Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Alfabeti glagolik – një urë shpirtërore midis Bullgarisë dhe Sllovakisë në skulpturën “ABV” të Andrej Vrabçevit

БНР Новини

Midis Bullgarisë dhe Sllovakisë ekziston një urë e posaçme shpirtërore, lidhur me misionin e vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij dhe nxënësit e tyre. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 9, dy letrarët Bizant janë të dërguar në Moravinë e Madhe, një pjesë nga e cila është Sllovakia e sotme, të predikojnë krishterimin në gjuhën sllave. Për përkthimin e librave fetare Konstantin-Kirill Filozof ka krijuar alfabetin glagolik.

Më vonë, kur princi Boris I, pranon nxënësit e vëllezërve të Shenjtë në Bullgari dhe krijon kushte për zhvillimin e veprimtarisë së tyre, në shkollën letrare të Ohrit lind alfabeti cirilik-më i lehtë për tu shkruar. Sa i përket alfabetit glagolik, dhe sot sistemi i ndërlikuar grafik i alfabetit të parë sllav, i motivon shkencëtarët dhe artistët drejt studimit të tij të thelluar dhe ri mendimit. Kjo e frymëzon skulptorin Andrej Vrabçev ta transformojë në një krijim monumental “ABV” – një sferë e cila peshon 1 ton prej një çeliku të zi me një diametër 2,4 metra. Bullgari është përfaqësuesi i vetëm në Ballkan në edicionin e sivjetshëm të 20 të festivalit “Skulptura dhe objekti” në Bratislavë. Deri në fund të muajit gusht, leximi i tij i alfabetit glagolik do të tërheq vështrimet e vizituesve në kopshtin e presidencës në kryeqytetin sllovak.

СнимкаPër Andrej Vrabçevin rikrijimi i sistemit grafik dhe simbolik të alfabetit glagolik përmes “gjuhës” të skulpturës është një sfidë personale:

“Shkrimi glagolik është i ndërtuar mbi parime shumë të qarta gjeometrike. Por krijimi i alfabetit ka rrjedhur mbi bazën e simboleve dhe ideve të krishtera – tregon për Radio Bullgarinë Andrej Vrabçev. – Ka figurë modul, e cila përmban një rreth, kryq dhe trekëndësh në vetvete. Përmes këtij moduli mund të shkruhen të gjitha shenjat glagolike. Ai është një simbol grafik të “Unë jam Zoti Jesu Krishti që nga fillimi deri në fund”. Në jetëshkrimet vihet në dukje se Konstantin-Kirill Filosof shkruan alfabetin për një natë, kurse në fakt i gjithë alfabeti glagolik përmbahet në këtë modul. Përkatësisht heqja ose lënia e këtyre elementeve paraqet të gjithë logjikën e alfabetit glagolik. Ky parim gjeometrik dha mundësi për një lexim të ri të alfabetit në hapësirë-ai të kthehet në një problem thjesht të hapësirës, që përmbahet në skulpturë”.

Në kuadrin e festivalit Instituti Bullgar i Kulturës në Bratislavë tregon dhe krijime të tjera të Andrej Vrabçevit, që ndërtojnë ura kulturore midis bullgarëve dhe sllovakëve.



“Sivjet në Bratisllavë u zhvillua konkurs me rastin e 25 vjetëve nga rënia e ish regjimit”. Në lidhje me këtë krijova një gardh simbolik. Gjatë një bashkëveprimi midis njeriut që vëren dhe skulpturës, ajo nga një gardh, i cili të privon nga liria, kthehet në një djep. Një instrument, përmes të cilit përjeton ndjenjën për liri, të fushave, shkëputjen nga tërheqja e tokës.”

Skulptori bullgar e mahnit publikun sllovak dhe me një krijim jo sipas kanunit:

“Zemra tepër e shenjtë e Krishtit” përbën një nga simbolet e denominacionit katolik. Zjarri është një pjesë nga ky simbol, por unë hoqa dorë ta skulpturoj. E zëvendësova me qirinj nga kishat tona ortodokse, në të cilën disa njerëz panë një lloj veçimi të krishterë.”

Снимка

Pas fundit të festivalit në Bratislavë skulptura “ABV” do të vazhdojë të tregojë historinë e alfabetit glagolik në Vjenë, ku do të ekspozohet në Institutin Bullgar të Kulturës, Shtëpia “Vitgenshtajn”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Summer Vibes Festival viziton sërish Vidinin

Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..

botuar më 24-06-01 7.45.PD

Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi ngrirjen e ligjeve për kulturën bullgare

Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..

botuar më 24-05-30 10.12.PD

Sofja mirëpret mysafirë në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit

Përkthyesit Jan Mahei (Republika Çeke), Elvira Bormann (Gjermani), Hanna Sandborg (Suedi), Hanna Karpinska (Poloni) dhe Livia-Maria Nistor (Rumani) do të jenë rezidentë deri në tetor në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit. Shtëpia është një projekt..

botuar më 24-05-29 11.07.PD