Refugjatët janë një temë e dhimbshme jo vetëm në Bullgari, por në mbarë Evropën. Në Evropë ata tashmë janë mbi 500 000 veta. Gjatë 2012-ës 1 400 veta kërkuan mbrojtje te ne, në vitin e kaluar ata ishin mbi 11 000, kurse sivjet, vetëm deri në fund të muajit korrik numri i tyre tejkalon 9 000. Kjo rritje e madhe na vendos para sfidave të reja, por Kryqi i Kuq Bullgar ka mundësi për të ndihmuar – deklaroi Kryetari i Kryqit të Kuq Bullgar Hristo Grigorov në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë.
“Që në vetë fillimin, kur erdhi vala e parë e refugjatëve, ne i hapëm depot tona dhe ndihmuam më shumë se 1500 veta. Kryqi i Kuq Bullgar i ka resurset e veta, disponojmë pesë depo ndihmëse në vend dhe jemi në gatishmëri të plotë për të ndihmuar 12 000 veta. E them këtë, që ta theksojë kapacitetin e mundësive tona. Kryqi i Kuq Bullgar mirëmban një rrjet për radio komunikim dhe mjete transporti dhe në kuadrin e disa orëve dërgon në çdo një pikë të vendit gjithçka të domosdoshme. Kështu siguruam ndihmë, kur u gjendëm para problemit të refugjatëve. Si rrjedhim i kësaj institucionet filluan të punojnë, situata u normalizua dhe çdonjëri e ndërmori përgjegjësinë e vet. Shumica e refugjatëve nuk disponojnë aspak mjete dhe zakonisht janë në një gjendje shumë të rëndë. Çështja është jashtëzakonisht humanitare dhe ne i ndihmojmë si refugjatët, ashtu edhe shtetin. Duke i zgjidhur problemet tona, ne bashkëpunojmë me pothuaj të gjitha institucionet – me Ministrinë e Shëndetësisë, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, me Policinë Kufitare, përfaqësuesit e strukturave evropiane, me OKB-në. Punojmë së bashku në kuadrin e kompetencës sonë. Sigurisht që ata luajnë rolin kryesor dhe ne jemi prapa tyre, por gjithmonë jemi gati për të ndihmuar.”
Sipas të dhënave të Agjencisë Shtetërore për refugjatët aktualisht 800 refugjatë, të cilët ndodhen në kampe, janë me status të formuar dhe në fakt ata nuk duhet të qëndrojnë atje. Faktikisht 25 për qind prej tyre, çdo një refugjat i katërt, vazhdon të banojë në kampet e refugjatëve, madje të ketë dokumente, sepse qëndrimi i tij atje dhe ushqimi janë falas, kurse qiraja është e shtrenjtë. Kjo kufizon seriozisht kapacitetin për pritjen e më shumë refugjatëve në sfondin e valës në rritje në kufirin tonë me Turqinë. Kryqi i Kuq Bullgar do të përfshihet në zgjidhjen e këtij problemi duke siguruar dhe duke paguar në vazhdim të një viti qiranë e 1000 refugjatëve, që e kanë marrë statusin e refugjatit. Si do ta realizoni këtë? Ku do të vendosen këta njerëz? Në shumë rajone të vendit ata nuk trajtohen mirë nga vendasit, kurse veprimet ksenofobe bëhen gjithnjë e më shumë.
“Në bazën e një marrëveshjeje dhe me një resurs të siguruar financiar, ne u angazhuam për të gjetur shtëpi me qira për 800-1 000 njerëz. Kjo do të ndodhë në kuadrin e një, dy muajve, me ndihmën e vullnetarëve të organizatës sonë – thotë Hristo Grigorov. Seleksionimi zbatohet nga Agjencia Shtetërore për Refugjatët dhe do të na japin një listë me emrat e njerëzve. “një pjesë e madhe e refugjatëve do të vendosen në Sofje, si edhe në qytetet Harmanli, Haskovo, Jamboll, Stara Zagora në Bullgarinë Jugore. Po punohet shumë seriozisht mbi këtë çështje, kurse shfaqjet e ksenofobisë janë përjashtime. Do të nënvizoj se bullgari nuk jeton në një mënyrë shumë komforte. Gjatë disa viteve të fundit varfëria shihet kudo, kurse në të njëjtën kohë ne i vendosim refugjatët dhe i ndihmojmë. Kështu qe është logjike që njerëzit të mos jenë të kënaqur dhe të pyesin: “Pse i ndihmojnë ata, pse nuk më ndihmojnë mua? Unë jetoj më keq.” Problemi tjetër është lidhur me çështjen humanitare. Në qoftë se ata, të cilët ankohen, vijnë me ne në kufi dhe shohin një nënë me tre, katër fëmijë, të cilët qajnë, të uritur dhe pa rroba, atëherë me siguri do të thonë – le t’i ndihmojmë këta njerëz! Unë mendoj se populli bullgar në thelbin e vet nuk është ksenofob. Kur drejtojmë apele shumë njerëz shfaqin dëshirë për të ndihmuar, kurse ksenofobia është një rast i veçantë dhe nuk i përket tërë popullit bullgar.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..