Po të doni të keni tatuazh, por keni frikë nga dhimbja dhe lëkundeni, atëherë ju këshillojmë të shkoni te Mario. Ai do t’ju magjepsë me buzëqeshjen e tij të këndshme dhe historitë zbavitëse. “Shpirt i lirë” – kjo së pari ju vjen ndër mend pasi njiheni me Marion. “Po, por liria është diçka relative. Çdonjëri është mbyllur në jetën e tij të përditshme”, na thotë ai. Jo standard. Kjo është gjëja tjetër që ju vjen ndër mend. Ai pikturon. Kur pikturon për vetveten, ai krijon piktura, sikurse ato janë dalë nga ëndrrat tona. A ka mbaruar ai kurse të specializuara, apo akademinë? Jo. “Çdonjëri fillon të pikturojë në kopshtin e fëmijëve – na shpjegon Mario. – Unë vazhdova të merrem me pikturim, derisa shumica e njerëzve heqin dorë nga pikturimi.” Para se të fillojë të vizatojë tatuazhe, Mario ka punuar si palombar.
“Ky sport është unikal. Nën ujë mund të shohësh kaq shumë gjëra, kurse qetësia nuk mund të përshkruhet, ajo duhet të përjetohet. Por gjithçka mbaroi, pasi qendra, ku punoja, mbylli dyer. Kur punoja si palombar, fillova të pikturoja edhe tatuazhe” – na tregoi Mario Grigorov.
Si mund të bëhesh tatuist?
“Në disa shtete mbarimi i një kursi të posaçëm është i detyrueshëm, por në Bullgari nuk është kështu – komentoi Mario. – Pothuaj çdo një tatuist së pari pikturon mbi fruta (për shembull mbi portokaj, ose grejpfrutë), kurse pas kësaj vazhdon mbi këmbë, ose veshë derri. Aroma nuk është nga më të këndshmet. Pas kësaj eksperimentohet mbi vetvete. Është shumë i dobishëm vëzhgimi i punës së tatuistëve të tjerë, sepse ata vazhdimisht e shpjegojnë punën e vet dhe kështu mund të mësosh teknika të ndryshme të tatuazhit.”
Pyetjes për modën e tatuazheve, Mario thotë se aktualisht nuk ka tendenca të tilla. Deri përpara disa vitesh shumë njerëz preferonin për shembull këtë mbishkrim “Only God can judge me”, kurse tani njerëzit preferojnë tatuazhe, të cilat nuk janë lidhur në asnjë mënyrë me jetën e tyre, ose thjeshtë i kanë pëlqyer diku. Mirëpo, gjithmonë duhet t’i dëgjojmë këshillat e tatuistit, sepse ai është njeriu me më shumë përvojë dhe mund të përfytyrojë më mirë se si do të duket ideja jonë në lëkurë. Sepse në fund të fundit tatuazhet përbëjnë një art. “Tatuazhet janë si pikturat. Ka një klient, i cili thotë se çfarë të jetë piktura. Ka dhe një artist – të ashtuquajturin “tatuist”, ose piktor, po të bëhet fjalë për pikturat. Ai i pikturon idetë. Kështu qe në qoftë se pikturat janë vepra artistike, tatuazhet gjithashtu janë art. Në punën e vet Mario preferon të plotësojë maksimalisht dëshirat e klientëve të tij, që të mund të jenë ata maksimalisht të kënaqur. Sigurisht që kur klienti kërkon ndonjë këshillë, Mario gjithmonë është i gatshëm për të ndihmuar.
Si shumë bullgarë të rinj sot, edhe Mario e nxjerr bukën e gojës jashtë. Pasi ka vizituar një mik në Korsikë, Mario ka pasur fatin e mirë për të gjetur punë atje dhe të mbetet atje. Ai thotë se jashtë shtetit ndihet shumë mirë, por Bullgaria është atdheu i tij dhe është i sigurte se një ditë do të kthehet përsëri në vendlindje. E pyetëm çfarë për mendimin e tij duhet ndryshuar në shtet, që të mos emigrojnë kaq shumë njerëz të rinj.
“Sipas meje politikanët duhet të pushojnë të vjedhin kaq shumë. Atëherë njerëzit do të kenë para për paga më të mëdha dhe për kushte më të mira të jetesës. Njerëzit largohen nga Bullgaria vetëm për një shkak, sepse nuk kanë para. Gjithçka tjetër është këtu . Sigurisht që ata kthehen, që ta shohin familjen, miqtë. Para pak kohe lexova një artikull për pagat e mësuesve. Në Bullgari një mësues merr rreth 350 euro në muaj, kurse në pjesën tjetër të Evropës paga minimale e një mësuesi është rreth 2000 euro. Pra, unë mendoj se pikërisht paratë janë shkaku kryesor për të cilin bullgarët largohen nga Bullgaria” – thotë në fund të takimit tonë Mario Grigorov.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..
15 tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë dhe çdo vit tërheq vëmendjen e shoqërisë mbi sfidat me të cilat përballen personat me probleme në të parin dhe veçanërisht lidhjen e tyre me shoqërinë tonë. Shkopi i bardhë njihet si një..
Montana është një nga qytetet rajonale në veriperëndim të Bullgarisë. Sipas statistikave, rajoni nuk mund të mburret me tregues veçanërisht të lartë në sferën e infrastrukturës, ekonomisë, arsimit, shërbimeve sociale. Sipas të dhënave të vitit të..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar,..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për..