Edhe sot Vasill Najdenovi është ndër këngëtarët më të mirë të muzikës pop në vendin tonë, me gjithë se tashmë 40 vjet është në skenë. Është më lehtë të ngjitësh në majë, se sa të arrish të mbetesh atje sidomos në kohë kur muzika ka dimensione të tjera. Por u bë e qartë, se koha kalon shpejtë jo vetëm në përpjesëtimet e saj absolute, por edhe për Vasill Najdenovin dhe këngëtarët e brezit të tij.
Para vitesh, kur filloi karrierën e vet, kompozitorë me ndjesinë e saktë për aktualitet në këtë gjini, mes të cilëve Aleksandër Josifov, Srefan Dimitrov, Ljubomir Denev, Todor Fillkov, Mitko Shterev, Najden Andreev, Kristijan Bojaxhiev dhe shumë të tjerë shkruan për të këngët e tyre më të bukura. Shumë prej tyre Vasko i çonte në pozicionet e para të klasifikimeve. Qysh kur filloi me grupin “Diana ekspres” Vasill Najdenovi si vokal e bëri shlager këngën “Sineva”(Kaltërsi) të Aleksandër Josifovit dhe Pavel Matevit, pas saj erdhi filmi “Adaptim” dhe kënga me të njëjtin emër të Mitko Shterevit u bë hit në saj të meritës së padiskutueshme të Vasill Najdenovit.
Nuk dimë për çfarë mendon Vasill Najdenov, kur është i vetëm në studio dhe incizon këngë të re ose kur xhiron vidoklipin e tij të radhës. Por në shumicën e incizimeve të tij audio dhe video dominon “efekti i pranisë”, i cili është më i fortë se fakti se ai vazhdon të jetë modern dhe aktual në skenën e muzikës bashkëkohore pop.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Në sinkron me pranverën me shi jashtë, Ersin Mustafov na dërgon mesazhin gazmor “Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë” me këngën e tij me të njëjtin emër. Meqenëse e njohim deri tani si frontmenin e JEREMY? , po e mirëpresim me interes..
Gjashtë vjet pasi në tregun muzikor doli albumi i fundit i Mary Boys Band “Ditë të lumtura”, grupi thotë “Përshëndetje”, duke u rikthyer me një këngë të re me të njëjtin emër. Gjatë kësaj periudhe, vetë Maria - Maria Mutafçieva - realizoi albumin e..
Konkursi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për Këngën e Re Bullgare "Pranvera" u mbajt për të 55-tën herë. Që nga fillimi i tij në vitin 1970, ky forum muzikor stimulon vazhdimisht autorët dhe interpretuesit vendas për të krijuar muzikë të re. Çmimet..