Kur para pak kohe disa kolegë nga Franc 2 me pyeten çfarë di për livandën menjëherë bëra asociacion me fytyrën e rrojtur të babait që mbante erë livande. Pas kësaj u premtova atyre ndihmë për reportazhin që do të bënin për të në Bullgari. Fakti se Bullgaria është lider botëror në prodhimin e livandës dhe vajit të livandës mori shpejtë ilustrimin e tij.
Ja dhe përgjigjet e realizuesve të tij. Lorraine Gublin dhe operatori Yann mbi temën për livandën bullgare – legjenda dhe mite. “Nuk kisha ide të gatshme, as pritje – pohon Lorraine. – Por nuk mendoja, se fushat me livandë janë aq të shpërndara dhe se duhej të kalonim distanca të mëdha mes tyre.”
Çfarë të bëjmë – Lugina e trëndafiltëve, ku realizuam pjesën dërmuese të xhirimeve, nuk mund të lavdërohet me sipërfaqet e Dobruxhës, ku në distileritë që vizituam, vinin kamionë me bimën e mbledhur. Shumë flitet për diferencën në rendimentin, i cili është proporcionalisht i kundërt me cilësinë e vajit të livandës të përftuar, por përfaqësuesit e kompanisë franceze, e cila hapi para pak kohe një filial të saj pranë qytetit Kazanllëk nuk janë dakord me një mit të tillë.
“Nuk ka vaj livande, i cili të jetë më i mirë se tjetri, me gjithë diferenca në cilësinë – pohojnë ata. – Shpesh herë krijuesit e parfumit kërkojnë substancë, e cila është e pranishme vetëm në vajin eterik bullgar ose turk, ose francez. Prandaj është me rëndësi t’i kemi të gjitha. Çdo një diferencë në cilësinë është në përbërjen e një produkti të caktuar.”
Një gazetar që punon në terren a mund të krijojë përfytyrim për vendin nëpërmjet njerëzve që e kanë bërë livandën profesion të tyre?
“Ishim këtu për tre ditë e gjysmë, kaluam shumë rrugë, por nuk mendoj, se mund të formojmë ide të caktuar për njerëzit. Takuam një grua, e cila ujiste bimët para shtëpisë së saj në fshat. Menjëherë menduam, se ajo është një punëtore agrare, por u bë e qartë, se po studion agronomi jashtë shtetit. Te ndalosh për 5 minuta para shtëpisë së një njeriu nuk është e mjaftueshme që të kuptosh si jeton ai. Takuam shumë njerëz që punojnë jashtë shtetit, por kjo nuk do të thotë se edhe të tjerët janë si ata. Por mund të pohojmë, se në fushën e livandës njerëzit punojnë para së gjithësh për eksport.”
Çasti më mbresëlënës për operatorin janë xhirimet në njërën prej distilerive më të mëdha bullgare – atë në fshatin Zelenikovo, thekson Yann.
“Pamja ishte shumë autentike, ngjante episod nga filmi i Bertoluchit “1900”. Njerëzit punonin si dukur dhe kjo ishte shumë mirë për një reportazh. E njëjta gjë ishte edhe me mbledhjen e livandës, kishte shumë bukuri në të. Këto gjëra janë elemente që i japin çastit bukuri të veçantë. Godinat e vjetra dhe drita gjithashtu.”
Më vështirë ishte të gjendet livanda e çelur. Fushat ngjyrë manushaqe ishin të pakufishme. Por livanda për mbledhjen duhet të jetë e fishkur, ngjyra e saj është e blertë, vetëm aroma nuk mund të gabohet me asgjë tjetër. Vështirësia me e madhe ishte si të rikrijohet kjo aromë. Pyetjes sime si do t’i tregojë motrës së vet për aromën e livandës, Lorraine iu përgjigj:
“Kur hyra në distileri menjëherë më erdhi ndërmend pamja si gjyshja ime nxirrte nga furra tortë me qershi. Kur i afrohesh kazanëve mund të ndjesh jo aromën, por avullimet – fytyra, tërë trupi yt reagojnë ndaj livandës.”
Nuk takuam asnjë njeri i cili të mbante mend alkoolin e livandës, si paraardhësi i kolonjës për rrojë për burrat. Zonjusha në recepsionin e lidhi livandën me aroma-terapinë, kamerierja – me degëzat livande në gardërobën e saj, gjyshja nga sheshi i fshatit – me qeset e vogla me lulet e livandës pranë jastëkut të saj që ndihmojnë për gjumë të mirë. Siç përgjithësoi njeri prej prodhuesve më të mëdhenj të vajit të livandës në Bullgari, Nikollaj Nenkov – livanda “u ndihmon njerëzve për heqjen e tensionit nervor”. Me siguri kjo nuk është legjendë, as mit.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Nominimet për eurokomisioner bullgar u shpallën në sfondin e zëvendësimit të qeverisë së parë provizore të kryeministrit Dimitër Gllavçev me atë të dytë, në sfondin e një krize të thellë partiake në dy nga forcat politike tradicionale në Bullgari -..
Baza Bullgare në Antarktidë u krijua në vitin 1988. Që nga viti 1993 me dekret të presidentit Zhelju Zhelev e mori emrin e Shenjtorit Kliment Ohridski. Që atëherë e deri më sot, në bazën e vendosur në ishullin Livingston, shkencëtarët bullgarë të..
Përjetime të paharrueshme me birrën e freskët, kokteje të birrës alkoolike dhe joalkoolike të zhvilluara posaçërisht, hite të preferuara bullgare dhe të huaja të hip-hop dhe rok, folklor bullgar dhe meze të shijshme premtojnë nga Komuna e qytetit..
Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të..
Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të..
Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen..