Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rruga e Greqisë bëhet gjithnjë e më e vështirë

Vetëm disa ditë i jepen Greqisë për të zbatuar në mënyrë legjislative kërkesat e kreditorëve. Borxhi grek do të „profilohet” (rinegociohet) në se deri në datën 15 korrik parlamenti i shtetit do të pranojë ligjet për reformat e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, për ristrukturimin e Shërbimit Statistikor Kombëtar, për ndryshime në sistemin e pagimit të pensioneve etj. Një pjesë e parave – pothuaj 50 mlrd euro do të vijnë nga privatizimi dhe me to bankat do të sigurojnë pensionet dhe pagat e nëpunësve. Kështu do të bëhet i mundshëm programi i tretë për ndihmë për Greqinë dhe do të plotësohen më në fund kërkesat e Komisionit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qendrore Evropiane.

Marrëveshja tashmë është fakt. Por ku mbetën pretendimet dhe dinjiteti i popullit grek, 60% prej të cilit u tha “Jo” kreditorëve? Po rriten mosmarrëveshjet dhe kjo bëhet jo vetëm brenda partisë qeverisëse “Siriza”. Përfaqësuesit e sektorëve të ndryshëm, të cilët sigurojnë të ardhurat e shtetit, si sektori turistik dhe farmaceutika, po shprehin zemërimin e njerëzve të thjeshtë. Çfarë mund të them për pensionistët, të cilët me vështirësi do të mësohen me ndonjë pakësim të ri të pensioneve? A do të votojnë përsëri për Tsiprasin karizmatik dhe a do të mbeten mbas tij në nënshkrimin e një marrëveshjeje të re. A do t’i besojnë atij se kjo është mundësia e vetme për rimëkëmbjen e Greqisë?

Sipas partisë opozitare Demokracia e Re dhe liderit të saj Vangelis Mejmarakis “marrëveshja e re do t’i japë mundësi Greqisë të “marrë frymë” dhe “të rikthehet” në proceset e zakonshme të BE-së”. “Nuk kemi të drejtën të bëjmë më shumë gabime në Greqi” – është kategorike liderja e partisë PASOK Fofi Genimata, e cila komentoi se pavarësisht nga vështirësitë  “ky është një fitim i socialistëve evropianë kundër qarqeve të skajshme konservatore”.

Tani po presim reagimin e grekëve, sepse masat e ashpra dhe mjerimi do të bëhen akoma më të ndjeshme dhe do të vazhdojnë gjatë. Tashmë parashikohen protesta, por këtë herë bëhet fjalë jo për krenarinë dhe pavarësinë e shtetasve grekë, por për mbijetesën e tyre. Liderët partiakë dhe formacionet e tyre mendojnë se marrëveshja dhe prania e Greqisë në Eurozonë është një sukses, derisa njerëzit e thjeshtë mbeten gjithnjë e më larg qeveritarëve dhe politikës.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD