Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Evgeni Dinev: “Më pëlqen të fotografoj kur zbardhet dita”

БНР Новини
Foto: evgenidinev.com

Bullgari Evgeni Dinev zuri vendin e gjashtë të denjtë në klasifikimin e fotografisë më të mirë të peizazhit në botë të sajtit amerikan topteny.com. Ky vlerësim i merituar ishte shkaku për takimin tonë me fotografin e ri. Krijimtaria e tij bënë përshtypje me fotografitë e mrekullueshme të Bullgarisë dhe të këndeve të ndryshme të botës. Atë, që prezanton fotografi i ri nuk është vetëm një koleksion i thjeshtë i fotografive preokupuese, por një tregim me tablo, ngjyra dhe fjali. “Trualli ynë mban shenjet e qytetërimeve të lashta, të zhdukura gjatë shekujve. Në pyjet shekullore të malit Ballkan akoma zhyten në haresë kështjella të shumta, të cilat dikur ishin pjesë e rrjetit mbrojtës të Bizanit të fuqishëm”, – kështu tregon vet Dinevi dhe e mbështet fjalët me fotografi të shumta. Ai na kthen qindra vite mbrapa, kur Kalaja Kipillovsko në malin Stara Pllanina mbronte bizantinët nga fiset barbare. Ai rrëfen, se me fotografinë filloi të merret nga kureshtja. Që në kohën kur Interneti nuk ekzistonte, përderisa shfletonte revistat “Neshenëll gjeografik”, te Evgeni Dinevi lindi dëshira që vet ai të bëjë provë të prezantojë botën përreth nëpërmjet fotografive. Sot veprat e tij kanë një popullaritet jashtëzakonisht të madh në rrjetet sociale, ndërsa fansat e tij në Facebuk arrijnë pothuajse 91 mijë. Mirëpo, çfarë emocione përjeton fotografi, kur zbulon pamjen unike?

Снимка“Problemi është, që fotografi nuk di cila nga pamjet janë unike. Kur fotografon, ngandonjëherë edhe mendon, se peizazhet janë tepër të thjeshta. Ka raste se kur shikon fotografinë, edhe atëherë vështirë të dallohej bukurinë – rrëfen Dinevi. – Ngandonjëherë njerëzit janë ata, të cilët tregojnë cilat nga fotografitë përmbajnë peizazhe të mrekullueshme dhe janë të papërsëritshme. Kishte raste, që një fotografi të prezantoj pas 2-3-4 vitesh pasi e kam bërë. Dhe mezi atëherë zbuloj, se ajo është e mahnitshme dhe unike, por unë nuk e kam parë këtë deri atëherë. Kështu që ngandonjëherë njerëzit janë ata, që më hapin sytë për fotografitë më të bukura.”

СнимкаCila kohë është më e përshtatshme për fotografimin e peizazheve?

“Personalisht unë pëlqej të bëj fotografi herët në agimin e diellit, kur nis të zbardhë drita, atëherë kur lindet dita. Ka kushte për vesë, dhe mjegulla e mëngjesit po zhduket. Atëherë qielli është i pastër dhe i tejdukshëm, drita është e fortë. Orët, kur dielli është nën dhe mbi horizontin, janë më të mira për fotografi. Fotografitë e ditës, nuk mund të krahasohen me ato të bëra, kur bie drita e parë e mëngjesit. Kështu që fotografi duhet të jetë në kohën e saktë në vendin e dukur” – shpjegon krijuesi.

СнимкаKur spektatori  me kënaqësi shikon fotografitë e bukura, ai rrallë herë e ka të qartë sa vështirë është të fotografohen peizazhe në kushte ekstreme natyrore – shi, bubullime, stuhi, dëborë. “Kur moti është i tillë, që të bëhesh fotografi, duhet të marrish përsipër një rrezik të madh”, nuk fsheh vështirësitë bashkëbiseduesi. Mirëpo, me këtë nuk sosen momentet e ndërlikuara lidhura me fotografimin e peizazheve. Për këtë Evgeni Dinevi tregon:

Снимка“Momentet më të vështira kanë të bëjnë me udhëtimin. Këndet interesante nuk ndodhen këtu afër, ata duhet të kërkohen. Në fakt puna më e rëndë lidhet me zbulimin e vendit më të mirë për fotografim. Dhe kjo ka të bëjë me udhëtim të gjatë. Fotografi duhet të ngrihet në orën 2 ose 3 të natës që të arrijë vendin e caktuar dhe atëherë të fillojë të pretë, të pretë çastin më të përshtatshëm. Në fund të fundit ka mundësi, që të mos jetë aq e mirë, por nuk mund të bëhet asgjë. Kështu që është i domosdoshëm një dhurim i madh dhe kërkime të shumta. Dhe në se fotografi do të gjejë këndin më të mrekullueshëm, atëherë duhet të jetë i aftë të zbulojë dhe të kapë bukurinë.”

СнимкаI udhëhequr nga dëshira të zbulojë kënde piktoreske fotografi e ra vendin kryq e tërthor. Mirëpo, a ka rajone të caktuara të Bullgarisë, të cilët janë tepër të përshtatshme për fotografim?

“Mendoj, se në Bullgari akoma ka vise të tilla – me psherëtimë të brengosur rrëfen Evgeni Dinevi dhe vazhdon. – Për mua ato janë pyjet shekullore, rezervatet e ruajtura në malet Stara Pllanina dhe Rodope. Në malet e tjera ato vise pothuajse janë në zhdukje. Parku Kombëtar Ballkani Qendror në malin Stara Pllanina është më i pasur i pyjeve. Pyje të dendura ka edhe në pjesët e larta të malit Rodopa, por për fat të keq prerja e pyjeve po avancon kudo. Në Parkun Natyror Stranxha tashmë nuk kam dëshirë të shkoj. Aty kishte pyje shekullore dhe rrugët kalonin nën tunele të formuara nga pemët. Vështirë dielli depërtonte përmes gjetheve të shumta. Mirëpo, tani ka sipërfaqe të tëra të zhveshura. Pamja është tepër e trishtuar. Mendoj, se atë, që ka më shumë rëndësi tek ne më shpejtë asgjësohet.”

СнимкаPërgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD