jepen dhe bursa. Aty mësojnë bullgarë shumë të talentuar.”





Në fund të këtij viti mësimor Viktoria mori dhe një nga dekoratat më prestigjioze të “Mbretëresha Sofias”.“Me trion time fituam dekoratën për një grup më të suksesshëm të dhomës. Ajo na qe dhënë personalisht nga mbretëresha Sofia. Jam e lumtur se për herë të dytë jam e dekoruar me këtë dekoratë. Përpara dy vjetëve qe për një pianiste të re më premtuese. Kolegët e mi në trio janë Laura Sabo – violonçel dhe Mohamed Hiber – violinë. Ky sukses na sigurojë pjesëmarrje të rëndësishme në Spanjë. Mbase përsëri do të ekzekutojmë dhe në Francë – gjatë muajit mars kishim koncert në Paris. Bashkë me pedagogen tonë të muzikës së dhomës Marta Gujash po mendojmë dhe shfaqje të tjera, si dhe pjesëmarrje në konkurse serioze.”

Gjithnjë e më e madhe është varësia e muzikantëve të rinj klasikë me organizata, të cilat merren me të ashtuquajturin biznes muzikor. Reklamë dhe një menaxhim të mirë – a është kjo rruga drejt suksesit? “Me të vërtetë biznesi në promovimin e muzikantëve të rinj është shumë i rëndësishëm. Kjo mund të jetë për të mirë ose për të keqe, dhe kjo varet nga njerëzit të cilët merren me të. Ne, përfaqësuesit e gjeneratës më të re, kemi fatin e madh – jemi të hapur drejt botës, kemi një prani deri në çdo një pikë të planetit, udhëtojmë, krijojmë kontakte. Takojmë personalitete të mëdhenj, bile kemi shansin të jemi studentë të tyre, siç është në rastin tim. Mundësi të shumta jep dhe interneti. Unë mundohem të mos lëshoj asnjë prej tyre. Tani për tani, në sajë të Zotit kam fat. Kuptohet punoj shumë për këtë fat. Dua të them edhe një gjë tjetër. Unë si dhe bashkatdhetarët e mi të rinj në Spanjë, mundohemi të përfshijmë krijime bullgare në programet tona. Kjo ekziston si praktikë, por nuk është e mjaftueshme. Por kemi xhevahire muzikore të cilat duhet patjetër që të popullarizohen.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Në izolator"- një këngë e lindur nga përvoja e jetikës

Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..

botuar më 24-12-10 10.43.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev ia dorëzoi çmimin Sonja Jonçevës

Sonja Jonçeva mori çmimin e BNR "Muzikanti i Vitit"

Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..

botuar më 24-12-02 6.34.MD

"Së bashku" në një duet të papritur

Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..

botuar më 24-12-02 8.10.PD