Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

„Naima” – projekti bullgar i Kristiane Karam

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Emri i saj është Kristian Karam, por në Bullgari që të gjithë e quajnë Kristiane ose Kristiançeto. Dhe ajo mban shumë për këtë transkriptim. “Kështu e ndiej veten shumë speciale, më vjen shumë mirë se emri im ka variante bullgare”-thotë ajo. Kristiane është pedagoge në Bërkli kolixh, këngëtare, organizatore e festivalit, lider e formacioneve të ndryshme muzikore. Aktualisht është ko-drejtuese e një klase mjeshtërie në degën e të kënduarit me ftesë të mësuesit të vet dhe idhull Bobi Makferin. Shkolla verore zhvillohet afër Nju Jorkut / New York County/, kurse ajo me shumë gëzim afrohet ndaj ekipit të pedagogëve të muzikantit të madh, në grupin e të cilit ka kënduar. “Prej tij kam mësuar gjëra mjaft të çmueshme jo vetëm për mënyrën e të kënduarit, por dhe për qëndrimin ndaj muzikës, për lirinë e shpirtit...”-nënvizon Kristiane. Ajo merr pjesë dhe në filmin dokumentar me Bobi MakFerin dhe Jo-Jo-Ma “Instinkti muzikor: Shkenca dhe Kënga” gjatë vitit 2009. “Zillzalla” quhet grupi i saj multi-kombëtar në Shtetet e Bashkuara, i krijuar me idenë të bashkojë kultura dhe tradita të ndryshme. Ekzekuton një përzierje prej muzikës tradicionale arabe dhe asaj ballkanase, me një ndikim të fort të xhazit. /Zillzalla është një fjalë arabe, që do të thotë tërmet/. Ja dhe një nga piesat, të përfshira në diskun e formacionit. “Një valle ballkanase” është në repertorin dhe të grupit bullgar të Kristianes, për të cilin do të mësoni pas pak.

“Klasa ime e parë e mjeshtërisë këtu qe gjatë muajit qershor të vitit të kaluar-tregon Kristiane. E organizon studioja vokale “Di stars”, pas kësaj kisha dhe disa të tjera-në Sofje dhe në Plovdiv. Gjithmonë është një kënaqësi e madhe të punoj me muzikantët e rinj bullgar. Ata janë shumë të talentuar, të etur për dije dhe shumë e shumë të përzemërt. Shpresoj që ata të mësojnë diçka prej meje. Me siguri unë po kështu që mësoj prej tyre. Përveç kësaj është shumë dëfryese.”


СнимкаDëgjuam incizimin dokumentar të “Naima”-një formacion prej muzikantëve bullgar, me të cilët Kristiane realizoi një varg koncertesh. Emërtimi vjen nga arabishtja. Fjala lidhet me cilësitë e Zotit.

“Ideja lindi gjatë verës së kaluar. Filluam të bëjmë prova dhe të zhvillojmë koncerte gjatë vjeshtës së vitit 2014. Dhe repertori dhe thelbi i projektit janë të lidhura me atë, që bëj me “Zillzallanë”. Qëllimi është që traditat e ndryshme muzikore të bëhen më të afërta dhe më të pranishme për njerëzit nëpër botë. Për mua gjithmonë është një kënaqësi të prezantoj traditat lindore përpara publikut perëndimor, ti bëj më të pranishme. Dhe gëzohem shumë, kur njerëzit tregojnë një kureshtje, kur tek ta shfaqet një dëshirë të mësojnë më shumë për muzikën, të cilën ju ofroj. Unë vij nga Lindja, jam rritur me muzikën e prindërve të mi-libanez dhe amerikane. Por akoma si fëmijë mësoj muzikë dhe piano klasike, më vonë dhe xhaz. Tek unë ka një dëshirë të fortë të bëj të kuptueshme këtu gjuhë dhe të gjej rrugë për bashkimin e tyre. Mësova shumë për folklorin bullgar nga këngëtarja e shkëlqyer popullore Binka Dobreva. Kam mësuar muzikë nga India, Afrika, muzikë tradicionale si dhe shumë të tjera. E gjithë kjo gjen ndikim në kompozicionet e mia”.

Tingëlloi incizim nga koncerti i “Naimas” në Bi bop kafe-në qytetin Plovdiv. Muzikantët po përgatisin albumin e vet të parë. Ja dhe emrat e tyre: Zhivko Vasilev-fyell, Stanisllav Arabaxhiev-piano dhe kitarë, gajdexhiu i njohur Pejo Peev. Perkusionet me të cilat paraqitet grupi janë disa-Stefan Hristov, Petër Todorov e të tjera. Nganjëherë ndaj “Naimas” bashkohen muzikant bullgar dhe të huaj-njerëz nga bashkësitë e ndryshme kombëtare dhe etnike, të cilët pasurojnë “pamjen” me ide dhe tingëllime. Ky është dhe qëllimi bazë i projektit, i përcaktuar nga Kristiane kështu:”Të bashkojë ritmet ballkanike, mistikën e lindjes së afërt dhe muzikën moderne perëndimore dhe të shërbejë si një platformë për komunikim, tregim dhe multimedie.”

Përfundojmë me një interpretim të “Zillzallasë”-Lamma Bada Yatathanna. Kjo është një këngë tradicionale arabe, e cila është e përfshirë dhe në repertorin e koncerteve të “Naimas”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ti më premtove" – një këngë nga Konkursi "Burgas dhe Deti" 2024

Një nga këngët pjesëmarrëse në Konkursin "Burgas dhe Deti" 2024 është "Ti më premtove" në interpretim të Ansamblit Vokal “HighLight”. Në të u mblodhën 20 këngëtarë të rinj të talentuar nga HighLight Singing Academy. Disa prej tyre tashmë janë fitues..

botuar më 24-07-26 2.45.MD

"Nëse telefonon" – një duet i dy interpretuesve të rinj

Dy autorë dhe interpretues të talentuar u bashkuan në një duet. Robi dhe Dara Ekimova krijuan bashkë muzikën dhe tekstin e këngës "Nëse telefonon". Aranzhimin e bënë Robi dhe Martin Nikollov. Robi tregon për krijimin e këngës: "Një mbrëmje i..

botuar më 24-07-25 8.15.PD

Muzikantët e Grupit “Jupiter 7” prezantojnë këngën e tyre më të re

Shtëpia e Kulturës "Sredec" në Sofje shënon 50 vjetorin e saj me një sërë ngjarjesh muzikore nën titullin "Ishulli i Muzikës". Në këtë mënyrë, Shtëpia e Kulturës "Sredec" u jep një skenë profesionistëve të dëshmuar dhe të rinj - këngëtarë dhe..

botuar më 24-07-24 7.35.PD