Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si në mes të verës marrëdhëniet midis kishës dhe politikës u bënë një temë e ndjeshme

БНР Новини
Sinodi i Shenjtë
Foto: arkiv

Gjatë pushimeve verore të Parlamentit Sinodi i Shenjtë nguli këmbë me shkrim që organi legjislativ të kërkojë qëndrimin e tij mbi disa projektligje të rëndësishme, të cilat u përkasin shëndetit, moralit, arsimit, trashëgimisë kulturore, statusit shëndetësor dhe social të klerikëve, statusit të feve, tatimeve, çështjeve juridike etj. Sipas Sinodit, praktika e 15 viteve të fundit që të kërkohen qëndrimet e tij, sikur u harrua dhe kjo u duk qartë në lidhje me projektligjin për arsimin shkollor dhe parashkollor. Mirëpo, Sinodi shprehu qëndrimin e vet mbi projektligj vetëm para disa muajsh, më 18 shkurt. Në hapësirën publike, përfshi këtu në rrethet e teologëve, u përhapën komente se udhëheqja e kishës në fakt do që të marrë pjesë në politikë. Komentet ishin lidhur edhe me faktin se një ditë para kësaj Mitropoliti Nikollaj deklaroi, edhe pse jo në emër të Sinodit, se do të marrë pjesë në politikë, sepse ajo “ndodhet në një stres satanik”.

Kritika analogjike Sinodi shkaktoi edhe në fund të prillit të vitit të kaluar, pasi u mor vendimi që në meshat dhe liturgjitë në të gjitha kishat dhe manastiret të përmendet emri i ish kryeministrit Simeon Sakskoburggotski si mbret i bullgarëve, siç duhet të jetë sipas kanuneve. Politikanët jo vetëm se nuk e pranuan këtë, por reaguan ashpër. Lideri i Bllokut të Reformatorëve Radan Kënev paralajmëroi se e gjithë kjo nuk është e rastit dhe përbën ndërhyrje të kishës në politikën e jashtme dhe në atë të brendshme. Presidenti Rosen Plevneliev shprehu shpresë se Sinodi do të rishqyrtojë vendimin e vet, që të mos ndahen të krishterët në monarkistë dhe republikanë, kurse vetë Simeon nuk dëshiron që të përmendet në mesha si “mbret i bullgarëve”. U sqarua se vendimi i Sinodit është marrë me këmbëngulje të Mitropolitit të Plovdivit Nikollaj pa unitetet dhe se ka pasur oponentë ndër mitropolitët.

Teologu Diljan Nikollçev i quajti deklaratat e fundit të Nikollajit para Radios Kombëtare Bullgare një demonstrim të papranueshëm politik, sepse sipas nenit 7 të paragrafit 2 të Ligjit për fetë, komunitetet fetare dhe institutet nuk mund të përdoren për qëllime politike. Burimet e vetë Sinodit pohojnë se në qoftë se ai vendos të shpallë vendimin e vet për këtë kazus me propagandën politike të mitropolitit, kjo nuk do të ndodhë para muajit shtator. Parimisht Sinodi nuk ishte befasuar, sepse Nikollaj është i njohur se mund të mbrojë në një mënyrë dy teza të kundërta. Dhe me të vërtetë është kështu – para disa vitesh ai ishte kundër ftesës ndaj ish kryeministrit Simeon Sakskoburggotski për të marrë pjesë në Tubimin Kishtar, por pas kësaj ngulte këmbë për përmendjen e tij si mbret i bullgarëve. Aktualisht ai deklaron përkrahjen e vet ndaj një prej kandidatëve për kryetar të bashkisë së Plovdivit, por para disa vitesh nuk e pranoi kandidaturën e atit Bojan Sarëev për kryetar të bashkisë së Kërxhalit, sepse, sipas fjalëve të tij “prifti është luftëtar i Krishtit dhe shërbimi i tij nuk është kushtuar sigurimit të mirëqenies së njeriut”.

Në përfytyrimet e njerëzve fjalimi i Sinodit ndaj Parlamentit në fakt nuk përbën pretendim të kishës për pjesëmarrje në pushtetin politik, por ndoshta është njëfarë urimi për një bashkëpunim më të mirë me autoritetet mondane. Ose ndoshta është një provë që të rikujtohet se megjithëse është ndarë nga shteti, sipas nenit 13 të Kushtetutës, Kisha Ortodokse ka një status të veçantë të “një feje tradicionale në Bullgari”. Mirëpo, sipas nenit të njëjtë, institucionet fetare nuk mund të përdoren për qëllime politike”.

Tashmë më shumë se një javë nuk ka reaksion nga pushteti politik në Bullgari dhe gjithçka mbetet në sferën e hipotezave, deri në shtator, ose për një periudhë edhe më të gjatë. Mirëpo, mbetet ndjenja se në Kishën Ortodokse Bullgare ndodhen gjëra të çuditshme.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..

botuar më 24-06-29 6.30.PD

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD