Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shoqata Bullgare e Speleologëve – e re për nga mosha, por me ide të mëdha

БНР Новини

Rreth speleologëve bullgarë gjithmonë ka risi. Novitetet edhe këtë herë nuk janë pak. Para disa ditësh Aleksej Zhallov u kthye nga ekspedita e radhës speleologjike në Shqipëri, kurse një muaj më herët ai mori pjesë në një studim ndërkombëtar të shpellave artificiale në rrjedhën e lumit Efrat në Turqi. Që prej shumë vitesh ai është zëvendëskryetar i Federatës Bullgare të Speleologjisë, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Speleologjisë, kryetar i Bashkimit Ballkanik të Speleologëve, anëtar i Komisionit për Ruajtjen e Shpellave pranë Federatës Evropiane të Speleologjisë dhe i komisioneve për trajnim dhe bibliografi të Bashkimit Ndërkombëtar të Speleologjisë pranë UNESKO-s. Është autor i 9 librave. Ja se çfarë na tregoi Aleksej Zhallov për Shoqatën e porsakrijuar Bullgare të Speleologëve:

Ekspedita KIZILIN 2015 në Turqi“Kjo është një ide e re. E themeluam më 28 mars të këtij viti. Një grup njerëzish, mjaftë aktivë, vendosëm ta krijojmë një shoqatë kombëtare, e cila të përvijojë një drejtim të ri në studimin e shpellave. Shoqata është bazuar mbi dy parime – anëtarësimi individual i speleologëve dhe anëtarësimi në klubet speleologjike. Tani ende jemi në një moshë të re – vetëm katër muaj. Përpiqemi ta organizojmë veprimtarinë tonë nëpërmjet krijimit të komisioneve dhe organizimit të ekspeditave. Tashmë zhvilluam disa studime në Bullgari, morëm pjesë edhe në disa aktivitete jashtë vendit, si për shembull në një kongres në Romë për shpellat artificiale. Pritet një aksion, i organizuar nga kolegët nga klubi speleologjik “Prista” – Ruse për pastrimin e ishujve në lumin Danub, në të cilin do të përfshihemi, duke gërshetuar të dobishmen me të këndshmen. Afër qytetit Ruse ka rreth dhjetë shpella në bregun e lumit, deri në të cilat do të arrijmë me varka dhe do t’i studiojmë. Kemi planifikuar një studim më 2 gusht, ku do të përpiqemi të ripohojmë nëse vërtetë ka lidhje midis dy shpellave të dislokuara shumë afër njëra me tjetrën. Në qoftë se arrijmë ta bëjmë këtë, atëherë do të formohet një sistem prej 5 kilometrash – diçka e re në sfondin e të dhënave të tanishme për shpellat në Bullgari. Ende nuk jemi mjaftë njerëz, që të mund t’i realizojmë të gjitha idetë tona, por shpresojmë se do të tërheqim gjithnjë e më shumë anëtarë” – na tregoi Aleksej Zhallov.

Dhe kjo nuk është gjithçka. Gjatë muajit shtator gjashtë përfaqësues të shoqatës do të marrin pjesë në një ekspeditë në Iran, kurse në Bullgari janë ftuar 6 speleologë nga Kina. Aktualisht Shoqata Bullgare e Speleologëve është duke përgatitur një Memorandum për Bashkëpunim me muzeun “Toka dhe Njerëzit”. Ideja është që atje të krijohet një bibliotekë kombëtare speleologjike. Jo në vend të fundit anëtarët e Shoqërisë janë duke punuar aktivisht mbi një ligj për shpellat, për të cilin flitet tashmë 10 vjet, por pa rezultat. Mirëpo, derisa të përpunohet një ligj adekuat, shumë shpella bullgare do të vazhdojnë të prishen dhe nuk do të ketë fajtorë për këtë.

Ja se çfarë na tregoi Aleksej Zhallov për iniciativat e speleologëve ballkanikë:

“Aktiviteti kryesor i këtij bashkimi është Tubimi Ballkanik i Speleologëve. Sivjet do të zhvillohet edicioni i tij i dhjetë. Aktualisht atje bëjnë pjesë 9 shtete, tani për tani nuk janë aderuar vetëm Bosnja e Hercegovina dhe Kosova. Me ide të speleologëve grekë është duke u organizuar një grup për studimin e shpellave në Ballkan, të cilat përbëjnë objekte arkeologjike. U përfshinë pothuaj të gjitha vendet ballkanike. Tashmë ka dhe një sajt dhe çdo një vend i veçantë jep informacion. Qëllimi është që të formohet një bazë e konsiderueshme të dhënash për këto objekte. Kur të ketë ngjarje të mëdha speleologjike në vendet e ndryshme ballkanike, organizatorët i ftojnë kolegët e tyre fqinj. Kështu gjatë gushtit dhe shtatorit në Pirin në cirkusin Banski Suhodoll do të ketë një ekspeditë me pjesëmarrjen e speleologëve nga Greqia dhe Serbia. Ndërkaq, disa bullgarë do të vizitojnë ishullin Kretë, ku do të studiohet një prej greminave më të thella atje – rreth 800 metra. Përveç speleologëve bullgarë dhe atyre grekë, do të marrin pjesë edhe speleologë turq.”  

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografitë janë nga arkivi personal i Aleksej Zhallovit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Toka e trëndafilave" - një film për shpresën se ne mund të jemi më të mirë dhe më të hapur ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara

Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara . Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të..

botuar më 24-09-30 7.30.PD

SOS për Kënetën Bojana - a do t'i mbijetojë ekosistemi unik pranë Sofjes bastisjeve të biznesit?

Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë ujore, amfibëve dhe zvarranikëve. Ky fenomen natyror ndodhet në 670 m mbi nivelin e detit midis disa..

botuar më 24-09-29 8.25.PD

Përkthyesja Svilena Georgieva: Mësimi i gjuhëve të huaja na mëson të duam dhe të vlerësojmë bullgarishten tonë

Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..

botuar më 24-09-28 6.25.PD