Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkimi – kundër diktatit të Fuqive të Mëdha

БНР Новини
6
Shpallja e Pavarësisë më 6 shtator 1885 në Plovdiv, vizatim i piktorit Franc Jashke botuar me tirazh të madh në Vjenë

Më 6 shtator para 130 vjetëve populli bullgar realizoi një prej veprave më të shënuara në historinë e tij të re – Bashkimi i Bullgarisë Veriore me atë Jugore. Kjo u bë e mundur 7 vjet pas Çlirimit të vendit nga sundimi pesëshekullor osman në ecurinë e Luftës Ruso-Turke të viteve 1877-1878, e cila përfundoi me fitoren e Rusisë. Sipas Traktatit të Paqes të Shën Stefanit në kufijtë e shtetit bullgar u përfshin territoret e populluarapara së gjithësh me popullsi bullgare. Por Kongresi i Berlinit i Fuqive të Mëdha i copëtoi. Territori midis lumit Danub dhe malit Stara planina bashkë me rrethin e Sofjes u bë Principata Bullgaria. Trojet në jug të malit Ballkan, me gjithë se edhe me autonomi administrative, mbetën nën sundimin politik të sulltanit si provinca Rumelia Lindore me kryeqytet Plovdiv. Maqedonia dhe Trakia e Edrenesë i janë kthyer Perandorisë Osmane.

“Shekulli i XIX ishte shekulli i Fuqive të Mëdha – thekson në intervistën e tij për Radio Bullgarinë Stefan Shivaçev, Drejtori i Muzeut Historik Regjional në Plovdiv. – Kongreset ndërkombëtare në Paris, Vjenë, pas kësaj edhe në Berlin në vitin 1878, përvijuan të ardhmen e Evropës për dekada të tëra të ardhshme. Me gjithë se të gjithë pohojnë, se Traktati i Berlinit ishte shumë i padrejtë ndaj bullgarëve, askush bile nuk e mendoi, se dispozitat e tij mund të kapërcehen me vullnetin e popullit bullgar. Bile Rusia si një  fuqi e madhe nuk i lejoi vetes të flasë hapur për Bashkimin, për revizionimin e vendimeve të Kongresit të Berlinit. Por kjo u ndodh më 6 shtator të vitit 1885 pas një përgatitjeje të gjatë nga revolucionarët e vjetër bullgarë, të cilët krijuan komitete në territorin e tërë  Rumelisë Lindore. Princi bullgar Aleksandër Batenberg ishte në dijeni, ushtarakët po përgatitnin planet e tyre për kohën kur bashkimi do të shpallej.”

Karroca e gjeneral-guvernatorit të parë të Rumelisë Lindore, z. Aleksandër Bogoridi. Foto: Muzeu Regjional Historik i PlovdivitPor Bashkimi duhej të mbrohej, sepse Serbia sulmoi vendin tonë. Dhe trupat bullgare – të Principatës dhe të Rumelisë Lindore, u dislokuan në kufirin me fqinjën tonë perëndimore për një kohë të shkurtër. Bashkimi ishte i suksesshëm, sepse siç tha poeti ynë i madh Ivan Vazov ai ishte bërë paraprakisht në mendjet dhe zemrat e të gjithë bullgarëve.

“Bashkimi është ndoshta ngjarja e parë në historinë e Bullgarisë, e papërsëritur pas kësaj, në të cilën të gjithë u bashkuan rreth një ideje kombëtare dhe punonin për të – shënon Stefan Shivaçev. – Kur më 6 shtator  revolucionarët me ndihmën e ushtrisë bullgare dhe milicisë së Rumelisë e shpallën Bashkimin, ata ua besuan  mbrojtjen e tij, fatet e tij të mëtejshme, princit, klasës politike bullgare, liderëve të atëhershëm të Bullgarisë, diplomatëve bullgarë. Dhe gjatë muajve vijues të gjithë bullgarët e njohur kanë marrë  pjesë në delegacionet tek  mbreti rus, tek qeveritë e të gjitha Fuqive të Mëdha në Evropë, për të popullarizuar kauzën bullgare.”

Ndërsa ushtria jonë, e cila kishte përvojë modeste edhe vetëm nën komandën e kapiteneve, arriti të imponohet mbi ushtrinë serbe, të formuar në vazhdim të 50 vjetëve dhe të udhëhequr nga gjeneralë.

“Pas shpalljes së Bashkimit, dy muaj pas tij, gjatë betejave të Luftës Serbo-Bullgare, Bashkimi ishte ngjarja kryesore për Evropën – nënvizon Stefan Shivaçev. – Ai kishte vend në faqet e para të shtypit evropian, të agjencive informative. Ky ishte rasti i parë, kur bullgarët dolën në skenën evropiane si popull që posedon aftësi krijuese për krijimin e shtetit, jo si popull që ishte masakruar në kohën e Kryengritjes së Prillit të vitit 1876.”

Kongresi i Berlinit, piktor Anton fon Verner, viti 1881Tani Muzeu Historik Regjional në Plovdiv është për vizitë në Kuvendin Popullor me një ekspozitë, kushtuar 130 vjetorit të Bashkimit. Ajo përfshin dëshmi të bashkëkohësve, dëshmitarë të ngjarjeve të asaj kohe. Mund të shihet një kopje e veprës monumentale të Kongresit të Berlinit. Autor i saj është piktori i njohur gjerman Anton fon Verner, i cili ka qenë i pranishëm në seancat e kongresit dhe në vazhdim të një viti ka punuar mbi këtë pikturë. Sot ajo gjendet në Bashkinë e Berlinit. Pritja e princit Batenberg në Plovdiv më 9 shtator mund të shihet në pikturën e italianit Pietro Montani – kryearkitekt i Rumelisë Lindore dhe piktor i aftë. Ai ka rikrijuar mjedisin e atëhershëm, duke pikturuar një hark imagjinar, të cilin me fantazinë e vet e ka transferuar nga Parisi në sheshin “Xhumajata” në Plodvid. Piktori  austriak Franc Jashke ka pikturuar mbërritjen e princit, shpalljen e Bashkimit, ai e ka pikturuar tablonë e vetë në Vjenë pa ardhur në Plovdiv. Janë paraqitur fotografi, disa prej tyre për herë të parë – të bullgarëve vullnetarë nga Maqedonia. Ata kanë qenë rreth 400 veta, që kanë ardhur në Plovdiv për të mbrojtur Bashkimin dhe për të marrë pjesën në Luftën Bullgaro-Serbe.

“Dëshirojmë të tregojmë fytyrat e njerëzve që në fakt kanë realizuar Bashkimin, të cilët e kanë përgatitur, e kanë shpallur dhe e kanë mbrojtur. Këta ishin revolucionarët, politikanët, ministrat dhe diplomatët. Por edhe bullgarët e zakonshëm me veshjen e tyre fshatare, me opingat, me pushkët e vjetra, të cilët si vullnetarë kanë marrë pjesë në mbrojtjen e kauzës.”

Është prezantuar dhe edhe një përmbledhje me publikime të historianëve të njohur bullgarë, që kanë marrë pjesë në konferencën shkencore, kushtuar Bashkimit. Në fakt edhe sot vazhdojnë të dalin në dritë fakte të reja  për këtë ngjarje dhe për njerëzit që e kanë realizuar.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: Veneta Pavllova, BTA, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD
Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD

Një statujë e dytë romake e varrosur u zbulua në Heraklea Sintika

Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..

botuar më 24-09-20 12.23.MD