Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arti i dantellës akoma ruan fshehtësi të pazbuluara

БНР Новини
6
Foto: Fotot janë të dhëna nga Ani Joteva dhe Punishtja "Sedyanka"

Në vitin e largët 1909 një vajzë nga qyteti Kallofer-Donka Shipkova, niset për në Sofje, që të mund të mësojë artin e dantellës së Brukselit. Duke e përfunduar kursin 2 Ani Jovevavjeçar vetëm për 1 vit, gruaja e re energjike dhe me shumë iniciativë kthehen në qytetin e vet të lindjes dhe fillon të transmetojë mjeshtëritë  e veta. Por ajo nuk ju nënshtrohet standardeve të detyrueshme të dantellës së Brukselit, por krijon modele krejtësisht të reja, duke futur në to elemente të stilizuara thjesht bullgare. Nxënëset e Donkës e pasurojnë punimin me motive të reja dhe kështu në Kallofer lind një art i ri, bullgar për nga karakteri i vet. Mjeshtëritë gjatë viteve transmetohen nga nëna vajzës, nga gjyshja mbesës, që të arrijnë deri tek pamjet e shkëlqyera të ditëve të sotme. Në festën e dantellës në qytetin Kallofer, e cila shënohet më 15 gusht, bisedojmë me mjeshtren Ani Joveva.

Në Bullgari janë të shpërndara dy tipa dantellash-dantella e Kalloferit dhe dantella e qepur “kene”. Cili është ndryshimi midis tyre?

Снимка“Dantella e Kalloferit thuret me sovajka dhe me cilindër, ajo është një dantellë e ndërlikuar, matematikisht e saktë, mësohet për një periudhë më të gjatë kohe, derisa ajo e qepur bëhet me gjilpërë për të qepur dhe me pe. Për të materiale të tjera përgatitore nuk kërkohen. Gjëja tjetër tek ajo është se, nuk ke një model të pikturuar, mbi të cilin të punosh. Derisa tek dantella e Kalloferit modeli është i pikturuar dhe është i vendosur mbi një cilindër me tregimin e të gjitha llojet e lidhjeve. Tek dantella e qepur më e vështira është ta përvetësosh deri në një përsosmëri të plotë. Ajo bëhet me lidhje , nyje, dhe kjo lidhje nuk prishet por prihet. Në qoftë se bën gabim duhet ta presësh, deri ku e ke bërë gabimin dhe vazhdon”.

Dikur bullgaret kanë punuar dantella me penj prej pambuku ose prej mëndafshi. Ka më i hollë është peri, kaq më fine është dantella. Në parim përdoren ngjyrat e çelëta-e bardha dhe bezha. Por në ditët tona punohet dhe me një bojë qielli të hapur, me një gri të hapët, kurse gjatë punimit të luleve përfshihen dhe ngjyra më të larmishme. Në bazë të dantellës mund të njihet se nga kush krahinë të Bullgarisë është.

Снимка

Në qytetin Kjustendill punohen dy tipa dantellash “kene”. Tek njëri ka më shumë ajër midis elementeve, është më fine. Kurse tipi tjetër është shumë e imët dhe e ngjeshur, e plotë. Me të bëhen ornamente, të cilat janë të quajtura  “horceto”/vallja/ paraqiten njerëz të kapur dorë për dorë. Për krahinën e Samokovit është karakteristike një punim shtesë, pasi tanimë është bërë dantella e qepur-midis fijeve mbi parimin e thurjes janë të bëra  ornamente suplementare. Në Rodopet dantella është e plotë, me fije leshi. Në krahinën e Samokovit po kështu ka më fije prej leshi, kryesisht mbi përparëset, është e punuar në ngjyrën jeshile ose bojë portokalli, në varësi nga ngjyra e fundit”-tregon Ani Joveva.

Në qytetin Koprivshtica është punuar një dantellë e vetme për nga lloji i vet e qepur “kene” me një fije kali të thurur brenda. “Fija e kalit fare nuk duket, sepse është e përzier me fijet e mëndafshta që lartë, por kjo i jep dantellës një fortësi dhe trashësi. Këto dantella janë të paarritshme deri në këtë moment!”-vazhdon Ani Joveva.  Dhe akoma:

“Nuk ja kemi zbuluar të gjitha sekretet kësaj dantelle. Nuk kanë mbetur mjeshtre,të cilave tu jepet si trashëgimi. E kanë bërë mbi parimin: një merret me pjesën e parë, tjetër me pjesën e dytë, i treti-me diçka të fundit, plotësuese. Dhe në këtë mënyrë të gjitha etapat e saj, nuk i ka ditur asnjë deri në një përsosmëri të madhe. Shumë gjë e mjerë”.

Снимка

Në të kaluarën dantella ka zbukuruar mëngët e këmishëve, brezat, shamitë e kokës të bullgares. Dikur rrobat janë transmetuar si trashëgimi, fija është këputur, prandaj dantella është hequr dhe është qepur përsëri mbi rrobën e re, duke u ruajtur në këtë mënyrë për brezat. Por sot dantella është e përdorshme dhe në jetesë-me të zbukurohen jo vetëm rrobat, por dhe picat, çarçafët dhe shallet, punohen mbulesa për krevat ose për tavolinë, aksesor të ndryshëm dhe bizhuteri, bile dhe piktura.

СнимкаSekretet e dantellës bullgare dhe mjeshtëritë në punimin e saj nuk do të zhduken. Kohët e fundit interesi ndaj dantellës së Kalloferit  dhe ndaj “kenes” po rilind. Një kontribut të madh për këtë kanë bashkimet dhe organizatat e ndryshme, të cilat ruajnë dhe popullarizojnë punimet tradicionale bullgare dhe dantellat. Gjatë muajit prill Punishtja “Sedjanka”/tubimi/ tregoi një flamur unikal me 140 punime në dorë bullgare nga të gjitha rajonet folklorike në vend. Në të me ngjyra të shumta e të theksuara është formuar harta e Bullgarisë. Krijimi është i qëndisur për 1 vit me ndihmën e Iren Jamami, e cila vite të tëra me radhë jeton në Japoni. Janë përfshirë japoneze nga shkolla për artin e qëndisjes bullgare aty. Kurse dantella e bukur mbi të, pa të cilën flamuri nuk do të dukej i përfunduar është vepër e mjeshtreve bullgare. Në fund është zbukuruar me një dantellë të qepur “kene”. Ani Joveva dhe Galja Stojçeva kanë krijuar pothuajse një dantellë të gjatë 5 metra vetëm për 4 ditë, duke futur në të zemër dhe shpirt. Një dantellë tjetër nëpër flamur është ajo e Kalloferit- dy trëndafil të kuq, simbol të Bullgarisë. Ato janë të punuar nga Margarita Boneva dhe doktor Ljubka Ljubenova.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva.

Fotot janë të dhëna nga Ani Joteva dhe Punishtja "Sedyanka"


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rikrijimi i një kampi ushtarak romak pranë Aprillci

Një rindërtim i një kampi luftarak romak po organizohet në komunën Aprillci nga 16 deri më 18 gusht. Veprimtaria në parkun e lagjes "Novo Sello" iu drejtohet kryesisht fëmijëve dhe audiencës familjare.Në majën Ostrec të malit Stara Pllanina, që..

botuar më 24-08-16 6.30.PD

Tri medalje për ekipet bullgare në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale

Pjesëmarrësit bullgarë fituan tri medalje në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, e cila u mbajt në Burgas. Në raundin praktik të Olimpiadës, ekipi bullgar fitoi medalje të arta dhe të bronzta, ndërsa në pjesën teorike, ekipi..

botuar më 24-08-15 10.39.PD

Viza Shengen bullgare nuk garanton hyrjen në zonën e përbashkët

Bullgaria lëshon viza Shengen vetëm për qëndrime afatshkurtra. Deri në fund të korrikut, ato janë mbi 35 000, sipas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me publikimet në media për vizat Shengen të lëshuara nga Bullgaria për..

botuar më 24-08-13 9.54.PD