Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Xhaz në Bansko 2015 – një shumëllojshmëri e stileve, personaliteteve të njohur dhe përjetimeve muzikore

БНР Новини
Silvan Cing
Foto: Bulfoto

Suing, blus, soul, fëng, latino – kjo është vetëm një pjesë e vogël nga shumëllojshmëria e stileve, të cilën e propozoi Xhaz Festivali Ndërkombëtar i Banskos  (8-13 gusht). Një nga forumet më të mëdhenj muzikor; tek ne prej viteve ofron skenën e vet si për interpretuesit e drejtë të xhazit, por po kështu dhe të etno, pop, dhe rok grupeve. Nuk bën përjashtim edhe edicioni i sapo përfunduar i tetë. Zgjodhëm për ju disa nga aksentët mes rreth 30 koncerteve në program.

Bugi pianisti zviceran nga Silvan Cing Trioja, zakonisht paraqitet si solist. Në Bansko ai mbërriti me trion e vet, kurse publiku i dhuroi me duartrokitje të shumta. Silvan është muzikanti i vetëm evropian, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë, me të cilën kolegë dhe shok përcollën Bi Bi King-un gjatë muajit maj sivjet. Ka qenë një pjesë nga koncerti i muzikantit legjendar të festivalit në Montrjo gjatë vitit 2011 bashkë me Karlos Santana, Xhon Mak’Laflin e të tjerë.

Karmen SouzaBukuroshja Karmen Souza nga Kabo Verde prezantoi albumin e vet të ri, të incizuar midis shfaqjeve të saj në Angli, Portugali, Shtetet e Bashkuara e të tjera. Në të janë përfshirë këngët e saj prej autori, të krijuara bashkë me bas kitaristin nga grupi i saj Teo Paskal – mentor të saj dhe producent.

Prania e një muzikanti nga rangu i Sheli Bërgut është nder për çdo një festival nëpër botë. Ai interpreton me një sukses siç muzikë klasike, kështu edhe muzikë xhaz. Ai është dekan i një shkolle me prestigj pranë Universitetit në Majami. Gjatë viteve të fundit merr pjesë në një sërë projektesh, të cilat kanë fituar ose janë të propozuar për “Grami”. Dy herë është caktuar për një dekoratë prestigjioze dhe si aranzhues:

Sheli Bërg“Fillova të merrem me pedagogji muzikore sepse dëshiroj të ndryshoj “biografinë” e kësaj pedagogjie. Inkurajoj muzikantët e rinj që të improvizojnë. Që nga fillimi i shekullit të XX-të, me përsosjen e mënyrave të incizimit, njerëzit presin nga muzikantët që të jenë të përkryer në koncertet e tyre. Kështu tradita e improvizimit që ekzistonte në vazhdim të shumë shekujve u shua. Albumin tim të ri e incizova me ndihmën e Orkestrës Fizarmonike Mbretërore. Një nga pjesët është “Rapsodia në blu”. Atje ka tri kadenca, në të cilat unë improvizoj – kjo habiti disa nga kritikët.”

Sheli Bërg tha gjithashtu se është shumë i kënaqur me muzikantët e rinj bullgarë, me të cilët interpreton. “Ua dërgova atyre muzikën time dhe akoma në provën e parë kuptova se ata e njohin muzikën time, kështu siç e njohin atë muzikantët e mi, me të cilët punoj në ShBA.”

“Shqiponjat e xhazit” (Jazz Eagle Bing Band) – kështu quhet banda e Forcave Ushtarake dhe Ajrore të Turqisë me dirigjent Murat Aksoi. Orkestra e mrekullueshme interpretoi së bashku me këngëtaren bullgare me prejardhje turke Jëldëz Ibrahimova. Ajo ka lindur në Bullgari dhe kohët e fundit jeton kryesisht në Turqi. Vazhdimisht punon për thellimin e lidhjeve kulturore mes dy shteteve. Ajo prezantoi programin e saj të përbashkët me “Shqiponjat”:

Jëldëz Ibrahimova“Prezantojmë standarde të njohura të muzikës xhaz me elemente të këngëve popullore turke. Aranzhimin e bëri Murat Aksoi. Një pjesë të programit e incizuam në Radio Ankara. Gjatë prillit përsëri së bashku hapëm Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Xhaz në Ankara. Udhëtuam dhe në shumë qytete të Turqisë”.

“Për dëgjuesit e Radios Kombëtare Bullgare unë jam Blui nga “Inkognito”. Shpresoj, se mund të ndani gëzimin nga jeta me anën e muzikës. Shpresoj, se për ju ajo është një bisedë të bukur dhe udhëtim të këndshëm.”Kjo është përshëndetja speciale e themeluesit dhe liderit të pazëvendësueshëm të grupit britanik “Inkognito”. Blui është për herë të dytë në Bansko. Ja se çfarë kujton ai për takimet e veta këtu:

Inkognito“Kur vazhdimisht je në rrugë dhe çdo ditë je në vende të ndryshme të botës, shpesh herë po e harron ku ke qenë.  Ajo që mbetet është atmosfera. Nga vizita ime e mëparshme mbaj mend, se njerëzit në të vërtetë dëgjojnë atë që u them unë. Jam i lumtur, se kam mundësi të takohem me njerëz  interesantë, se kam talentin të shprehë ndjenjat e mia nëpërmjet muzikës dhe të prekë zemrat e njerëzve. Çdo ditë unë përjetojë ëndrrën time fëmijërore. Kur isha 5 vjeçar i thash vetes, se do të merrem me muzikë. Gjyshi dhe gjyshja ime  më mbështetën dhe gjithmonë kam ndjenjën se ata janë me mua në skenë  dhe më thonë: ”Bëje ashtu siç e do ti. Krijova grupin me idenë që ai vazhdimisht të ndryshohet. Ne nuk jemi si formacionet e tjera. “Inkognito” është si një platformë, nga e cila secili mund të zgjedhë rrugën e vet të zhvillimit. Aktualisht disa veta nga grupi po punojnë mbi projekte të ndryshme dhe unë i mbështet. Ata janë familja ime. Disa vijnë, disa largohen, por ruajmë lidhjet tona.”

Përfundojmë me fjalët e Rej Dorset nga “Mango Xheri” – autor dhe interpretues i hitit më të njohur veror “In the Summer Time”. Rej është në Bansko për herë të tretë, i tërhequr nga atmosfera festive, publiku i përzemërt dhe miqtë e rinj.

“Kur  je sportist dhe dëshiron të marrësh pjesë në maratonë ose ndonjë garë tjetër, kur klasifikohesh ti je më i miri. Ne muzikantët nuk kemi nevojë të garojmë. Disa muzikantë hyjnë në shou biznesin me të vetmin qëllim të jenë të parët dhe më të mirët. Të tjerë mendojnë, se në këtë sferë fitohet shumë. Ndërsa unë dua të zbavitë publikun dhe mendoj, se e bëj me këngët të thjeshta. Dua ta detyrojë publikun tim   ta gëzojë jetën nëpërmjet muzikës sime”.

Përgatitën në shqip: Nataniela Vasileva, Jordanka Ivanova, Sofia Popova

Fotografi: Bulfoto



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Orkestra Popullore e BNR mbyll sezonin me një produksion të ri dhe solistë të ndritur

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Dimitër Hristov mbyll sezonin sonte /20 qershor/ me një koncert në të cilin do të tingëllojnë vetëm titujt premierë. Programi përfshin 17 pjesë të reja dhe aranzhime..

botuar më 24-06-20 6.15.PD

Ljubo Kirov fillon verën me një këngë dhe album të ri - "Zemra e re"

Ljubo Kirov është ndër yjet e muzikës bullgare që kanë mbushur sallat më të mëdha gjatë viteve të fundit. Çdo këngë e tij e re emocionon publikun, i cili ka një arsye të re gëzimi – tashmë është gati albumi i ri i këngëtarit, “Zemra e re”. Në..

botuar më 24-06-19 1.25.MD
Foto: Shkolla Korale Shpirtërore pranë tempullit

Në Sofje nis Festivali i parë i Muzikës Shpirtërore Korale

Në ditët para festës së madhe të krishterë të Rrëshajave, tempulli "Shën Sofja - Urtësia e Zotit" pret edicionin e parë të Festivalit të Muzikës Shpirtërore Korale "Trisvjatuju pesn" ("Трисвятую песнь") nga 19 deri më 23 qershor. Organizatorë janë..

botuar më 24-06-19 6.10.PD