Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mozaikë ekologjike nga Bullgaria

БНР Новини
Foto: arkiv

Delfinët e ngordhur në Detin e Zi janë rritur gjatë gushtit

Së paku tre herë janë rritur sinjalizimet për delfinë të gjetur në bregun e detit brenda 10 ditëve të para të gushtit, tregojnë të dhënat e Organizatës ekologjike “Ballkani i gjelbër”. Vazhdojnë të vijnë sinjalizime të reja, për këtë arsye të dhënat ende nuk janë të përgjithësuar. Nga fillimi i gushtit 2015 për raste të tilla në tere bregdetin bullgar  ka pasur 32 sinjalizime. Rreth 80 % prej tyre janë për individë të vegjël  të llojit mutkur. Përmasa e tyre zakonisht është 60-70 cm, që vërteton, se janë në moshë deri në një vit. Në gushtin e kaluar janë gjetur vetëm 4 delfinë të tillë të ngordhur. Sipas njërit version shkaku për  nivelin e lartë të ngordhjeve janë stërvitjet ushtarake që zhvillohen në ujërat e Detit të Zi. Efekt të fortë negativ mbi kafshët detarë kanë dhe studimet sizmike, që është shkaku i dytë i supozuar. Në rrjetet sociale dhe në mediat menjëherë dolën dyshime, se ngordhja e kafshëve u detyrohet sondazheve për naftë në det. Por sipas informacionit zyrtar sivjet sondazhe të tilla nuk ka pasur.

Një taksi ekologjike lëvizet falas nëpër rrugët e Sofjes

Taksia e parë elektrike falas tashmë lëvizet nëpër  rrugët e Sofjes. Makina është vetëm një, por transporton falas. Bëhet fjalë për një projekt pilot të kompanisë së taksive, e cila nga fillimi i gushtit teston modelin elektrik Kia Soul EV që të bëhet një taksi e rregullt. Aktualisht taksia  karikohet falës në stacion prandaj është falas edhe për pasagjerët. Sipas Drejtorit Ekzekutiv të Kompanisë së taksive Kalin Kokosharov, taksitë elektrike kanë të ardhme, sepse përveç se ruajnë natyrën, ato janë më të leverdishme për shoferët.


Dashamirësit e pushimit në kampingje do të kenë më shumë komoditete

Nga stina e ardhshme verore ekonomitë pyjore do të sigurojnë kushte bazë për organizimin e kampingjeve në  pyjet shtetërore në territorin e tërë vendit, premtuan nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve. Zbatimi i kushteve elementare nëpër pyjet e egra ku do të organizohen kampingjet do të jetë detyrim i të gjitha ekonomive pyjore. Vitin tjetër ata do të jenë të detyruar të sigurojnë WC kimike, vende të caktuara për të ndezur zjarr për skara, vende parkimi dhe për grumbullimin e mbeturinave. Kundrejt këtyre shërbimeve pushuesit do të paguajnë taksë minimale – rreth 2,5 euro dhe do të jenë të detyruar të regjistrohen.

Shkabat egjiptiane Boris dhe Xheni në projekt evropian 

Boris dhe Xheni janë çift prej llojit  të kërcënuar me zhdukje  në Evropë - të shkabave egjiptiane.  Aktualisht shpendët jetojnë në pjesën Lindore të malit Rodope dhe kujdesen për të vegjlit e tyre. Kjo u bë e njohur në saj të sinjalizimeve  të transmetuesve, që ekspertë të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e  Zogjve, i kanë vënë shpendët në fund të korrikut. Dy shpendët e mëdhenj janë kapur në kuadrin  e projektit “Ndihmë për shkabën egjiptiane” me ndihmën e ekspertëve të huaj. Informacioni i mbledhur me anën e transmetuesve do të japë më shumë  hollësi për përdorimin e territoreve ku ata bëjnë fole dhe për sjelljen e zogjve. Mbrojtësit e natyrës shpresojnë në këtë mënyrë  të kontribuojnë për ruajtjen më efektive të këtij lloji në Bullgari. Deri në këtë moment në kuadrin e projektit me transmetues të ngjashëm janë pajisur rreth 20 shkaba që jetojnë në vendet fqinje ballkanike. Numri i tyre ende nuk është i mjaftueshëm që të ndiqet me hollësi migracioni i tyre dhe shkaku për nivelin e lartë të ngordhjes së ekzemplarëve të moshuar.

Fluks i kandilave të detit në pjesën jugore të Dertit të Zi

Aktualisht është periudha е shumëzimit të kandilave të detit, por ekspertët janë të mendimit, se sivjet numri i tyre nëpër bregun  e detit janë më i madhe se zakonisht. Në thellësinë e detit numri i tyre është edhe më i madh dhe notarët me përvojë shpesh herë ndeshen me ta. Sipas specialisteve gjatë  gushtit rrjedhat e detit ndryshojnë drejtimin e tyre dhe nxjerrin nga thellësitë drejt bregut mijëra kandila të detit. Flukse të tilla edhe në ujërat e Detit Mesdhe  shqetësojnë pushuesit në vendpushimet në Greqi, Turqi, Francë dhe Itali. Supozohet, se ndër shkaqet janë temperaturat e larta dhe ngrohja e ujerave të detit.


Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Temperaturat arritën në 70 gradë rreth ndërtesave në disa qytete

Në ditët më të nxehta të verës, anëtarët e Organizatës “Greenpeace” udhëtojnë në të gjithë vendin për të treguar se sa nxehtë është në mjedisin urban. Me ndihmën e kamerave termike zbulojnë temperaturën përreth ndërtesave, e cila në qytete si Plovdiv..

botuar më 24-08-17 9.15.PD

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..

botuar më 24-08-17 7.35.PD

Nxënësit e shkollave të së dielës në Itali botuan një atlas për Shënjtorët Kirill dhe Metodij

Nxënësit e tri shkollave bullgare në Itali krijuan atlasin e parë të këtij lloji për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij . Projekti realizohet në kuadër të Programit Kombëtar "Histori të patreguara të bullgarëve" të Ministrisë së Arsimit,..

botuar më 24-08-16 1.57.MD