Nga 14 deri më 16 gusht në bregdetin bullgar do të mbahet edicioni i 15-të i regatës “Kor Karoli”, ku do të përfshihen rreth 35-40 jahte, të cilat lundrojnë jo vetëm me flamurin bullgar, por edhe me atë ukrainas, britanik dhe gjerman. Pritet që ndër pjesëmarrësit të jetë edhe fituesi i vitit të kaluar dhe mbajtës i çmimit “Globi i Artë” Georgi Mihov. Më shumë hollësi për programin e garës na tregon Toma Tomov- kryetari i fondacionit “Kor Karoli”, i cili është organizatori i ngjarjes me partneritetin e Federatës Bullgare tëLundrimit të Bashkisë së Varnës dhe të Klubit të Jahteve “Kapedani Georgi Georgiev – Porti Varna”.
“Më 14 gusht, ditën e premte, në orën 11.00, i jepet starti i garës së parë nga Kavarna për Shën Vlasin. Në orën 9.00, ditën e shtunë, do të jepet starti nga Shën Vlasi për në Ballçik, ku presim që të mbërrijnë ekuipazhet deri në orën 18-19. Kjo është gara më e gjatë. Ditën e fundit – më 16 gusht, është gara e fundit – vetëm 18 milje larg Ballçikut deri në Varna (tërë itinerari është mbi 80 milje). Ajo starton në orën 10 të mëngjesit. Presim që në pasdreken e hershme të mbërrijnë pjesëmarrësit në Varna. Kjo është gara më e shkurtër, por zakonisht më e ngushtë me erën më të fuqishme. Atje është klasifikimi përfundimtar dhe caktohet fituesi i tri garave. Do të jetë interesante. Të gjithë njerëzit në bregdetin e Varnës do të mund ta vëzhgojnë pamjen e bukur të finaleve me 35 – 40 varka.”
Siç pritet, do të ketë një program të këndshëm për pjesëmarrësit dhe spektatorët e garës, kurse kulmi është një test-drajv në Shën Vlas i modeleve të fundit të automobilave “Audi”. Këtë mundësi do të ketë çdo një dëshirues.
Çfarë do të thotë emri i regatës – “Kor Karoli”?
“Ky emër ka një rëndësi të madhe. Kështu quhet jahti i lundrimit i kapedanit Georgi Georgiev, i cili para 37-38 vitesh (1976-1977) bëri xhiron e parë rreth botës. Regata e ka këtë emër për nder të tij. Qëllimi i saj është për t’u popullarizuar ideja, e cila ndezi xixën jo vetëm të sportit të lundrimit, por edhe të detit si profesion i shumë të rinjve në bregdetin bullgar pranë Detit të Zi – na tregon Toma Tomov,kryetari i fondacionit “Kor Karoli”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Karlos Nasar u shpall zyrtarisht peshëngritësi më i mirë në botë për vitin 2024. Gjatë këtij viti, me rekordet e tij të përmirësuara olimpike dhe botërore, peshëngritësi bullgar u bë kampion evropian, bote dhe olimpik. “Kam marrë një çmim tjetër që e kam..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton atlete ikonike femra..
Në Bullgari flitet pak për mundjen e dorës si një sport prestigjioz, por vendi ynë mund të mburret se është një fuqi botërore dhe atletët tanë janë bërë kampionë të Evropës dhe botës më shumë se një herë. Falë sportistëve si Pllamen Dimitrov, Cvetan..