Teknologjia për bërjen e djathit me një myk të gjelbër nga fshati i vjetër malor Çerni Vit nuk është e harruar. Në këtë na bindin përkrahësit e lëvizjes ndërkombëtare Slow Food në Bullgari. Ata kërkojnë “thesare gastronomike” dhe i kthejnë në bazë për një biznes të vogël të bashkësisë, e cila i prodhon. Djathi bullgar, i mbuluar me një myk të gjelbër ka fituar një njohje nëpër botë, në sajë të vlerësuesve , të cilët janë afruar afër tij nëpërmjet ekspozitave kulinare dhe degustimeve të posaçme. Për konsumatorin bullgar djathi me myk nga fshati Çerni Vit është një mister. Edhe sikur të ketë dëgjuar për shijen e tij të shkëlqyer dhe për cilësitë ushqimore, bullgari nuk di që ku të blejë sikurse edhe një copë nga ky djathë. Në fshatin Çerni Vit, kur drejtoni pyetjen nëse ndokush në fshat bën djathë të mykur, njerëzit vendas përgjigjen negativisht. Për përgatitjen e këtij djathi nuk kërkohet ndonjë ndërhyrje të posaçme njerëzore, kurse sporet e mykut shfaqen në një rrugë të natyrshme mbi djathin e pjekur të shëllirës. Historia e delikatesës prej qumështi nga Çerni Vit është shumë e vjetër dhe tregon për jetesën e njerëzve vendas nga periudha kur në Ballkan janë rritur kope me qindra mijë dele. Gjatë periudhës së verës, njerëzit kanë bërë dhjamth dhe e kanë ruajtur në fuçi prej druri. Pak nga pak shëllira ka kulluar dhe djathi ka filluar të thahet. Në fund të verës barinjtë e kanë vendosur prodhimin e vet nëpër depot e shtëpive, kurse myku i gjelbër është paraqitur pas hapjes së kades me anën e ajrit të lagësht dhe të freskët të podrumit. Për një kohë të gjatë myku është spastruar me shumë kujdes nga pronarët, kurse sot befasohemi nga fakti, sepse e dimë sesi myku e ndreq shijen dhe e kthen djathin në një produkt të kërkuar për vlerësuesit.
Djathi i gjelbër tanimë ka vendin e vet të ruajtur mbi hartën e thesareve kulinare nga Evropa. Me të aty shfaqet dhe Bullgaria, si atdheu i njërit prej 3 djathërave ty mykur në Kontinentin e Vjetër, të cilët bëhen përmes infektimit të natyrshëm të qumështit. Si në fshatin Çerni Vit po bëhen gati të shpëtojnë nga harresa recetën për përgatitjen e djathit të gjelbër, mësojmë nga kryetari i bashkisë i fshatit Cvetan Dimitrov. Ai ka ndërmarrë pikëpamjet e organizatës ndërkombëtare për një “ushqim të ngadaltë” dhe shpreson se, që të gjithë mbajmë përgjegjësi për ruajtjen e produkteve të shijshme dhe të pastra, të prodhuara në vendlindjen tonë.
“Kur qesh fëmijë me një kënaqësi e konsumoja këtë djathë të gjelbër. E mbaj mend shijen e tij, me të lidh erën e fëmijërisë time. Pas kësaj për një periudhë të gjatë kohe djathi i gjelbër u zhduk nga Çerni Vit. Atëherë unë fillova të pyes për të. Është e nevojshme vetëm një aromë, e cila përhapet në ajër, që të na kthejë drejt vlerave tona të lashta. Një ditë nga organizata ndërkombëtare “Slow food” më telefonuan me propozimin të marrë pjesë në një ekspeditë, e cila zbulon prodhime interesante të qumështit, një prodhim vendas. Gjeta vetëm një copëz të vogël nga djathi në të gjithë fshatin, por kur e prezantova përpara specialistëve, ata mbetën të mahnitur. Kureshtarja është se, djathi i gjelbër asnjëherë nuk është propozuar në tregun tonë. Nuk do ta gjeni në asnjë vend në rrjetin tregtar, përveç se tek një nga banuesit në Çerni Vit. Ai prodhon një djathë të mirë të bardhë të shëllirës, që ka një përmbajtje të ulët të ujit. Kur qëndron në kadet prej druri, mbi të lind formimi i mykut të rokforit. Në bazë të traditës në Çerni Vit djathi bëhet vetëm prej qumështit të deles ose të dhisë. Në ndryshim nga lopët , ato japin qumësht në një periudhë më të shkurtër kohe gjatë vitit, që të mund të ruhet produkti i prodhuar për një periudhë më të gjatë për muajt e gjatë të dimrit, prej qumështit të tyre bëhet djathë. Për shkak të kësaj tradite vendase, djathi i gjelbër bullgar nuk është i bërë nga qumështi i lopës, në ndryshim nga të tjerët në Evropë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..