Sot në Galerinë Kombëtare hapet ekspozita “Imazhi dhe Ngjashmëria”. Atje janë grumbulluar afro 80 autoportrete të piktorëve bullgarë. Ideja është e Nikollaj Nedellçevit – koleksionist dhe mecenat. Ja se çfarë na tregoi ai para mikrofonit të Radio Bullgarisë:
“Kur para disa vitesh një miku im i afërt – piktori i njohur Koljo Karamfillov, më ftonte në atelie tij për të parë veprën e tij më të re, unë zakonisht largohesha nga atje me një-dy, ose më shumë piktura. Kështu në një moment unë disponoja një koleksion të vogël prej 15-16 veprash të tij. Deri atëherë nuk kam pasur ambicie për t’u bërë koleksionist, por ky koleksion në ndonjë mënyrë provokoi tek unë pasionin e koleksionistit. Si çdo një nismëtar, isha mjaftë eklektik. Në fillim grumbulloja gjëra më të ndryshme, pa ndonjë ide konkrete. Në një moment i thashë vetes se ndoshta duhet të ketë theksa konkretë në koleksionin tim. Atëherë bleva dhe një triptih të Vihroni Popnedelevit – me tri autoportrete, të cilat mund të shihen në ekspozitë. Pak më vonë disponoja autoportretin e Svilen Bllazhevit. Kështu më erdhi ndër mend se pikërisht autoportreti mund të jetë një prej këtyre theksave të koleksionit tim dhe lindi ideja për të organizuar një koleksion prej autoportretesh.”
Interesantja në rastin konkret është se koleksioni nuk është plotësuar në mënyrën e zakonshme, kur njeriu kërkon një vepër, e sheh dhe, në qoftë se e pëlqen, e blen. Nikollaj Nedellçev vendos kontakte me autorët e preferuar nga ai dhe merret vesh me çdo një prej tyre për të bërë një autoportret. U paguan të gjithëve një shumë paraprake dhe kur vepra është e gatshme ai paguan tërë shumën. “Në fakt unë nuk kam mundësinë për të parë paraprakisht veprën, por emri i artistit është njëfarë garancie për mua. Dhe siç mund të shihni këtu ka vepra të shkëlqyeshme” – thotë mecenati. Disa prej artistëve janë rekomanduar nga piktori i njohur bullgar akademiku Svetlin Rusev. Një pjesë e madhe e autorëve të rinj janë të pranishëm në ekspozitë me rekomandimin e Nadja Timovës – kujdestare muzeumi. Në fakt puna e saj e diplomës në Akademinë e Arteve i është kushtuar autoportretit bullgar.
“Koleksionistët bashkëkohorë bullgarë preferojnë piktorët më të vjetër – thotë ajo. – Këta janë autorë, të cilët nuk janë të njohur jashtë shtetit, por megjithatë çmimet e veprave të tyre janë më të larta dhe kjo për mendimin tim është deri diku paradoksale. Nga pikëpamja ime Nikollaj Nedellçev është më tepër precedent. Unë personalisht njoh akoma një-dy koleksionistë të tjerë, të cilët blejnë art modern, por të autorëve të njohur bashkëkohorë, të emrave të mëdhenj. Pata shansin e rrallë, që të më rekomandojnë, pas kësaj edhe të më miratojnë si bashkëpunëtore, e cila të japë mendime se kush autor është i mirë, pse është i mirë dhe pse ia vlen të blihet. Madje është bërë fjalë për tendenca, megjithëse është vështirë të flitet për tendenca në artin modern të autorëve bashkëkohorë.”
Zakonisht kur të bëhet fjalë për autoportrete njerëzit përfytyrojnë të gjitha atributet e artistit – si furçë piktori, këmbalecë etj. Në koleksionin e Nikollaj Nedellçevit autoportretet e këtij tipi klasik janë vetëm dy. Njëri është i doajenit të artit figurativ bullgar Ljuben Zidarov, kurse autoportreti tjetër është i piktorit Rumen Zhekov nga Plovdivi, i cili mbështetet te forma minimaliste abstrakte. Sipas meje vepra e tij është shumë origjinale – vë në dukje Nadja Timova dhe shton:
“Kur më ftuan për t’u bashkuar me projektin e Nikollaj Nedellçevit, tashmë kishte një listë prej 30-40 emrash të piktorëve të njohur bullgarë. Unë personalisht, ndoshta për shkak të faktit se kam jetuar jashtë, interesohem më shumë për format moderne të artit. Prandaj i propozova atij për të shtuar në listë disa emra, të cilat janë përfaqësues të brezit më të ri të artistëve. Për mendimin tim autorët e rinj paraqitën vepra më interesante.”
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaNjë ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..
Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..
Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..