Prej disa ditëve në vëmendjen e mediave qendrore në Bullgari janë dy personat që kërkohen nga Ministria e Punëve të Brendshme - shtetasja franceze me origjinë iraniane Ezida Elham dhe shtetasi rumun Mimo Popesku. Mungesa e informacionit me kohë nga dikasteri ynë i brendshëm shkaktoi skenarë të ndryshëm apokaliptike, lidhur me terroristë të supozuar të “Shtetit Islamik”. Nga njoftimi zyrtar i MPB bëhet e qartë se publikimet e mediave janë interpretim të veprimeve të zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme “Policia Kombëtare”, lidhur me ruajtjen e festivalit “Spirit of Burgas”, si edhe të aktiviteteve kundër migracionit të paligjshëm dhe përhapjes së dokumenteve të pavërteta të identifikimit.
“Ne pranojmë, se linja zyrtare është korrekte, sepse vështirë mund të supozohet se dikush do të rrezikonte të jepte informacion fals ose të fshehë informacion dhe pas kësaj të ndodhet incident, komenton analisti nga Qendra e Studimit të Demokracisë Tihomir Bezllov. Pasojat janë të rënda. Sipas meje, vërtetë bëhet fjalë për ndonjë pistë kriminale, lidhur me falsifikimin e dokumenteve. Mund të mendohet, se personat në kërkim janë lidhur me nxjerrjen e dokumenteve të personave që janë lidhur me “Shtetin Islamik”. Duhet të pranojmë këtë informacion zyrtar si diçka normale në qoftë se dëshirojmë të kemi besim në institucionet."
Në lidhje me masat e rritura të sigurisë të festivalit “Spirit of Burgas” shpjegimi i Tihomor Bezllovit është, se nuk bëhet fjalë për ndonjë kërcenim terrorist, por për masa normale të sigurimit. Pas atentatit në Aeroportin e Burgasit në vitin 2012 a ka rrezik potencial të terroristeve në Bullgari?
“Ne pranojmë, se mund të ketë persona të tillë – vazhdon zoti Bezllov. Përveç kësaj kemi dhe tendencën e kundërte të regjistruar të shtetasve evropianë, të cilët udhëtojnë drejt “Shteti Islamik” me synimin të luftojnë për të. Ka persona të ndaluar me kërkesë të Shërbimeve të posaçme policore të shteteve evropianoperëndimore.
Kemi dhe të tillë që janë ndaluar në kufirin e gjelbër, për të cilët është dhënë sinjalizim nga pala turke, do më thënë të shtetasve të huaj që cilat kalojnë në drejtim të “Shtetit Islamik”. Shteti ynë ka edhe një problem tjetër. Ai është njeri prej vendeve evropiane, ku janë ndodhur incidente të rënda terroriste.”
“Me gjithë se shoqëria bullgare nuk pranon në asnjë mënyrë ideologji ekstremiste dhe u kundërshtohet të gjitha formave të terrorizmit, mundësia që pjesëtarë të kësaj shoqërie ose shtetas të huaj, që qëndrojnë në territorin e Republikës së Bullgarisë, të përfshihen në përgatitjen dhe realizimin e veprimtarisë terroriste, nuk mund të përjashtohet” – shënohet në projektin për diskutim publik për Strategji për dhënie ballë radikalizmit dhe terrorizimit. Tihomir Bezllovi shpjegoi, se radikalizmi është një nocion më i gjerë se terrorizmi.
“Kjo strategji përpiqet të krijojë një kuadër më të gjerë, që është lidhur me rreziqet e ndryshme për radikalizmit dhe të krijohen mekanizma kundër tij. Ndryshe nga nocioni i ngushtë terrorizëm, kundër të cilit luftojnë shërbimet e posaçme dhe organet e ruajtjes së rendit, këtu shpresohet edhe në institucionet arsimore, për të zbuluar rreziqet dhe të krijojnë kushte që qytetarët bullgarë të përmbahen nga sjellja ekstreme.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..
Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet..
Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin..