Gjetja e punës së përshtatshme është një sfidë e madhe për njerëzit me të meta. Akoma më e vështirë është ajo për të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale. Ata jetojnë në izolim me të drejta të shkelura njerëzore. Një prej të drejtave themelore është e drejta e punës. Akoma për këta njerëz mendohet se ata nuk mund të jetojnë normalisht dhe nuk mund të jenë të dobishëm për shoqërinë. Shumë janë organizatat, të cilat kuptojnë sa e rëndësishme është për ta që të gjejnë një punë të përshtatshme, por ende edhe punëdhënësit, edhe vetë njerëzit me të meta duhet të përballojnë vështirësi të mëdha. Fondacioni “Bota e Marisë” u krijua në vitin 2012 nga familja e një gruaje të re me kufizime intelektuale. Misioni i saj është përmirësimi i cilësisë së jetesës së këtyre njerëzve dhe të familjeve të tyre. Ajo përpiqet ta ndihmojë realizimin e tyre personal ndërmjet sigurimit të aksesit tek shërbime cilësore, arsim i përshtatshëm dhe vende të mira pune. Në qendrën “Botat” të fondacionit ofrohet kujdes për njerëzit me të meta me aktivitete të ndryshme dhe punë. Atje mund të arsimohen njerëz në moshë 18-35 vjeç. Në qendër ndodhet gjithashtu “kafeneja e parë e mbrojtur” në Sofje, ku mund t’i provoni ëmbëlsirat dhe biskotat e kripura të gatuara nga njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale. Ofrohet gjithashtu kafe aromatike dhe lëng i freskët i shtrydhur. Më shumë për veprimtarinë e qendrës “Botat” na tregoi udhëheqësja e saj Sonja Spasova:
“Shënuam ditëlindjen tonë të dytë me një ditë të dyerve të hapura. Erdhën shumë mysafirë. Në një konferencë shtypi treguam për arritjet e dy klienteve tona – Violeta dhe Nadezhda, të cilat tashmë punojnë me ne me kontrata pune. Historitë e tyre tregojnë se edhe njerëzit me të meta, edhe punëdhënësit mund të kenë dobi në një situatë të tillë. Hapëm dhe një ekspozitë me titull “Së bashku në park – le ta vizatojmë ëndrrën” të fotografit Georgi Bozhkov. Në ekspozitë prezantohen takimet e klientëve tanë me artin në aktivitetet e organizuara në Parkun Jugor të kryeqytetit. Aktivitetet tona artistike financohen në kuadrin e programit “Evropa” të Bashkisë së Sofjes.”
Profesionalistët e qendrës “Botat” zbatojnë përvojën në fushën e shërbimeve sociale të shteteve si Britania e Madhe , Holanda, SHBA. Këtu njerëzit e rinj përvetësojnë aftësi të ndryshme – komunikim me të tjerët, higjienë personale, orientim në kohë etj. Këtu ata kanë mundësi të punojnë – gatuajnë, përdorin makinë rrobalarëse, përpunojnë qiri aromatike apo sapunë. Pyetëm Sonjën a shoqëria bullgare është përgatitur për komunikim dhe punë me këta njerëz? Ja se çfarë na përgjigj ajo:
“Dua të nënvizoj se këta njerëz nuk janë të sëmurë, ata janë një pjesë e barabartë dhe me vlerë të plotë e shoqërisë. Ne vetë duhet t’i pranojmë dhe t’u lejojmë atyre të tregojnë aftësitë që i zotërojnë. Shumë njerëz me të meta intelektuale janë pozitivë dhe të mirë, kanë ëndrra dhe dëshira dhe vetëm kanë nevojë t’i ndihmojmë.”
Iva Mlladenova është 26 vjeçare dhe rregullisht frekuenton qendrën “Botat” :
„Më pëlqen shumë këtu, sepse mësoj gjëra të dobishme. Ne nuk jemi të ndryshëm dhe dëshirojmë që të tjerët të fillojnë të na pranojnë si njerëz të zakonshëm” – komentoj me buzë në gaz Iva.
Ekipi i qendrës “Botat” çdo ditë provon se jeta e të rinjve me aftësi të kufizuara intelektuale mund të përmirësohet shumë me arsim të përshtatshëm, tregon si ata mund të bëhen “të dukshëm” për shoqërinë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: Fondacioni “Bota e Marisë” dhe Bllagorodna Georgieva
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..