Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fluksi i migracionit supozon, por edhe pengon aderimin e Bullgarisë në Shengen

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Fluksi në rritje i migracionit drejt Evropës e bën temën për aderimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në hapësirën Shengen sidomos aktuale dhe ajo ishte qendrore gjatë vizitës së Zëv/kryeministres Meglena Kuneva para pak kohe në Finlandë. Njëkohësisht qeveria ndjen, se rreziku i terrorizmit, i gërshetuar me fluksin pa precedentë drejt vendeve evropianoperëndimore, e çon Shengenin drejt ndryshimeve dhe kërkon që Bullgaria të bëhet pjesë e këtij procesi.

Argumentet kryesore për aderimin mbeten të njëjta: Bullgaria ka zbatuar kriteret teknike për anëtarësim, por zhvillim në drejtim të aderimit të saj nuk vihet re. Me gjithë se është jashtë Shengenit, Bullgaria zbaton angazhimet e saj për ruajtjen e kufijve të jashtëm të BE. Dëshmi për këtë është vet fakti, se itineraret e shpërnguljes masive nga LM drejt Evropës, kohën e fundit sidomos drastike përmes Hungarisë, kalojnë anës saj. Sofja vazhdon të jetë gati edhe për aderim të pjesshëm në hapësirën Shengen, së pari në kuadrin e hapësirës ajrore dhe ujore. Por ndryshe nga më përpara, tani qeveria insiston qe aderimi ynë të mos shtyhet më. Zëv/kryeministrja Kuneva deklaroi, se vendimi për Shengen duhet të merret menjëherë, jo pas përfundimit të reformës gjyqësore dhe pas ndryshimit të Ligjit për pushtetin gjyqësor, Kodit të Procedurës Civile, Kodit të Procedurës Penale ose Kodit Penal.

Kabineti ndan qëndrimin e ri në BE, se marrëveshja e Shengenit nuk duhet më të konsiderohet si çështje e lëvizjes së lirë të njerëzve, por si instrument i sigurisë. Në këtë kontekst në qoftë se nuk ka akses të plotë në sistemin informativ të Shengenit Bullgaria nuk mund të jetë efektive në 100% në luftën kundër kriminalitetit. Trafiku i njerëzve është një nismë aq e ndërlikuar, kështu që nuk është sipas forcave të sistemit kombëtar të informacionit të verifikojë si një automjet me targa hungareze, pronë e dikurshme sllovake, mund të braktiset nga shoferë bullgarë në 50 km larg Vjenës me 71 refugjatë të vdekur nga LM, të ngarkuar në ndonjë vend të panjohur. Trafiku i njerëzve prej kohe është dukuri transkombëtare dhe mund të neutralizohet vetëm me veprime dhe mjete transkombëtare.

BE është në moment të rimendimit të politikës së tij të migracionit dhe Sofja shfaq dëshirë për pjesëmarrje aktive në këtë proces. Në kontekstin e kësaj dëshire Ministri i Jashtëm Daniell Mitov shpalli synimin që Bullgaria të iniciojë bisedime në BE për zgjerimin e strategjisë dhe për veprime më serioze kundër “Shtetit Islamik”. Është me rëndësi, sipas Sofjes, të bëhet dallimi midis refugjatëve dhe migrantëve ekonomikë. Qeveria mendon gjithashtu, se përpjekjet duhet të orientohen jo vetëm drejt efekteve prej fluksit të refugjatëve, por edhe drejtë rrënjëve të tij, që kanë të bëjnë me shtetet problematike në LM dhe Afrikës Veriore.

Zhvillim mbi çështjen për aderimin në Shengen Sofja pret në mbledhjen e ardhshme të Këshillit mbi Drejtësi dhe Rendin e Brendshëm gjatë shtatorit, ndërsa vendimi përfundimtar i Këshillit  Evropian – në fund të tetorit. Por a do të lejojnë rrethanat për këtë?

Ministri gjerman i punëve të brendshme paralajmëroi gjatë këtij muaji, se anëtarësimi i vendit të tij në Shengen mund të mos rezistojë, nëse edhe shtetet e tjera nuk ndajnë barrën e pritjes së refugjatëve. Në lidhje me parandalimin para pak kohe të aktit terrorist kundër trenit midis Amsterdamit dhe Parisit, Belgjika kërkoi që të rishikohen dispozitat e Shengenit, që do të lejojë kontroll më të rreptë të identitetit dhe bagazhit të udhëtarëve, kjo në praktikë është rivendosje e një pjese prej kontrollit kufitar. Marrëveshja e Shengenit u lejon vendeve që e kanë nënshkruar të rivendosin kontrollin në kufi nga pikëpamja e sigurisë kombëtare, kjo tashmë është bërë nga Franca dhe Portugalia. Tani rreziku i presionit të refugjatëve është afatgjatë dhe mund të diktojë rivendosjen për një kohë më të gjatë të kontrollit kufitar.

Kështu bëhet e qartë, që nga njëra anë presioni i migracionit supozon, por nga ana tjetër pengon aderimin e Bullgarisë në Shengen, për shkak të ndryshimeve të lidhura me të. Në këto rrethana lind pyetja – në cilën hapësirë synon të aderohet Bullgaria? Dhe a nuk është më mirë vendimet e mundshme të priten pak.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Калин Джорджеску

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kalin Xhorxhesku mbetet favoriti për vendin e presidentit në Rumani Kalin Xhorxhesku, i cili fitoi raundin e parë të anuluar të zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2024 si një kandidat i pavarur, mbetet favorit për postin me 45% mbështetje..

botuar më 25-02-22 9.30.PD
Rumen Radev

Agjencia “Mjara”: Besimin më të madh tek votuesit e ka presidenti Rumen Radev

Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur nga kryeministri Rosen Zheljazkov (18,9%), lideri i partisë më të përfaqësuar në parlament, GERB,..

botuar më 25-02-21 5.34.MD

GERB: Politika e SHBA përbën një rrezik për ekonominë bullgare

Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por këmbëngul që Bullgaria të mbetet besnike ndaj partnerëve të saj evropianë. Sipas tij, politika e..

botuar më 25-02-21 3.56.MD