Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Variacione të tekstilit në plan tradicional dhe bashkëkohor

БНР Новини

Në galerinë e Lidhjes së piktorëve bullgarë u hap ekspozita “Svetlina” (Drita) me tekstil, i cili gërsheton teknikat tradicionale e moderne. Tekstili është një material, i përdorur gjerësisht në artin bashkëkohorë për realizimin e ideve më të larmishme artistike. Shumë autorë preferojnë të punojnë me të si në një plan tradicional, ashtu dhe duke e gërshetuar dhe me materiale të tjera – për shembull për instalime të ndryshme, aksione artistike e të tjera.

Снимка“Si shembull mund t’u jap Kriston, i cili krejtësisht punon me tekstil, por nuk mund ta quajmë piktor tekstili, sepse ai nuk lidhet me materialin, por me idenë e tij – tregon Mihaella Pëdeva, sekretare e seksionit “Tekstil” në Lidhjen e piktorëve bullgar. – Një qëllim të ngjashëm i vëmë vetes dhe ne – të kemi fillimisht idenë, e cila të ketë vlerë. Dhe së dyti – ta shërbejmë këtë ide me një material të përshtatshëm. Koncepti në një punë është gjëja më e rëndësishme. Në kohën e sotme jemi shumë më të lirë dhe kemi një mundësi absolute dhe të drejtë të jemi novatorë në përzierjen e materialeve, në zgjedhjen e tyre dhe në mënyrën, në të cilën i tregojmë, i gërshetojmë, i ngjisim, i lidhim e kështu me radhë. Arti digjital po kështu hyn në fushën tonë, dhe bile shumë aktivisht. Dje në një galeri shikova punime mbi një karton të punuar në dorë, me një punim dore mbi paspartu dhe elemente të ndryshme, por brenda, në qendër, puna është digjitale. Të gjithë mund të përziejmë gjërat, mjaft që rezultati të jetë i mirë. E tillë është dhe ekspozita jonë. Në një pjesë prej saj mund të shikojmë tekstile të filmuar për shembull. Ose fibra prej tekstili të futura në rrëshirën artificiale. Dhe akoma: pikturim mbi qilima me bojë vaji. СнимкаMund të vihet re dhe puna mbi letër, e cila po kështu konsiderohet për familjar të tekstilit, me qenë se është prej fibrave bimore. Por njëkohësisht është e zhdërvjellë, plastike dhe jep mundësi në ngjashmëri të stofrave, të mund të zhubroset. Ka dhe stofra klasike, por të përdorura në bazë të një mënyre të re dhe akoma ide të tjera shumë kureshtare.”

СнимкаNjë nga krijimet më interesante në ekspozitë është e profesoreshës Ani Bojaxhieva, e punuar prej qeseve plastike. Në ekspozitë janë paraqitur autorë të brezave të ndryshme. Mund të shikojmë për shembull një goblen të Georgi Baevit. Dhe jo shumë larg prej tij – një punim kureshtar të një studenti. Kurse nga brezi i mesëm është piktori Valentin Donçevski, në krijimet e të cilit takohen tradita e lashtë dhe mjetet e reja shprehëse.

Снимка“Prezantoj dy punime, të krijuara mbi parimin e kolazhit, me qenë se prej viteve të shumta e përdor shkorsë, të cilën e pikturoja në kohë, kurse sot e aplikoj. Këto janë qilima të ngushta e të gjata të punuara në dorë, të cilat janë mbi 70-100 vjeçare, kanë në vetvete një histori dhe bukuri, kanë hijen e kohës së kaluar, të folklorit, mirësisë, punëdashësish, pragmatizmit, estetikës. Mua kjo gjithmonë më ka çuditur – si mund qielli përmes tyre, të rikrijuar nga duart e bullgares, të mund të marrë një pamje tokësore. Një pjesë nga paja e gjyshes time ishte djegur përpara viteve në oborr, kur ishte shitur një shtëpi në fshat. Kështu që, ajo e cila kishte mbetur nga gjyshja ime tek unë, e përdor për pikturat e mia dhe në këtë mënyrë i dhashë një shans të dytë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD