Në fillimin e shekullit të kaluar një bullgar doli jashtë shtetit të sapoçliruar për të pushtuar skenat më të mëdha operistike botërore dhe për të treguar talentin bullgar. Petër Rajçev është një tenor i shkëlqyeshëm me prani imponuese skenike. Është bullgari i parë me karrierë ndërkombëtare, që ka kënduar para publikut të La Skalës, Kovent Gardenit, Metropolitanit, Shtatsoperës, Gran Operës, Bolshoi Teatrit. Premiera e librit të tij autobiografik para pak kohe ishte shkaku që të kujtojmë për këtë ndërtues të Bullgarisë bashkëkohore, themeluesi i shkallëve, në të cilat edhe sot ngjiten talentet operistikë bullgarë. Nipi i tij Petër Rajçev, jo vetëm mban emrin e gjyshit të vet, por është personi, i cili organizoi botimin e ri të këtij libri. Ai tregoi:
“Karriera e tij filloi në vitin 1912 në skenën e Kovent Gardenit dhe deri në vitin 1944 këndoi në të gjithë teatrot e mëdhenj operistikë. Në repertorin e tij ka më se 80 role dhe qindra kënga. Flasim për një kohë, në të cilën të jesh këngëtar operistik ka qenë diçka e jashtëzakonshme. Petër Rajçevi ka qenë partnerë të personave të mëdhenj si Shaljapin, Karuzo, Xhili, Dal Monte.
Petër Rajçevi lindi në vitin 1887 në qytetin e Varnës. Në shkollë ai për herë të parë tregoi aftësitë e tij dhe u bë pjesë e korit krishter të kompozitorit dhe pedagogut të njohur profesor Dobri Hristov.
“Duhet të them se Petër Rajçevi ishte një person me shumë aftësi në sfera të ndryshme – vazhdoi nipi i këngëtarit të madh. – Ai studioi letërsi në Universitetin e Sofjes dhe mbaroi Shkollën e arteve të bukura. Ishte bashkënxënës dhe mik i afërt i shkrimtarit të madh bullgar Çudomir, më të cilin në kohën e arsimit të tyre të lartë kanë shkruar artikuj dhe kanë vizatuar për gazetën e njohur “Bëlgaran”. Kështu që nuk është e rastit se në kapakun e librit ka një autoportret të mrekullueshëm të gjyshit time. Dëshira e tij ka qenë që të bëhej shkrimtar dhe piktorë, por u bë e qartë se dashuria e tij më e madhe ishte këndimi. Dhe sepse në Bullgari atëherë nuk pati një shkollë të lartë muzikore, ai shkoi në Moskë, ku mbaroi studimin e vet vetëm për tre vjet. Pasi refuzoi të bënte solist i Bolshoi Teatrit, sepse mendonte se nuk ishte gati për skenën e madhe, me një bursë të Universitetit të Moskës shkoi në Itali për të vazhduar arsimin.”
Në Napoli Petër Rajçev studioi në klasën e pedagogut legjendar Fernando de Luçia. Pastaj të gjitha dyert e teatrove operistikë ishin hapur për bullgarin e ri. Ai jo vetëm këndoi në partneritet të zërave më të mëdhenj të epokës, por u bë pjesë e elitës kulturore evropiane. Kështu pas një darke ai u njoh me Stefan Cvajgun.
“Pasi gjyshi im ishte prezantuar, u bë e qartë se ndër mysafirët e tjerë u ndodh Stafan Cvajgu. Mikpritësja saktësoi se këngëtari ishte bullgar dhe Stefan Cvajgu iu drejtua Petër Rajçevit me fjalët “Takimi me ju është një nder i madh për mua. Kënaqem shumë të kuptoj se jeni bullgar. Çfarë mund të më tregoni për qytetin Vidin?” – ishte pyetja e shkrimtarit të madh. Pastaj u bë e qartë se stërgjyshërit e tij kanë qenë bullgarë nga qyteti Vidin”.
Shkrimtarët e poetët e shquar bullgar Ivan Vazov, Dimço Debeljanov, Elin Pelin dhe shumë të tjerë ishin pjesë e rrethit të tij në Bullgari.
“Do të jetë banale po të them se kanë pasuruar njëri-tjetrin, tha nipi Petër Rajçev. – Kanë qenë njerëz me pikëpamje të afërta me parime të ngjashme për letërsinë dhe për kulturën. Petër Rajçevi gjithmonë ka deklaruar me lavdi se është bullgar.”
Në vitin 1936 Petër Rajçevi u kthye në Bullgari për të punuar për zhvillimin e artit operistik tek ne. Ai u bë themeluesi i shumë teatrove, punoi si regjisor dhe pedagog.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju..