Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marten Roberto prezanton albumin “Heartbeat”

БНР Новини
Foto: Bulfoto

Njohim Marten Roberto si udhëheqës i spektaklit “reality” “Zëri i Bullgarisë”, zëri i tij tingëllon në eterin e radios FM+. Është një nga DJ-ët më të mirë bullgarë, përveç kësaj ka role edhe në skenën teatrale. Lajmi i fundit për Martetnin është shfaqja e albumit të tij të ri. Në “HeartbeatMarten Roberto bashkëpunon me perkusionistin dhe producentin Nikollaj Danev, i njohur me pjesëmarrjen e tij në grupet Nigh Time dhe Tri O Five. Historinë e “Heartbeat”-it na tregoi vetë Marteni:

“Kam një citat të preferuar – “Muzika është mënyra, në të cilën tingëllojnë ndjenjat”. Në “Heartbeatmund të dëgjoni emocionet tona – të miat dhe të Nikollajit. Ato tingëllojnë në tërë albumin. Punojmë edhe mbi ide të reja që do të bëhen bazat e projekteve të reja. Të dytë jemi miq të mirë tashmë 15 vjet. Shpeshherë punojmë së bashku në biznesin muzikor. Jemi zhvilluar së bashku, kemi dëgjuar shumë muzikë dhe shijet tona muzikore janë identike. Ai është muzikant i mrekullueshëm dhe i jep një nuancë të re pikëpamjes sime mbi tingëllimin.”

Singli i parë është me pjesëmarrjen e këngëtares Rut Koleva. Bellosllava dhe Ljubo Kirov janë pjesë e interpretuesve në albumin “Heartbeat”.

“Derisa punonim mbi versionin demo të këngëve mendonim për vokalet që do të tingëllojnë më mirë në këngët përkatëse. Për këtë track me Nikollaj ishim kategorikë se zëri i Rut Kolevës do të ishte më i përshtatshëm. Kur ajo dëgjoi versionin demo ajo gjithashtu e pëlqeu atë. Pas disa ditësh ajo erdhi në studion tonë, krejt e përgatitur dhe e incizuam këngën vetëm për një orë e gjysme. Kjo është kënga që e përgatitëm më shpejt. Të gjithë këngëtarët janë miq tanë. Ideja ishte që të përdorim zërat e tyre të mira, por t’u japim atyre një tingëllim krejt të ndryshëm. Mendoj se kështu treguam se për muzikantin dhe zërin cilësor stili nuk është me rëndësi. Mund të tingëllojnë mirë në të gjitha stilet – pop, rock etj.






Ja se çfarë na tregoi Marten Roberto për historinë e vet si interpretues: “Gjithmonë jam interesuar për muzikë sipas shembullit të babait tim. Interesi im ndaj muzikës funck dhe grupeve si “Кool & the ganglindi akoma në vitet e 90-të të shekullit të kaluar. Hip-hopi gjithashtu ka një ndikim të konsiderueshëm mbi formimin tim si muzikant. Më parë merresha me sport, por në moshën 13 vjeçare ndryshova koncepcionin. Pak nga pak muzika dhe bota e muzikës u bë kuptimi i jetës sime. Kjo dashuri ishte vendimtare për zgjedhjen time profesionale – gazetaria muzikore është diçka më se profesion. Mendoj se radioja është platforma më e përshtatshme për prezantimin e muzikës së re. Të dish më shumë është pasuria më e madhe në këtë jetë. Le të jemi më kureshtarë dhe të interesohemi për gjërat në botë, jo vetëm për ata që ndodhin në rajonin tonë. Më pëlqen t’u tregoj njerëzve projekte të pazakonshme, sepse muzika sjell humor dhe ngarkesë të jashtëzakonshme emocionale. Sa më e ndryshme është muzika, aq më të ndryshme janë ndjenjat brenda saj.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Orkestra Popullore e BNR mbyll sezonin me një produksion të ri dhe solistë të ndritur

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Dimitër Hristov mbyll sezonin sonte /20 qershor/ me një koncert në të cilin do të tingëllojnë vetëm titujt premierë. Programi përfshin 17 pjesë të reja dhe aranzhime..

botuar më 24-06-20 6.15.PD

Ljubo Kirov fillon verën me një këngë dhe album të ri - "Zemra e re"

Ljubo Kirov është ndër yjet e muzikës bullgare që kanë mbushur sallat më të mëdha gjatë viteve të fundit. Çdo këngë e tij e re emocionon publikun, i cili ka një arsye të re gëzimi – tashmë është gati albumi i ri i këngëtarit, “Zemra e re”. Në..

botuar më 24-06-19 1.25.MD
Foto: Shkolla Korale Shpirtërore pranë tempullit

Në Sofje nis Festivali i parë i Muzikës Shpirtërore Korale

Në ditët para festës së madhe të krishterë të Rrëshajave, tempulli "Shën Sofja - Urtësia e Zotit" pret edicionin e parë të Festivalit të Muzikës Shpirtërore Korale "Trisvjatuju pesn" ("Трисвятую песнь") nga 19 deri më 23 qershor. Organizatorë janë..

botuar më 24-06-19 6.10.PD