Vera e vitit 1994 mbahet mend me Kampionatin Botëror të Futbollit në SHBA-në. Bullgaria merrte pjesë herën e gjashtë në finale botërore. Dhe kjo pasi 9 muaj para kësaj më 17 nëntor të vitit 1993 në stadiumin e Parisit “Park de Prens” vendosej kush, Franca ose Bullgaria, do të klasifikohen për Botërorin e vitit 1994. Ndeshja pothuajse përfundonte me rezultatin baras 1 me 1, i cili e radhitej Francën, por tekstualisht në çastin e fundit Emill Kostadinovi shënoi golin fitimtar në portën e Bernar Llamës. Kështu Bullgaria u klasifikua për Kampionatin Botëror të Futbollit në SHBA-në. Pikërisht atëherë në Televizionin Kombëtar Bullgar komentuesi sportiv Nikollaj Kolev – Miçmana shprehu frazën e paharruar e deri më sot “Zoti është bullgar”.
Historia e mëpasshme tingëllon pothuajse si një përrallë. Skuadra përfaqësive e Bullgarisë në vitin 1994 regjistroi arritjen më të madhe të futbollit bullgar, duke u klasifikuar për gjysmëfinalet e Botërorit. Shorti e caktoi Bullgarinë në një grup bashkë me Greqinë, Nigerinë dhe Argjentinën. Pas ndeshjeve në këtë grup skuadra përfaqësive bullgare mbeti e dyta. Në tetë finalet ajo mundi skuadrën e Meksikës me rezultat 4 me 2 pas penaltive, sepse pas kohës së rregullt dhe zgjatjeve, ndeshja përfundoi me rezultatin e baras 1 me 1. Në çerekfinalet Bullgaria luajti kundër kampiones botërore, Gjermanisë. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e bardhë 0 me 0. Pjesa e dytë filloi me një gol të Lotar Mateusit nga penaltia. Kjo sikur iu dha kurajë bullgarëve dhe vetëm për 3 minuta – në 75-tën dhe në 78-tën Hristo Stoiçkovi dhe Jordan Leçkovi shënuan dy gola. Kështu rezultati u bë 2 me 1 për bullgarët. Në gjysmëfinalen kundër Italisë Bullgaria luante jo aq mirë gjatë pjesës së parë dhe kështu futbollisti italian Roberto Baxho shënoi 2 gola. Pak para pushimit Hristo Stoiçkovi shënoi një gol nga penaltia. Gjatë gjysmës së dytë futbollistët e skuadrës përfaqësive bullgare ishin tepër të motivuar, por italianët iu kundërshtuan me sukses. Në minutën e 70-të në fushën e penaltive të Italisë Alesandro Kostakurta e preku topin me dorë, por arbitri francez Kinju nuk gjykoi penalti. Në fund të fundit ndeshja përfundoi me humbje të Bullgarisë me 1 me 2. Në ndeshjen për vendin e tretë Bullgaria humbi nga Suedia me 0 me 4 dhe u radhit në vendin e katërt të klasifikimit të fundit.
Medoemos mbetën disa dyshime edhe 20 vite më vonë, të cilët mjeshtri i golave të Botërorit të vitit 1994 Hristo Stoiçkov para kohe i komentoi publikisht. Sipas tij vet FIFA nuk lejoi që skuadra bullgare të luante në finalet e Kampionatit Botëror të vitit 1994 në SHBA-në. Dhe se veprimet e arbitrit skandaloz Zhoel Kinju, i cili qëllimisht nuk shënoi dy penalti në favor të skuadrës bullgare në ndeshjen me Italinë, iu referoheshin këshillave të sëllisë së FIFA-së. Dhe më konkretisht të presidentit të atëhershëm Zhoao Havellanzh, ish shefit të futbollit brazilian Rikardo Tejshejra dhe Sep Bllaterit. “Ata janë njerëzit, të cilët nuk na lejuan të luajmë në finalet kundër Brazilit”, rrëfeu Hristo Stoiçkovi në një intervistë për rrjetin televiziv brazilian “Gllobo”. Futbollisti bullgar i arsyetoi veprimet e FIFA-së ashtu, se një final midis Brazilit dhe Bullgarisë nuk do të provokonte interesin e tifozëve, siç një final midis Brazilit dhe Italisë, skuadrat e të cilëve nuk ishin rivalizuar për titullin botëror që prej 24 vitesh. Vallë, a është ashtu vetëm Zoti e di dhe ata të tre.
Sidoqoftë kjo ishte vera e triumfit bullgar, i cili e nxori njerëzit nëpër rrugët e qyteteve dhe fshatrave. Kjo ishte vera, e cila e bashkoi njerëzit, përderisa zgjatej euforia. Ja si u pritën futbollistët bullgarë:
“Mirë se keni ardhur në Bullgari, të nderuar futbollistë. Populli bullgar, bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit, fqinjët tanë ju falënderojnë për gjithçka që bëni gjatë 30 ditëve të fundit. Ju e bëni për Bullgarinë aq shumë, se sa nuk arritën të bëjnë diplomatët dhe politikanët gjatë këtij shekulli.”
Edhe kryetari i atëhershëm i bashkisë së Sofjes Aleksandër Jançulev e përgëzoi futbollistët:
“Bullgarë të ndershëm, ju falënderojmë për gëzimin, që na sollët duke e radhitur Bullgarinë forcën e katërt futbolliste në botë. Të nderuar futbollistë, për më pak se sa një muaj ju na rikthyet sedrën dhe krenarinë e bullgarëve. Tërë bota filloi të flitet me respekt për Bullgarinë dhe për kryeqytetin e saj. Prandaj me bazë Këshilli i Bashkisë së Sofjes njëzëri vendosi dhe ju shpall qytetarë nderi të Sofjes, gjë me të cilën ju shkruat regjistruat emrat tuaja në librin e artë të kryeqytetit. Duke ju dorëzuar shenjen nderi të Sofjes ne shprehin respektin tonë ndaj veprës suaj si qytetar të ndershëm.”
Le të kujtojmë cilat ishin futbollistët, të cilët e radhitën Bullgarinë në vendin e katërt në Botërorin e futbollit 1994: Borisllav Mihajllov – portier, Emill Kremenliev – mbrojtës, Trifon Ivanov – mbrojtës, Canko Cvetanov – mbrojtës, Petër Hubçev – mbrojtës, Ilijan Kirjakov – mbrojtës, Nikollaj Iliev – mbrojtës, Zllatrko Jankov – gjysmëmbrojtës, Krasimir Ballëkov – gjysmëmbrojtës, Jordan Leçkov – gjysmëmbrojtës, Emill Kostadinov – krahu i djathtë, Hristo Stoiçkov – krahu i majtë, Daniell Borimirov – hallf, Ivajllo Jordanov – sulmues dhe half, Nasko Sirakov – sulmues, Bonço Gençev – sulmues, Petër Mihtarski – sulmues, Ivajllo Andonov – sulmues, Vellko Jotov – sulmues, Petër Aleksandrov – sulmues. Trajner i skuadrës përfaqësive ishte Dimitër Penev.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 23 shtator të vitit 1987 para Monumentit të Lirisë në Ruse zhvillohet ceremonia e lidhjes së shamive të kuqe pionierëve. Në të njëjtën kohë nga qyteti rumun Gjurgevo në drejtim të qytetit Ruse për herë të radhës lëvizej një re me erën mbytëse të..
Viti ishte 1986. Pas një periudhe trevjeçare të xhirimit dhe pas shumë peripecive Televizioni Kombëtar Bullgar filloi të shfaqë filmin me seri “Vasko da Gama nga fshati Rupça. Regjisori Dimitrë Petrov lavdërohej si një mjeshtër i madh në punën me..
Viti 1885 u kurorëzua me një nga ngjarjet më të shënuara në historinë bullgare – Bashkimin e Bullgarisë Veriore me të Jugore. Ky akt u bë i mundshëm 7 vjet pas Çlirimit të vendit nga zgjedha turke. Më 3 mars të vitit 1878 me nënshkrimin e Traktatit..