Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tubimi Rozhen – takime me publikun dhe me pjesëmarrësit

БНР Новини

Pas një ndërprerjeje nëntëvjeçare tubimi në Rozhen mblodhi më se 8 mijë interpretues, 315 grupe të këndimit dhe 25 ansamble folklorike. Prapa kësaj statistike të thatë qëndrojnë përgatitjet, udhëtimet dhe emocionet e të gjithë pjesëmarrësve. Doemos edhe brohoritjet e më se 350 mijë spektatorëve. Pjesa dërmuese prej tyre ishin bullgarë, pavarësisht se dëgjohej edhe greqishten, rumanishten, anglishten, frëngjishten, rusishten. Kjo veprimtari kaloi një rrugë të gjatë që nga takimet tradicionale të fisit u kushtuara vendeve të shenjta deri në “Tubimin e krijimtarisë popullore dhe të blegtorisë”. Kemi ndërmend t’ju tregojmë një pjesë prej kësaj historia, t’ju prezantojmë përfaqësues të publikut dhe të pjesëmarrësve.

Rajna Mareva është drejtoreshë e Muzeut Rajonal Historik në qytetin Smoljan. Lidhur me Tubimin në Rozhen ajo tregon: “Ky është një vend emblematik për Rodopet dhe për mbarë Gadishullin Ballkanik. Lëndinat e Rozhenit shtrihen në një territor përafërsisht prej 110 hektarësh. Në shekullin XIX këtu u formuan disa vende të kultit, që frekuentoheshin ditët e kremteve kishtare. Vitin 1898 prifti Angell Inxhov, i cili mbeti në historinë si njeri prej themeluesve të Tubimit të Rozhenit, u bëri propozim bashkëfshatarëve të mblidhen çdo vit Ditën e Shën Pantalejmonit. Ekzistojnë të dhëna, se në vitin 1904 shumë njerëz erdhën në Tubimin në Rozhen. Një fillim i ri i Tubimit u vu në vitin 1961, kur u organizua një festival rajonal i tërë krahinës folklorike të Rodopeve. Sot nuk do të jetë e tepruar të themi, se Tubimi përbën një veprimtari të madhe me përmasë kombëtare.”

Veselina Babaxhankova është pjesëmarrëse shumëvjeçare. Sot është drejtuese e programeve zyrtare. Për Tubimin Rozhen ajo tregon: “Personalisht unë jam nga Rodopet, prandaj këtu jam te rrënjët. Për mua Tubimi është një kujtim nga fëmijëria. Gjyshet dhe gjyshërit tanë mblidheshin dhe së bashku me karroca të mëdha vinim në Rozhen. Për herë të parë këtu dëgjova aq shumë këngëtarë dhe aq shumë gajde. Për mua ky Tubim është krenaria e malit tim.”

“Unë e njoh traditat e Bullgarisë” – rrëfen një vajzë dhjetëvjeçare, e cila me prindërit jeton në Madrid. Aty ajo bashkë me të atin interpreton këngë popullore bullgare. Në Spanjë ajo frekuenton shkollën bullgare, që të mësojë gjuhën dhe historinë e mëmëdheut. Bashkë me familjet në Rozhen kishin ardhur shumë bashkatdhetarë tanë me banim jashtë shtetit. Kishte miq nga vende të ndryshme. Njeri prej tyre është Djord Shtuber, i cili pëlqen ekzekutimet e gajdes bullgare. Para kohe ai bleu një disk me muzikë popullore nga krahina e Rodopeve. Kështu ai u pasionua pas folklorit bullgar. Vet ai kujton:

“Mbeta i mahnitur nga muzika, të cilën e dëgjova. Deri tani të paktën 20 herë kam ardhur në malin Rodopa. Kam vizituar shumë vendbanime aty duke kërkuar dhe duke regjistruar këngë popullore. Mësova t’i bie gajdes. Tashmë kam shumë miq në Bullgari. Kam një teori të mi të prejardhjes së përbashkët të traditës muzikore hungareze, rodope dhe çuvashe. Mendoj, se kanë rrënje të përbashkëta.”

СнимкаNë Rozhen kishin ardhur shumë adhurues të muzikës popullore bullgare. Svetosllavi është nga Sofja. Ai ka mbaruar Akademinë Kombëtare të Arteve Teatrore dhe të Filmave:

“Gjeta informacion për Tubimin në Fejsbuk. Këtu prezantojnë muzikë dhe valle nga të gjitha krahinat folklorike, ndërkaq falas. Mezi këtu zbulova, se nuk mund të luaj asnjë valle popullore bullgare. Prandaj vendosa, se kur do të kthehem në Sofje do të regjistrohem në ndonjë klub të valleve popullore.”

Pllamena është studente në qytetin Pllovdiv: “Mendoj, se të rinjtë nuk e njohin kulturën tradicionale dhe folklorin, të cilët na lidhin me stërgjyshërit tanë. Erdha këtu, që të zhytem në traditat autentike. Në radio kemi mundësi të dëgjojmë këngët më të reja bullgare dhe të huaja, por rrallë herë dëgjohet folklori autentik. Mirëpo, ai mban në vet vete një kënaqësi dhe një gëzim.”

Ajledin Aliev është nga Sevlievo, por punon si valltar në një klub në qytetin Pllovdiv: “Erdha, që t’i kënaqem folklorit bullgar. Ai na bënë që të jemi të lumtur. Mendoj, se folklori duhet të mbetet i paprekur, që të ruhet origjinaliteti. Nuk është e rastit, që në botë respektohet më tepër folklori autentik.”

Ivani është nga qyteti bregdetar Burgas, ku punon si mekanik i anijeve: “Isha në Londër dhe aty lexova se tubimi rimëkëmbet. U organizuam me miqtë dhe erdhëm. Personalisht unë e respektoj shumë folklorin bullgar. Mendoj, se vallet tona janë një krijesë e përkryer.”

Ivan, Ajledin, Pllamena dhe SvetosllavTubimi Rozhen ka karakter konkurrues. Pjesëmarrësit disponuan katër skena, në të cilat kishin mundësi të prezantojnë krijimtarinë e tyre. Në juri kishte krijues të njohur në fushën e artit tradicional. Krahas dallimeve të dorëzuara nga organizatorët, kishte edhe dy çmime të caktuara nga Daniell Pisho – themelues i Shoqatës “Solidaritet Franca – Bullgaria”. Ato dy çmime i morën gajdexhiu më i moshuar dhe ai më i ri – 86-vjeçari Ilija Kadiev dhe ansambli “100 kaba gajde” dhe 5-vjeçari Kostadin Margaritov.

“Transmetimi i traditës brez pas brezi është me rëndësi të madhe – është i bindur zoti Pisho. – Dhe kjo lidhje duhet të mbrohet dhe të forcohet. Kaba gajdet janë simboli i malit Rodopa dhe janë një nga thesaret e vendit. Traditat folklorike gjithashtu janë ndër pasuritë e Bullgarisë dhe prandaj duhet të ruhen dhe të zhvillohen. Është me rëndësi, që edhe popujt e tjerë evropianë të njihen me to, sepse traditat përmbajnë vlera njerëzore.”

СнимкаPërgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Allbena Bezovska, BGNES dhe BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" po viziton Burgasin

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..

botuar më 24-07-03 6.10.PD
Foto: Shoqata e Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit

Ansamblet folklorike bullgare jashtë vendit janë bërthama e komunikimit social dhe kulturor

Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..

botuar më 24-06-30 8.05.PD

Ditën e Enjos, barishtet dhe uji fitojnë fuqi magjike

Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..

botuar më 24-06-24 6.30.PD