Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kuajt afër kufirit bullgaro-grek i tërheqin turistët te ne

БНР Новини

Dekada me radhë fshati Kirkovo, si vendbanimet e tjera kufitare në Rodopet Lindore, sikurse ishte harruar në fund të Bullgarisë. Por pas hapjes së pikëkalimit kufitar Makaza-Nimfea para dy vitesh, situata ndryshoi rrënjësisht. Tani përmes fshatit kalon rruga e re, e cila na çon drejtpërsëdrejti në vendpushimet greke, kurse Kirkovo ndodhet mu në këtë rrugë. Kështu fshati i dikurshëm i braktisur u shndërrua në një vendbanim të gjallëruar. Çdo ditë qindra automjete ndalojnë këtu. Njerëzit duan të çlodhen pak këtu para se të nisen për Detin Mesdhe, të blejnë diçka për të ngrënë, të mbushin veturën me lëndë djegëse. Nga ana tjetër grekët vijnë këtu, që të bëjnë pazar dhe të pushojnë në lokalet vendase. Disa prej tyre mbeten për një kohë më të gjatë, ka madje të tillë, të cilët heqin dorë nga vendpushimet greke dhe mbeten në Kirkovo deri në fund të pushimeve.

СнимкаNë Kirkovo nuk ka monumente madhështore. Fshati, i cili ndodhet rreth 10 kilometra larg pikës së kalimit kufitar, nuk ka plazh detar, por ka lumë. Fshati nuk ndodhet buzë kodrave malore, të ndara nga pistat e skive. Përkundrazi, ai është zhytur ndër kodrat e ulëta të Rodopeve Lindore – një territor ende i panjohur për turistët. Fshati nuk disponon komplekse elitare të tipit all inclusive, saune dhe pishina, por ka disa hotele familjare, të cilat ofrojnë mundësi për turizëm fshatar. Atraksioni më i madh i fshatit është baza e hipizmit. Që ta praktikojnë këtë sport nëpër kodrat e Rodopeve, në rajon mbërrijnë jo vetëm bullgarë, por edhe turistë nga Greqia fqinje, ku hipizmi është shumë i shtrenjtë.

Снимка“Aktualisht disponojmë 12 kuaj, si dhe një manezh për ta praktikuar kalërimin në të hapur, por kemi plane për ta zgjeruar veprimtarinë tonë. Për këtë qëllim do të kandidojmë për financim në kuadrin e programit evropian” – thotë Vlladimir Ivanov – pronari i bazës dhe prind krenar i katër fëmijëve. Ai na shpjegoi gjithashtu se shpreson shumë tek instruktori i tyre i hipizmit, i cili ka disa certifikata të ndryshme ndërkombëtare dhe punon shkëlqyeshëm. Ka nevojë për të paktën 2 vjet për trajnimin e kuajve, kështu qe të mund të zbatojnë komanda të ndryshme. Është me rëndësi të madhe edhe natyra e kalit. “Përpiqemi që ata të jenë me temperament të butë, që të mos ketë situata të paparashikuara” – shton bashkëfolësi ynë.

СнимкаPor jo vetëm kuajt e bukur dhe hotelet e mira vendase i tërheqin këtu turistët. Del se ky kënd i largët malor i ka pasuritë e veta të fshehta. Disa prej tyre janë përfshirë në një seri itineraresh për hipizëm.

Снимка“Aktualisht kemi 14 itinerare të organizuara, i restaurojmë mullinjtë, i forcojmë urët e vjetra të kohës romake, kushte qe kuajt të kenë akses te të gjitha këto kuriozitete – thotë Vlladimir Ivanov. – Rajoni ynë disponon pasuri të ndryshme natyrore. Kemi një ciceron, i cili i shoqëron kalorësit dhe i njeh me atraksionet vendase. Organizojmë shëtitje më të ndryshme në fshat, disponojmë automjete për ata turistë, të cilët duan të shëtitin, por nuk dëshirojnë të ngasin kalin.”

СнимкаPërveç bullgarëve dhe grekëve, që të merren me hipizëm në malet bullgare, në Kirkovo mbërrijnë gjithashtu rumunë, serbë dhe madje amerikanë. Ja akoma hollësi për atraksionet turistike, të cilat i tërheqin vizituesit e rajonit:

“Natyra në Kirkovo është unikale, ajri – gjithashtu. Kemi kuriozitete natyrore, formime shkëmbore etj – thotë bashkëbiseduesi ynë. – Këtu mund të shihet jeta autentike e njerëzve nga përpara 200 vitesh. Për shembull mund të shihet se si dikur në katin e parë kanë jetuar kafshët, kurse në atë të dytë – njerëzit. Këto vendbanime të vjetra tashmë flenë gjumë, tashmë askush nuk banon atje, por ato fshijnë një magji të pashpjegueshme. Në pjesën e tij më të lartë mali paraqet panorama unikale rreth 100 km në largësi. Bashke me kuzhinën vendase dhe produktet e pastra ekologjike, rajoni tërheq gjithnjë e më shumë vizitues bullgarë e të huaj në fshat.”

СнимкаPërgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografitë janë ofruar nga Baza e Kuajve “Lina”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vendpushimi Albena festoi 55 vjetorin e tij

Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..

botuar më 24-08-26 11.56.PD

Insistojnë që Bazilika Episkopale e Filipopolit të hyjë në listën e UNESCO-s

Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..

botuar më 24-08-22 10.19.PD

Udhëtimet falas të Open Vratsa, të cilat shpalosin bukurinë e Vracës dhe Ballkanit të Vracës

Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..

botuar më 24-08-14 7.45.PD