Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nxitja e investimeve në nivel lokal është prioritet për kryeqytetin bullgar

Foto: arkiv

Bashkia e Kryeqytetit do të inkurajojë investimet dhe do të ndihmojë biznesin e vogël dhe të mesëm nëpërmjet hapjes së një agjencie të specializuar. Pritet që ajo të krijohet deri në mesin e vitit të ardhshëm, ndërsa qëllimi është që kompanitë me synime për investime në Sofje të marrin nga një vend tërë informacionin që i intereson. Shërbimet kryesore që do të ofrojë agjencia janë veprimtari të ndryshme konsulente, si dhe dhënie e certifikatës për investime me rëndësi vendase të “klasës B”.

Sipas përfaqësuesve të biznesit vendas në Sofje prej kohe ekziston nevoja për inkurajimin e investimeve. Në raportin e fundit të Fondacionit Bloomberg Sofja është vlerësuar si qyteti evropian i cili për një periudhë prej 10 vjetësh (nga viti 2003 deri në vitin 2013) ka rritje më të shpejtë të PBB për frymë të popullsisë. Përveç kësaj, sipas të dhënave të Bashkisë, Sofja ka papunësinë më të vogël ndër qytetet e tjera bullgare – 3% për janarin e këtij viti në sfondin e nivelit mesatar për vendin prej 11,1%.

“Parashikojmë të mos bëjmë strukturë të re administrative, por të përdorim strukturën që ekziston prej afro 20 vjetësh – Agjencia e Privatizimit dhe Kontrollit pas Privatizimit, veprimtaria e së cilës për arsye të kuptueshme ka rënë gjatë viteve të fundit – thotë Vanja Çillova, e cila do të kryesojë dikasterin e ri të specializuar. – Qëllimi ynë kryesor është të tërheqim investime nga jashtë, por edhe të prezantojmë Sofjen si një destinacion atraktiv. Ideja për një agjencie të tillë ekziston prej 4 vjetësh. Realizuam një vizitë shumë të suksesshme në Gjermani, ku pamë se shumica e bashkive kanë agjenci të tilla të ngjashme për investime dhe bashkëpunim ekonomik. Dëshirojmë të bëjmë një gjë të tillë edhe për Sofjen. Qëllimi është jo të rritim tatimet, por të synojmë të sigurojmë më shumë investime në qytetin tonë. Deri tani asnjë bashki në vendin tonë nuk ka përfituar nga mundësia e ofruar nga Ligji për nxitjen e investimeve. Shpresoj, se shumë shpejtë Sofja do të fillojë të lëshojë certifikatë investitorëve me rëndësi lokale. Në ligj është parashkruar shuma, të cilën investitori duhet të investojë për ta marrë certifikatën përkatëse. Ajo duhet të jetë së paku 1 mln euro. Po përgatitim rregullore ku do të caktojmë sa vende të punës duhet të krijojë investitori në qytetin tonë dhe sa vite duhet ti mirëmbajë për të marrë certifikatën si investitor i Sofjes.”

Parashikohet ndërtimi i një zyre që do të ofrojë shërbimet e agjencisë. Vendi i saj do të jetë në vetë qendrën e kryeqytetit, pranë Universitetit të Sofjes. “Duhet të bëjmë çmos për tërheqjen e investimeve të huaja në Bullgari, për kthimin e besimit të investitorëve të huaj, për të krijuar më shumë vende të punës – është kategorike Vanja Çillova. – Do të fillojmë punë pas 25 tetorit të këtij viti, atëherë do të kemi Këshillin e ri Bashkiak. Kemi në plan të ftojmë specialistë nga Agjencia Bullgare e Investimeve, ata kanë përvojë të madhe me investitorët e mëdhenj, pas kësaj brenda një-dy muajve do të ristrukturohet Agjencia e Privatizimit në kryeqytet. Do të lëshojmë certifikata për investitorë. Do të ftohen biznes asociacione të japin mendimin e tyre dhe sipas vlerësimit të tyre do të specifikohen kriteret për lëshimin e biznes-certifikatave përkatëse.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rreth 1/6 e popullsisë bullgare nuk mund të përballojë as edhe një javë pushim

Afro 1 milion njerëz në Bullgari nuk mund të përballojnë as edhe një javë pushim. Të dhënat janë nga një analizë e Institutit Sindikal Evropian pranë Konfederatës Evropiane të Sindikatave dhe u prezantuan nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në..

botuar më 24-07-30 4.01.MD

Borxhi i ulët, synimi për futjen e euros dhe anëtarësimi në BE janë faktorët pozitivë në vlerësimin e Moody's për Bullgarinë

Moody's pret që Bullgaria të hyjë në Eurozonë jo më vonë se fillimi i vitit 2026. Sipas agjencisë së vlerësimit, rritja e ekonomisë bullgare në vitin 2024 do të jetë 2.9%. Kriza e vazhdueshme politike e brendshme dhe mundësia e zgjedhjeve të reja..

botuar më 24-07-30 11.19.PD

Bullgarët mbajnë në banka mbi 75 miliardë euro, po rriten edhe paratë nga emigracioni

Depozitat në banka për tremujorin e parë të vitit 2024 arritën shifrën rekord prej 75.4 miliardë euro (150 miliardë leva). Nga janari në mars, depozitat u rritën me 1.35 miliardë euro (2.7 miliardë leva) ose me 1.8%. Rritja është kryesisht për shkak..

botuar më 24-07-25 10.46.PD