Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vitet 1995-1997: “Dimrat e pakënaqësisë sonë” – 2

{ include file="./partials/authors.html" } БНР Новини
Foto: arkiv

Ky artikull i është kushtuar një prej shkaqeve, të cilat çuan te dorëheqja e qeverisë së kryeministrit Zhan Videnov – falimentimet e bankave.

Krahas krizës së bukës, e cila shpërtheu në vitin 1995, vitin tjetër filloi zhvlerësimi i levit dhe inflacioni u rrit ndjeshëm. Në këtë situatë të keqësuar ekonomike më 23 shtator të vitit 1996 Banka Popullore Bullgare shpalli vendimin e vet për ta vendosur nën mbikëqyrje të veçantë nëntë banka tregtare. “Duhet pasur parasysh se institucionet, të cilat do të vazhdojnë të funksionojnë, janë të sigurta dhe ne do t’i përkrahim” – bënë të ditur anëtarët e Këshillit Drejtues të Bankës Popullore Bullgare.

СнимкаMirëpo, nëntë bankat nën mbikëqyrje, u falimentuan dhe bashkë me to u zhdukën falimentimet e bullgarëve me përmasë disa mlrd leva. Disa vite më vonë Zhan Videnov, duke qenë dëshmitar në procesin për falimentimin e bankave, e shpjegoi këtë tornado bankare gjatë udhëheqjes së tij në këtë mënyrë: “Problemet në sektorin bankar në periudhën 1995-1996 u detyrohen disa faktorëve – rifillimit të pagimit të borxhit të jashtëm në fund të vitit 1994, pjesëmarrjes së disa bankave në fushata parazgjedhore dhe pakënaqësisë së përgjithshme ndaj sistemit bankar atëherë. Prioriteti ynë ishin bankat dhe ndërmarrjet shtetërore. Me bankat private merrej Këshilli Drejtues i Bankës Popullore Bullgare.” Videnov harroi edhe një faktor për krizën bankare – politikën ekonomike të zhvilluar nga qeveria e tij, të formuluar në mënyrë cinike nga Ministri i atëhershëm i Industrisë Kliment Vuçev, i cili u bëri apel ndërmarrjeve shtetërore për të mos i kthyer kreditë e tërhequra bankare.

Pyetjes “Sa janë bankat e kërcënuara nga falimentimi gjatë pranverës së vitit 1996?”, financieri Emill Hërsev atëherë u përgjigj:

Çdo një institucion financiar gjithmonë është kërcënuar nga falimentimi, duke pasur parasysh se bilanci financiar i vendit është prishur seriozisht. Përgjigja e kësaj pyetjeje do të varet nga shumë faktorë, si për shembull, nga politika e Bankës Qendrore për të stabilizuar sistemin bankar. Shumë prej bankave të kërcënuara janë institucionet financiare jobankare, nga të cilat, si rezultat i panikut të krijuar, njerëzit i tërheqin kursimet e veta.”

Për shkak të pamundësisë së Kryeministrit dhe qeverisë për të përballuar krizën në sektorin bankar, inflacionin në rritje dhe deficitin e produkteve kryesore për popullsinë, të cilat na rikujtonin për “Dimrin e rëndë të Llukanovit” (Dimri në periudhën 1990-1991 gjatë qeverisë së dytë të Andrej Llukanovit), zërat, përfshi dhe ata brenda partisë socialiste, të cilët dëshironin rrëzimin e qeverisë, bëheshin gjithnjë e më të fuqishëm. Më 4 nëntor 1996 19 anëtarë të udhëheqjes së Partisë Socialiste Bullgare shkruan një letër të hapur, ku u kërkua dorëheqja e Kryeministrit dhe në kongresin e jashtëzakonshëm të partisë më 21 dhjetor Zhan Videnov dha dorëheqje. Një javë më vonë, më 28 dhjetor, Kuvendi Popullor i vuri fund udhëheqjes së qeverisë së tij.

Megjithë protestat në masë, Partia Socialiste Bullgare  nguli këmbë për të krijuar një kabinet të ri. Më 8 janar të vitit 1997 u nominua si Kryeministër Nikollaj Dobrev. Presidenti Zhelju Zhelev, 10 ditë para se t’ia dorëzojë postin trashëgimtarit të vet Petër Stojanov, refuzoi për t’ia dhënë mandatin Partisë Socialiste Bullgare për krijimin e qeverisë së re, megjithëse sipas kushtetutës ai ishte i detyruar për ta bërë këtë. Opozita shpalli grevë kombëtare dhe organizoi një protestë para Kuvendit Popullor. Godina u rrethua, kurse policia u përpoq për t’i dëbuar të gjithë pjesëmarrësit në protestë. Në këtë situatë, më 28 janar të vitit 1997 Presidenti i porsazgjedhur Petër Stojanov ia dha formalisht mandatin Partisë Socialiste Bullgare, por në fjalimin e vet ndaj popullit ai i drejtoi thirrje partisë për të mos e bërë këtë:

Të nderuar zonja dhe zotërinj, të nderuar bashkatdhetarë, e përfytyroja fjalimin tim të parë ndaj juve në një mënyrë tjetër, më solemn, më optimist. Mirëpo, të gjithë ju e dini se sot vendi ynë përjeton një krizë të rëndë politike. Akoma më keq – hiperinflacioni është në pragun tonë. Kemi nevojë për një stabilizim të menjëhershëm, edhe politik, edhe financiar, që të mbijetojmë dhe të gjithë së bashku t’i fillojmë reformat e ngutshme. Prandaj u propozoj forcave politike dhe shtetasve të Bullgarisë një dalje nga kjo krizë vdekjeprurëse për popullin bullgar. Forcat e Bashkuara Demokratike duhet të tregojnë mirëkuptim dhe të kthehen përkohshëm në Parlament. Deputetët e majtë gjithashtu duhet të ecin në rrugën e vet deri në fund, por në emër të pajtimit para kësaj duhet të heqin dorë nga mandati i tyre, të cilin do ta marrin nga unë.”

СнимкаMë 4 shkurt të vitit 1997 gjykimi i shëndoshë fitoi dhe Partia Socialiste Bullgare e ktheu mandatin për formimin e qeverisë, sepse të gjithë ishin të qartë se po të vazhdonin të qeverisnin vendin, kjo do të ishte në dëm të paqes sociale. Me ndërmjetësinë e Petër Stojanovit, forcat politike nënshkruan një marrëveshje për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare para afatit gjatë muajit prill.

Kjo i dha mundësi Presidentit për të formuar një qeveri teknike me Kryeministër Stefan Sofjanski, e cila duhej t’i përgatiste zgjedhjet dhe të zbulonte para popullit dimensionet e vërteta të katastrofës ekonomike, si edhe të ndalonte vjedhjen e vendit. Një prej vendimeve të para të qeverisë së porsaformuar ishte aplikimi i Bordit Valutor në Bullgari. Mandati i tij konsiderohej si një hap drejt udhëheqjes së ardhshme legjitime dhe prandaj Fondi Monetar Ndërkombëtar ra dakord për të zhvilluar bisedime me të. Më 1 korrik të vitit 1997 me një ligj të posaçëm levi u lidh me markën gjermane. Përveç kësaj qeveria startoi një program për aderimin e vendit tonë në NATO dhe arriti të lidhë marrëveshje për 40 mln dollarë, me të cilët bleu urgjentisht drithë nga Polonia dhe ilaçe.

Megjithë mandatin e shkurtër qeveria teknike kontribuoi shumë për qetësimin dhe normalizimin e gjendjes në Bullgari.

Zgjedhjet parlamentare, të cilat u fituan nga Forcat e Bashkuara Demokratike gjatë prillit të vitit 1997, i vunë fund një prej periudhave më të vështira në historinë e re politike të vendit tonë dhe e caktuan përfundimisht lëvizjen e Bullgarisë në rrugën e euroatlantike.

Sa u përket falimentimeve bankare në vitin 1996, megjithë proceset e shumta edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë të dënuar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Viti 2015 – Radioja Kombëtare Bullgare – 80 vjet më vonë

Më 25 janar të vitit 1935 mbreti Boris III botoi një Dekret, me të cilin radiopërhapja në Bullgari bëhej pronë shtetërore. Konsiderohet se kjo është data e themelimit të Radios Sofje, e cila më vonë u shndërrua në Radion Kombëtare Bullgare. Drejtor i..

botuar më 15-12-28 1.17.MD

2014 – Nikolla Gjuzelev – Piktori në botën e operës

“Nuk më pëlqen fjala “legjenda”, unë jam realist dhe artist. Por megjithatë do të thoja: “Më njohën si basi më i mirë kantil në botë.” Këtë e tha në një prej intervistave të tij të fundit basi i njohur Nikolla Gjuzelev. Gazeta “Mond” e përshkruan zërin..

botuar më 15-12-19 12.15.MD

Viti 2013 – Qeverisja në izolim

2013 mbetet në historinë më të re të vendit tonë si viti i protestave. Për shkak të tyre gjatë shkurtit nga pushteti u largua qeveria e GERB ne krye me Bojko Borisovin, ndërsa pas zgjedhjeve më 12 maj qeveria e koalicionit midis PSB dhe Lëvizjes për të..

botuar më 15-12-12 9.55.PD
Подкасти от БНР