Afër fshatit Banja, në rajonin e qytetit Panagjurishte (Bullgari Qendrore), në një krahinë të bukur malore, sivjet filluan studimet e një kalaje të vjetër. Ajo quhet “Bansko kale” (d.m.th. kalaja e banjës) për shkak të burimeve minerale termale që gjithmonë kanë qenë përdorur nga vendasit. Banja ia ka dhënë emrin vendbanimit. Deri tani kalaja nuk është studiuar. Organizimi i gërmimeve arkeologjike u bë i mundshëm pasi bashkia Panagjurishte fitoi një projekt për socializmin e kalasë. Ja se çfarë tregoi për Radio Bullgarinë docenti doktor Valeri Grigorov, udhëheqës i studimeve arkeologjike, të cilat sapo përfunduan.
"Kjo kala është interesante sepse është pjesë e një sistemi të gjerë të fortifikatave që ndodhen në distancë 5-6 kilometra nga njëra-tjetra. Për ne është me rëndësi që të kuptojmë cilat kala kanë funksionuar së bashku dhe se si janë bashkëvepruar. Në këtë lidhje gjatë viteve të fundit studiojmë hollësisht dy prej tyre. E para është kalaja Krasen që ka qenë qyteti më i madh mesjetar në rajon me dy fortesa, periferi, disa varreza dhe kisha. E dyta është një kala me dy kulla vëzhgimi dhe disa kisha. Pas disa sezoneve të forta arkeologjike ndërpremë gërmimet e dy kalave për të bërë punime konservimi të rrënojave të zbuluara.”
Siç komentoi docenti Grigorov konservimi është me rëndësi të madhe dhe ai duhet të bëhet së bashku me gërmimet arkeologjike. Për këtë arsye pas secilit sezon arkeologjik investojnë para dhe kohë në këtë veprimtari.Çfarë janë rezultatet e stinës së parë arkeologjike në Kalanë e Banjës?
“Provuam se kalaja është përdorur në dy periudha historike. Janë dokumentuar dhe dy djegie. Besojmë se njëra ka zhvilluar në periudhën e shekujve V-VI gjatë kohës së sulmeve të shumta të hunëve, avarëve dhe sllavëve. E dyta supozohet se është bërë në periudhën e shekujve XII-XIV dhe ndoshta bëhet fjalë për Kryqëzatën e tretë të vitit 1189 ose për ofensivën e mbretit bullgar Kallojan në Traki një vit më vonë. Tani për tani nuk mund t’i datojmë saktësisht ngjarjet sepse nuk kemi dëshmi arkeologjike. Jemi në fillimin e studimit të objektit. Një nga artefaktet interesante që i gjetëm është nga shtresa e dytë e djegur. Bëhet fjalë për një shigjetë të rëndë për hark. Shigjeta të tilla takohen rrallë në objektet arkeologjike. Ato ishin përdorur nga kryqëzatësit dhe dëshmojnë për praninë e kryqëzatësve në këtë moment dramatik të historisë së kështjellës. Interesi ndaj Kalasë së Banjës tashmë është i madh. Akoma gjatë kohës së gërmimeve arkeologjike dhe të konservimit fluksi i turistëve u rrit. Për këtë arsye jemi detyruar ta mirëmbajmë kështjellën kështu që të duket mirë dhe në të njëjtën kohë rrënojat të jenë të mbrojtura. Menjëherë pas përfundimit të punimeve arkeologjike vendosëm disa tabela informative, të cilat tregojnë për rezultatet e punës sonë.”
Arkeologët organizuan dhe një leksion publik, në të cilin ishin të pranishëm shumë qytetarë. Interesi i njerëzve ishte lidhur jo vetëm me rezultatet e punës së arkeologëve, por edhe me këtë se si në të ardhmen kalaja do të studiohet dhe do të mirëmbahet.
"Për mua është shumë i gëzueshëm fakti se sot shoqëria është më e pjekur dhe aktivisht merr pjesë në diskutimet e lidhura me trashëgiminë tonë kulturore dhe arkeologjike dhe me mbrojtjen e saj – nënvizoi zoti Grigorov. – Njerëzit tashmë janë më të kujdesshëm ndaj punës sonë – e ndjekin me vëmendje dhe kritikojnë praktikat e këqija në konservimin e objekteve arkeologjike. Kemi një vizion i përbashkët – duhet të tregojmë një respekt më të madh ndaj monumenteve tona kulturore dhe të ndjekim dhe të kritikojmë, po të ketë nevojë, propozimet për restaurimin e tyre.”
Në kohën e gërmimeve Valeri Grigorovi dokumentoi një koleksion interesant prej sendeve arkeologjike, të mbledhura nga një studiues vendas. Ai përmban monedha prej periudhave të ndryshme, stolisje dhe dy vula. Vulat tani për tani janë pa analog. Është kureshtare mënyra e zbulimit të këtyre sendeve. Shumica janë gjetur gjatë kërkimit të arit në lumin vendas. Lumi Banska Luda Jana është shumë e pasur dhe bile sot atje shpesh mund të shikohen arkërkues. Në shtratin e lumit ka shumë artefakte sepse vendbanimet antike dhe mesjetare kanë qenë të vendosur buzë lumit dhe afër burimeve të ngrohta minerale. Erozioni pak nga pak ka shkatërruar shtresat kulturore dhe kështu shumë artefakte po ndodhen në shtratin e lumit.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografitë janë ofruar nga doc. dr. Valeri Grigorov
Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..
Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..