Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Spirit of Burgas: Emocione dhe muzikë e shkëlqyeshme në bregdetin bullgar

Frymëzim dhe pasion – me këto emocione në shpirt fansat i përjetojnë orët e fundit deri në ngjarjen më tronditëse të verës – Spirit of Burgas. Pas një pauze njëvjeçare festivali u rikthye në një mënyrë grandioze, që të mund të shfaqen disa prej yjeve më të mëdha muzikore.

Më 7 dhe 8 gusht në dy skenat e plazhit qendror të Burgasit do të kenë shfaqje mbi 200 muzikantë bullgarë e të huaj. Pritet që yjet kozmike dhe hedlinerë të festivalit Robbie Williams dhe Kasabian të grumbullojnë një publikë prej 20 mijë vetash. Interpretuesi më i suksesshëm britanik gjatë disa viteve të fundit ka 11 albume solo me më shumë se 70 mln kopje të shitura, kurse grupi Kasabian gëzon një popullaritet të madh në atdhe, ka pesë albume dhe çmimin për grupin më të mirë britanik.

“Robbie Williams ka mbi 700 koncerte live, por ky është koncerti i tij i parë te ne – bëhet fjalë për një shou grandioze, që do të vazhdojë 2 orë në bregdetin tonë – thotë Nia Konstantinova, përfaqësuese e organizatorëve. – Pikërisht ky është edhe shkaku që ai të zgjedhë Burgasin si një prej 25 stacioneve të turneut botëror Let Me Entertain You. Kurse Kasabian është një prej grupeve më të suksesshme britanike. Ata janë hedlejnerët e një prej festivaleve më të mëdha në botë në Glastënbëri. Grupi na premtoi se do ta presë lindjen në Burgas. Muzikantët do të flenë në një karavan, kështu qe disa prej fansave fatlumtur ndoshta do t’i takojnë në plazh.”

Cilat janë yjet e tjera muzikore të festivalit? Ja se çfarë u përgjigj Nia Konstantinova:

“Kwabs është ndoshta interpretuesi britanik me më shumë hite gjatë këtij viti. Hiti i tij “Walk” i sundoi klasifikimet muzikore në Evropë, përfshi këtu dhe ato bullgare. Ai do të mbërrij; me bandën e tij muzikore dhe do të ekzekutojnë orkestrimet e hiteve të tyre më të mëdha. Milow është një interpretues interesant me shumë albume të incizuara deri tani, i cili fitoi popullaritet me hitin Ayo Techkology – version cover i këngës së Justin Timberlake-ut. Milow është një interpretues shumë lirik. Ai do të ketë shfaqje në skenë bashkë me bandën e tij muzikore dhe pa dyshim do t’i pushtojë zemrat e publikut. Stereo MCs gjithashtu është ndër emrat e mëdhenj. Ata nuk vijnë për herë të parë te ne, kanë shumë fansa dhe do të ofrojnë një shou, që nuk mund të harrohet.”

СнимкаGrupi bullgar “Mastillo” do ta hapë festivalin “Spirit of Burgas” dhe do ta përgatitë publikun për shfaqjen e yllit të madh Robbie Williams. Pritet që ai të dalë në skenë rreth orës 22.00. Gjatë ditës së dytë në skenën kryesore do të ketë shfaqje akoma një grup bullgar Hayes & Y. Ky është një grup i ri, i cili para pak kohe u kthye nga një turne në Angli. Pritet që ai të jetë një prej befasimeve të festivalit. “P.I.F”, “Ogi 23”, “Kottarashky” do të jenë emrat e tjerë bullgarë në festival. Dhe e gjithë kjo mund të shihet në skenën më të madhe deri tani.

“Skena do të jetë shumë e madhe, e paparë deri tani në regjionin tonë – tregon Nia Konstantinova. – Ajo duket si skena e Robbie Williams-it në stacionet e tjera të turneut të tij. Prandaj edhe maunat, të cilët i transportojnë elementet e skenës mbërritën që javën e kaluar në Burgas. Kështu qe skena do të jetë shumë e madhe, madhështore, me shumë efekte. Skena më e vogël gjithashtu do të jetë shumë e mirë, që të plotësojë kërkesat e fansave.”

Skena e vogël e ka emrin “Në errësirë”. Pritet që atje të kenë shfaqje shumë muzikantë bullgarë dhe ballkanikë. Një prej grupeve, që do të ketë shfaqje atje është “P.I.F”.

Praktikisht Festivali do të fillojë në... tren. EnterTrain (ky është njëfarë aluzioni për emrin e turneut të Robbie Williams (“Let Me Enterain You”) do të fillojë më 7 gusht në Sofje, na shpjegon Nia Konstantinova.

Снимка“Treni muzikor do të niset herët në mëngjes, që t’i shmanget vapës dhe do të kthehet më 9 gusht. Atje do të ketë DJ, muzikë, thënë me një fjali që atje do të fillojnë argëtimet e “Spirit of Burgas”. I këshillojmë njerëzit për ta zgjedhur pikërisht këtë lloj transporti, sepse ky është transporti më ekologjik. Ata, që disponojnë biletë për “Spirit of Burgas” do të mund të blejnë biletën e trenit me një çmim më të ulët, kurse party pas mbarimit të festivalit do të jetë pikërisht në tren.”

Organizatorët e festivalit u bëjnë tirrje të gjithë vizituesve për të hyrë sa më herët – dyert do të hapen që në orën 17.00. Kështu do t’i shmanget grumbullit të madh të njerëzve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Spirit of Burgas

Më shumë nga rubrika

Muzikantët e grupit D2 festojnë 25 vjet në skenë me një koncert

25 vjet muzikë, 25 vjet histori, 25 vjet forcë lëvizëse në industrinë muzikore bullgare - e gjithë kjo festohet nga muzikantët e formacionit D2 me një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës. "Njëqind vjet" dhe grupi në zë D2 Grupi u..

botuar më 24-05-10 7.35.PD

OSTAVA me një "Test" për botën tonë sot dhe dashurinë

"Bota është një test për ne. Bota është stres dhe mëkat..." - këndon frontmeni i grupit OSTAVA Svilen Noev në këngën "Test", me të cilën ata eksplorojnë botën e ndryshuar dhe dashurinë. Së fundmi muzikantët prezantuan videoklipin e këngës së fundit nga..

botuar më 24-05-08 8.20.PD
Nina Nikolina

“Shën Gjergji” apo “Ederlezi” – kënga pa të cilën nuk mundemi në ditën e Shën Gjergjit

Në folklorin bullgar ka shumë këngë kushtuar Shën Gjergjit Fitimtar . Një prej tyre, e cila medoemos interpretohet më 6 maj, është kënga e njohur rome e quajtur "Ederlezi", siç është emri rom i festës së shenjtorit. Këngën mund ta quajmë himnin..

botuar më 24-05-06 5.10.PD