Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fluksi i refugjatëve shkakton sfida të reja në marrëdhëniet me Maqedoninë

БНР Новини
Foto: BGNES

Evropa Juglindore u bë një regjion transiti i fluksit në rritje të refugjatëve nga Lindja e Mesme drejt Evropës Perëndimore. Kohët e fundit rryma u transferua në një prej fqinjëve të Bullgarisë – në Maqedoni. Derisa në kufirin me Greqinë policia përpiqte t’i vështirësonte me gaz lotsjellës mijërat, që provonin ta kalonin kufirin, mijëra të tjerë përparonin. Ky problem ishte ndër temat kryesore të një vizite dyditore këto ditët e fundit në Shqip të Ministrit Bullgar të Punëve të Jashtme Daniell Mitov. Dhe kjo është e kuptueshme. Për shkak të fluksit të madh të migrantëve në anën e Greqisë u shpall gjendje e jashtëzakonshme, kurse kriza e refugjatëve mund të zgjerohet në krizë humanitare dhe autoritetet maqedonase përpiqen ta përballojnë problemin në mënyra më të ndryshme, përfshi këtu dhe ndihmën nga ana e Bullgarisë. “Maqedonia dhe Bullgaria janë shtete me kufij të përbashkët dhe me një fat të përbashkët dhe duhet të ndihmojmë njëra tjetrën sa mundemi. Pa pajtim dhe përpjekje të përbashkët nuk mund ta zgjidhim këtë problem” – tha drejtpërsëdrejti Ministri maqedonas i Punëve të Jashtme Nikola Poposki.

Ministri bullgar i Punëve të Jashtme siguroi se Sofja do t’i përkrahë përpjekjet e Maqedonisë për të marrë ndihmë logjistike dhe financiare nga institucionet evropiane. Bullgaria tashmë ka bashkëpunuar me fqinjin tonë perëndimor me përkrahje financiare dhe logjistike në përballimin e fluksit të refugjatëve gjatë krizës në Kosovë, kur mijëra shqiptarë etnikë kërkonin mbrojtje nga veprimet ushtarake. Mirëpo, tani situata është e ndryshme. Tani veprimet ushtarake janë në një kontinent tjetër, porfluksi i refugjatëve është më i madh. Sot Bullgaria i mbron kufijtë e saj jo si kufij të vet, por edhe si kufij të jashtëm të BE-së.

СнимкаDerisa Ministri i Jashtëm i Bullgarisë premtonte në Shkup përkrahjen e vendit tonë, në Bullgari Ministri i Mbrojtjes deklaronte se në forcimin e kontrollit në kufijtë tanë perëndimorë do të përfshihet edhe ushtria, edhe pse me personal dhe teknikë të kufizuar. Zakonisht pjesëmarrja e ushtarakëve në kontrollin kufitar konsiderohet si diçka e papranueshme në kohën paqësore dhe Bullgaria tashmë ka qenë objekt kritikash për shkak të një vendimi të saj të tillë. Mirëpo, tani një zëdhënës i Komisionit Evropian komentoi se vendet-anëtare mbajnë përgjegjësi për ruajtjen e brazdës së vet dhe masat për këtë qëllim mbeten në kuadrin e të drejtave të autoriteteve të tyre kombëtare. Siç duket, Komisioni e merr parasysh me një vëmendje shumë të madhe paralajmërimin e kancelares gjermane Angela Merkel se problemi i refugjatëve gjatë disa viteve në vijim do ta shqetësojë më shumë BE-në, sesa situata në Greqi dhe stabiliteti i euros.

Në një moment, kur marrëveshja e shumëpritur për fqinjësinë e mirë me Maqedoninë mund të bëhet realitet, rrethanat shqetësuese rreth presionit të migrantëve mund t’i keqësojnë vendimet e pafavorshme dypalëshe. I pakëndshëm është edhe vetë fakti se Bullgaria tashmë mbështetet tek ushtria për kontrollin në kufirin e saj me Maqedoninë fqinje. Mirëpo, ushtarakët ndihmojnë, ose do të ndihmojnë edhe në kufijtë me Greqinë dhe Serbinë, ata tashmë ndihmuan edhe në krijimin dhe rrethimin e kufirit me Turqinë. Fluksi i refugjatëve drejt BE-së është një sfidë e madhe dhe mund të çojë në rishqyrtimin e disa politikave në veprim për lëvizjen e lirë të njerëzve midis Bullgarisë dhe Maqedonisë. Mirëpo, një efekt i tillë mund të shkaktohet nga ndryshime të tilla edhe në këmbimin me shtete të tjera fqinje. Sofja mund të mos i pranojë akuzimet e Shkupit ndaj Greqisë se ajo i drejton në një mënyrë të organizuar migrantët drejt Maqedonisë. Akuzime të tilla Bullgaria nuk bëri madje kur drejt saj u orientuan refugjatët nga Turqia, të cilët para kësaj ishin në Greqi. Çështja ka shumë këndvështrime dhe vendimet dypalëshe nuk mund të çojnë në zgjidhjen e problemit. Një prej sfidave të mëdha para marrëdhënieve mesBullgarisëdhe Maqedonisë tani është lidhur me ruajtjen e kontakteve të tyre të mira, megjithë problemin e refugjatëve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..

botuar më 24-08-02 6.38.MD

GERB është forca e parë politike mes votuesve, 44% duan zgjedhje të parakohshme

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin më 1 gusht, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi të “Market LINKS”. GERB - SDS merr 23% mbështetje. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) është me 15.3%...

botuar më 24-08-01 10.47.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Minoriteti turk në Trakinë Perëndimore është një prioritet për Ankaranë Problemet e pakicës turke në Trakinë Perëndimore janë prioritet për Turqinë në dialogun e saj me Greqinë. Ankaraja do të vazhdojë të kujdeset për "bashkatdhetarët e saj"..

botuar më 24-07-26 1.48.MD