Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Funky miracle” – çdo gjë është e mundur!

БНР Новини

Grupi, i cili gërsheton stilet xhaz, fjuzhën, fënk, pop... Tingëllon në mënyrë të njohur, aq më shumë se, “Funky miracle” po kështu janë shtatëshja e shkëlqyer si idhujt e tyre nga “Akaga”. Historia e djemve të rinj fillon nga shkolla muzikore në Sofje, ku ekzekutojnë në big bend nën drejtimin e xhazmenve Mihaill Josifov dhe Vili Stojanov. Sot pjesa më e madhe prej tyre e vazhdojnë arsimin e vet në Akademinë Muzikore dhe në Universitetin e Ri Bullgar dhe gjejnë kohë të paraqiten në festivale si “A to Jazz” dhe “Brazzobrazie”, edicioni i të cilit veror po rrjedh aktualisht në Varna. Shfaqjet nuk janë aktiviteti i vetëm krijues i grupit. Cila është gjëja aktuale rreth tij, si dhe hollësira të tjera interesante, mësojmë nga pianisti Pllamen Dençev:

“Emri i grupit është “Funky miracle”, sepse ndërmarrja jonë e fënkit është me përpjesëtime të gjera. Pëlqejmë të gërshetojmë stile të shumta, sepse secili prej nesh ka shije të ndryshme. Disa prej nesh dëgjojnë më shumë rok dhe blus, kurse të tjerë pop, fënk dhe xhaz. Kështu lindin dhe idetë tona – nga dëgjimi i muzikës së shumtë. Çdo një stil jep diçka unikale, më në veçanti në qoftë se je muzikant, duhet të kesh njohuri të gjera. Na konsiderojnë si fënk bandë, por kombinojmë stile të ndryshme. Kemi 5-6 këngë prej autori, kurse kohët e fundit incizuam dhe video për një prej tyre-“Me njerëzit e mi”. Kënga është një singëll veror, kurse videoja ka një gjendje shumë zbavitëse detare. Dy kompozicionet e tjera prej autori janë më eksperimentale, me tingëllim xhaz dhe fjuzhën. E para prej tyre – “Breath in”, lëshuam përpara rreth një jave bashkë me një video në studio. Tani shpejt do të dalë dhe “You don’t have to go”.Që të dyja këngët tingëllojnë në mënyrë jo komerciale, por shpresoj që t’u pëlqejnë vlerësuesve të muzikës eksperimentale.”

Dhe tani po i vjen radha një sekreti të vogël – bateristi Rado është djali i trombistit të grupit “Akaga” Ivo Kazasov. Dhe këtu sikur ve gisht dhe fati – “Akaga” mblidhen gjatë vitit 1992, kurse “Fënki mirakëll” tamam 20 vjet më vonë. Ky konstatim,i cili  u ka shpëtuar dhe vet muzikantëve e detyron Pllamenin të tregojë, se kolegët e tyre janë mentor të tyre, i zhvillojnë provat e tyre bashkërisht dhe u japin këshilla të vlefshme.

Por kur të presim diskun debutues nga “Funky miracle”?

“Duam të grumbullojmë më shumë material prej autori. Kemi ndërmend të botojmë album, i cili të tregojë atë që bëjmë në skenë, prandaj ai do të përmbajë kryesisht “muzikë të gjallë” – është përgjigja e grupit.

Në qoftë se mendoni se “Funky miracle” është një grup të rinjsh, të cilët vetëm emocionohen nga dëfrimet dhe vajza me një zagar prej bronzi, atëherë ju gënjeheni. Krahas me temat e lirisë, muzikantët emocionohen dhe nga tema shumë më serioze.

“Vokalit tonë Simo i shkon më shumë tekstet në gjuhën angleze – tregon Pllamen Dençev, i cili është autori i dytë i teksteve të grupit. – Kur unë shkruaj gjithmonë më është më lehtë t’i hedh idetë e mia në gjuhën time të lindjes. Na frymëzojnë situata dhe ngjarje të ndryshme nga jeta. Për shembull teksti i “Breath in” është shumë i thellë, prek temën e madhe për kuptimin e jetës. Mesazhi të cilin duam ta transmetojmë me këngën “nuk është e nevojshme të ikësh”, është se njeriu duhet të ndjekë atë, të cilën e ka në zemër. Të shpreh vetveten më tepër nga ana emocionale, sesa në mënyrë pragmatike.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD

"Gjithçka është në rregull"

Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..

botuar më 24-10-29 6.20.PD
Millço Leviev

Koncert kushtuar muzikantit të madh bullgar Millço Leviev

Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..

botuar më 24-10-28 12.30.MD