Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Erdhën ditët më të nxehta të stinës së verës

БНР Новини
Foto: arkiv

Më 15, 16 e 17 korrik në Bullgari bien të Nxehtat – ditët më të nxehta të stinës së verës. Këto ditë janë me origjinë pagane dhe kanë të bëjnë me kultin i zjarrit. Ritet lidhur me të Nxehtat janë të përhapura kryesisht në Bullgarinë Veriore dhe Perëndimore, por i gjejmë po ashtu në rajone të tjera të vendit. Dikur populli bullgar ka besuar se adhurimi i zjarreve sjell mbarësi e pjellori në bujqësi e blegtori, si dhe mbarësi në familje.


Në të Nxehtat nuk lejohet të kryhet ndonjë punë, as të korret, as të piqet buka e shtëpisë. Sipas përfytyrimeve popullore në këto ditë zjarri zbret nga qielli në formën e vetëtimës.

Në mbrëmjen e 15 korrikut shuhet zjarri në oxhak që të parandalohet shpërthimi i zjarrit në shtëpi. Në disa rajone të zonjat e shtëpisë hedhin kripë guri në hirin e zjarrit. Besohet se hiri i merr fuqitë e zjarrit dhe po të hidhet në ujin e beqarit, ky i fundit do të bjerë në dashuri. Ditën e dytë, pra më 16 korrik nuk lejohet ndezja e zjarrit, kurse më 17 korrik  bëhet ceremonia e ndezjes së zjarrit të ri.

СнимкаNë punimet e etnografit bullgar Dimitër Marinov lexojmë se “po ta lash trupin me ujë të ngrohtë që buron nga toka, në 3 ditët e nxehta, do të jesh me shëndet të mirë gjithë vitin”.


Në të Nxehtat populli ka parashikuar motin e 3 muajve të parë të vitit të ardhshëm. Po të jenë këto 3 ditë me diell, moti gjatë janarit, shkurtit dhe marsit do të jetë kryesisht i butë, pa borë dhe shi. Dhe e kundërta, po të jenë ditë të ftohta, atëherë në fillim të vitit do të na zënë të ftohtat dhe stuhitë. Po të dëgjohen bubullima në të gdhirë të 15 korrikut, dimri do të vijë herët, por në qoftë se ka bubullima një orë pasi të zbardhet dita, atëherë dimri do të vijë vonë. Më 16 korrik barinjtë i hedhin shkopinjtë e tyre në vathë. Po të bien delet mbi shkopinj, kjo do të thotë se dimri do të jetë i ashpër, nëse jo – atëherë na pret dimër i butë. Por në qoftë se delet bien në njërën anë të shkopinjve, do të bëjë shumë ftohtë në mbarim të dimrit. Të Nxehtat shoqërohen me ritet e shiut, por dhe me ato të thatësirës, nënkuptohet, kur viti ka qenë me shira.

Në malet Rodope dhe Stranxha në ditën e tretë të të Nxehtave bie Shën Marina. Populli bullgar beson se ajo i mbron njerëzit nga zjarret, stuhitë, breshëritë e gjarpërinjtë. Në kalendarin popullor Shën Marina quhet Marina e Zjarrtë. Në ëndrra ajo shfaqet si këshilltare për problemet e popullit. Në këtë ditë grave u është ndaluar qepja, bile nuk lejohet t’i afrohen ndonjë fijeje, ndryshe gjatë verës do të shkelin gjarpër helmues.

Bullgarët besojnë se Shën Marina i ndihmon vajzat e reja që të gjejnë dhëndër, mbron po ashtu gratë dhe nënat. Shën Marina kujdeset për lindjen e foshnjës, kuron shterpësi dhe sëmundje të tjera femërore, si dhe sëmundje lëkure e syri. Më 17 korrik fillon periudha e ndejave, të cilat janë pjesë e rëndësishme e jetës së popullit bullgar.

Besohet se më 17 korrik zjarri zbret nga qielli. Në këtë ditë në mes të sheshit të fshatit dy burra, qoftë binjakë, qoftë familjarë me të njëjtin emër, duke fërkuar shkopinj të thatë, e ndezin zjarrin e ri, atë të “gjallë” e të “Zotit”. Pasi që është ndezur zjarr i madh, gjithë fshati e kapërcen atë për shëndet të mirë. Bagëtia po ashtu e bën atë për pjellori. Sipas përfytyrimeve popullore zjarri i vjetër nuk është i aftë më për të mbrojtur shtëpinë nga syri i keq, dhe prandaj në shtëpi sillet nga zjarri i ri. Ky i fundi nuk duhet të shuhet deri më 15 korrik të vitit të ardhshëm që të ketë mbarësi në familje. Në këtë ditë festojnë farkëtarët, bukëpjekësit dhe poçarët, pra ata që punojnë me zjarr. Herët në mëngjes të zonjat e shtëpisë pjekin bukë dhe e lyejnë atë me mjaltë. Pas kësaj e ndajnë në mes të komshinjve që të jetë e mbarë puna e të shokëve.

СнимкаNë Ditën e Shën Marinës bëhet kurban, shtrohen sofra për të gjithë në afërsi të kishave dhe ujërave shëruese. Bëhet po ashtu riti i larjes së trupit. Të Nxehtat janë ndër ritet më popullore për mbrojtjen nga zjarret.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fytyrat e folklorit ballkanik prezanton një ekspozitë fotografike në qytetin Kërxhali

Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..

botuar më 24-06-03 6.35.PD

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..

botuar më 24-05-25 5.05.PD