Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët për krizën greke

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Në vazhdim të muajve ngjarjet në fqinjën tonë Greqia ishin në qëndrën e vëmendjes së opinionit publik. Prej kohe tema “Greqi” është edhe në studimin e sociologëve të “Gallup International”. Studimi i fundit kombëtar është realizuar në periudhën 30 korrik – 6 gusht. Sipas shoqërisë bullgare faji për krizën greke është në nivele të ndryshme në Greqi dhe ndër kreditorët e saj. Nuk vihen re qëndrime solidariteti me ngjarjet në vendin fqinjë. Frika, se skenari grek mund të ndodhet edhe tek ne nuk ka vend dominues. Të tilla janë konkluzionet e sociologëve. Kush ka faj dhe kush fiton, sipas përfytyrimeve të bullgarëve?

“Kthesa e arritur gjatë korrikut në bisedimet midis Greqisë dhe kreditorëve të saj ka lënë përshtypje tek bullgarët, se qeveria greke fiton më shumë nga situata” – komenton Dimitër Ganevi nga “Gallup International”. Pak nën 40 % prej njerëzve zgjedhin këtë opsion, 24 % janë të mendimit, se fitues janë Greqia dhe ata që e kreditojnë. Por vetëm 13 % mendojnë, se në fund të fundit fitojnë kreditorët. Njerëzit me arsim dhe standard më të lartë e shohin tablonë më të ndërlikuar, janë më të përmbajtur në qëndrimin e tyre dhe shohin dobi edhe për kreditorët e Greqisë. Në tërësi ka mbetur ndjesia për epërsinë e interesit grek. Kjo me siguri i detyrohet faktit, se ishte arritur marrëveshje, por  në referendumin e zhvilluar përpara kësaj u duke një rezistencë e qartë shoqërore kundër kreditorëve. Tabloja e mendimeve të  bullgarëve është me shumë nuanca, ndërsa një e katërta prej tyre pohojnë, se nuk mund të japin vlerësim.”

Ja se si mendojnë respondentët e “Gallupit” në lidhje me fajin për situatën e krijuar.

“Ishte testuar qëndrimi ndaj disa pohimeve që të shihet çfarë vend kanë zënë stereotipat në opinionin publik, si dhe ku të  kërkohet faji për ngjarjet në Greqi, vazhdon Dimitër Ganevi. Këto pohime ngjallin hipoteza për studime të mëtejshme dhe nuk pretendojnë se janë të plota. Me gjithë atë 60% ndajnë mendimin, se Greqia ka probleme, sepse grekët nuk punojnë mjaftueshëm. Ky pohim është i përhapur në mediat botërore dhe ishte motivimi kryesor ta testojmë. 21 % prej të anketuarve nuk janë dakord me të, të tjerët janë në hezitim. Njëkohësisht, afro 70% janë dakord edhe me pohimin, se ata që uji kanë dhënë kredi Greqisë, kanë fajin kryesor. 14 % nuk pajtohen me këtë pohim. Këtu përkrahësit e së majtës shfaqin më shumë dakordësi. Por pëlqim më të madh shkakton pohimi “Fajtori kryesor për problemet e Greqisë janë politikanët e atyshëm”. 75% prej bullgarëve janë dakord, ndërsa vetëm 9% janë në mendimin e kundërt. Të tjerët janë në hezitim. Duhet të kemi parasysh, se negativet serioze të klasës politike në Bullgari, por edhe në vende të tjera, veprojnë në mënyrë automatikë – “politikanët gjithmonë janë fajtorë”.

Në studimin e tij të fundit “Gallup International” testoi edhe pohimin “Pjesë prej borxheve të Greqisë duhet të falen”. Por ai nuk miratohet nga 70% prej bullgarëve. 11 % janë në mendimin e kundërt, të tjetër janë në hezitim.

“Kjo pyetje ishte shtruar prej nesh para disa muajve dhe struktura e mendimeve nuk është ndryshuar ndjeshëm, pavarësisht nga referendumi i zhvilluar në Greqi dhe bisedimet pas kësaj me Brukselin – qëndrimet shoqërore nuk janë ndryshuar, vazhdon Dimitër Ganevi. Kjo vihet re sidomos tek pohimi “Bullgaria duhet të ndihmojë Greqinë m financa”. Një pyetje e tillë ishte shtruar në maj, por atëherë, si edhe në gusht vetëm 6% prej të anketuarve pajtohen me të, ndërsa 80 % janë kundër.”

Sipas studimit të fundit të “Gallup International” pavarësisht, se një pjesë e madhe e bullgarëve mendojnë, se qeveria greke është fituesi nga marrëveshja, 43% janë të mendimit, se situata në Greqi në të ardhmen do të përkeqësohet, 21 % – se do të për mirësohet. Ë se shumë se dy e treta pohojnë, se nuk dinë. Gjatë testimit të pohimit “Ka rrezik që në Bullgari të ndodhet krizë si ajo në Greqi” përqindjet  e përgjigjeve pozitive dhe negative janë të njëjta. Shtresat më të ulëta sociale përgjigjen me shumë frikë. Rol të konsiderueshëm luajnë jo aq të ardhurat dhe arsimi, se sa përkatësia partiake. Përktrahësit e GERB në pjesën dërmuese hedhin poshtë kërcënimin e një krize të ngjashme në vendin tonë. Siç duket, përmirësimi i situatës në Greqi ka ndikuar edhe për largimin e pasigurisë në vendin tonë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..

botuar më 24-09-07 8.15.PD
Prof. i Asociuar Spas Tashev

Një shoqatë bullgare ka shpërndarë një letër të rëndësishme drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Shoqata "Pаsardhësit e refugjatëve dhe migrantëve nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe miq" shpërndau një letër të hapur drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në RSM dhe..

botuar më 24-09-02 7.45.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia blen avionë luftarakë “Rafale” nga Franca për 2.7 miliardë euro Për gjithsej 2,7 miliardë euro, Serbia do të blejë nga kompania franceze “Dassault Aviation” 12 avionë të rinj luftarakë “Rafale” – 9 me një vend dhe 3 dyvendësh...

botuar më 24-08-31 10.40.PD