Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdivi fton për shëtitje gjatë Natës së muzeve dhe galerive

Foto: night.bg

Më 11 dhe 12 shtator qyteti bullgar Plovdiv do të presë miq në edicionin e 11 të Festivalit – Nata e muzeve dhe galerive. Me ndihmën e artistëve bullgarë dhe të huaj dhe  më shumë se 100 aktiviteteve të bashkuara në  pesë programe qyteti ofron itinerare magjike që çojnë në vende ku artet zbulojnë sekretet e tyre. Cilat janë ato mësojmë nga Drejtori  i  Festivalit “Nata/Plovdiv” – Viktor Jankov:

“Këto janë “Muzetë dhe galeritë”, “Kultura dhe klubet”, i cili përfshin institucione kulturore si Opera, Teatri dramatik dhe Festivali “Skena në udhëkryq”, si dhe koncertet në shumicën e lokaleve dhe klubeve që kanë program kulturor gjatë tërë vitit. “Qyteti dhe hapësira publike” u është orientuar vendeve në të hapur, ku mund të shihen shfaqje teatrale dhe operistike, vallëzime moderne. Kemi edhe program të posaçëm për fëmijët – “Nata e vogël”, i cili do të zhvillohet më herët në mbrëmje. Programi për artin bashkëkohor është me pjesëmarrje ndërkombëtare në kuadrin e projekteve të ambasadave të Austrisë dhe SHBA, si edhe të Institutit kulturor francez.

“Lufta e thellë” është projekt i piktorit francez Maksim Bondu. Nëpërmjet eksperimentit kompjuterik, në të cilin në një dërrasë shahu  kundërvihen dy intelekte artificiale, ai shtron pyetjen për ringjalljen e ndërgjegjes dhe shpirtit të makinës. Një ekspozitë  si teoria e konspiracionit – kjo është e ashtuquajtura “Amerikana ezoterika”. Ajo përdor ritualin, besëtytnitë, alkiminë dhe magjinë për të studiuar tendencat ezoterike në artin bashkëkohor. Pjesë prej saj ndodhet midis mureve të galerisë, pjesa tjetër  është e shpërndarë në pika të ndryshme të mjedisit të qytetit.

“Amerikana ezoterika” tashmë ka pjesëmarrje tradicionale gjatë Natës – tregon Viktor Jankov. Kuratori Aren Molten nga Los Angelisi prezanton gjashtë emra të mëdhenj në artin bashkëkohor, mes të cilëve Mik Bushe, Sterming Rubi, Jensen Metkalf. Projekti është shpërndarë në disa vende të qytetit, përshi ish kinemanë “Kosmos”, ku do të ketë shfaqje filmash. Ekspozitat hapen në galerinë “Sariev kontemporari”. Kjo është një prej arritjeve të festivalit të sivjetshëm – të vijnë emra të njohur dhe ata të zbulojnë Plovdivin në kartën e artit të sotëm.

Gjatë ditës jep ligjërata për kinemanë dhe kulturën në universitete të ndryshme, gjatë natës ofron muzikë në klubet më të njohura në Tel Aviv. Ky është Eyal Rob, politolog për nga arsimi, por për nga prirja DJ, i cili do të mbajë ligjëratë me temën “ Nga mbreti Solomon deri te zemra e kulturës së klubeve të shekullit të XXI – evoluimi i një motivi muzikor”. Ai do të përdor vargje nga “Kënga e këngëve” për të demonstruar një miks të transformuar në mënyre unike që ka pushtuar sot skenën në Izrael.

Muzika klasike gjithashtu ka vendin e saj gjatë Natës. Opera e Plovdivit do t’i ofrojë publikut një surprizë me  “Opera grafiti” – aria dhe duete nga muzikale dhe opera të njohura në lagjen “Kapana”, si dhe spektaklin e baletit “Pule”, që bashkon etyde nga koreografë tanë bashkëkohorë.

Ekspozitat kombëtare të vjeshtës tashmë janë bërë traditë në qytetin e vjetër. Me En passant par la vieille ville (Duke kaluar përmes qytetit të vjetër) kuratori Galina Lardeva tregon mënyrën se si i shohim ne objektet përreth nesh. Për këtë qëllim ajo përdor terma të shahut dhe mesazhet e nëntë piktorëve.

Pjesëmarrje në punishte të ndryshme, lexime letrare, ekspozita, lëshimi në ajër i një katapulti trajnimi në lartësi 50 metra dhe shumë surpriza të tjera ka parashikuar për fëmijët “Nata e vogël”. Viktor Jankov shton:

“Për mua është me rëndësi, se arrijmë të organizojmë program për fëmijët dhe arrijmë të angazhojmë vëmendjen e tyre në  mënyrë inteligjente, atraktive dhe komunikatave ndaj kulturës. Ky është njeri prej aspekteve  më të rëndësishëm të festivalit, prandaj u rekomandoj familjeve të shikojnë mirë programin dhe të zgjedhin ku t’i çojnë fëmijët e tyre – në xhaz dhe rok në qytetin e vjetër ose në mësim të gjuhës ivrit në vatrën e kulturës “Shalom Alejhem”.Për herë të parë gjatë Natës do të ketë ciceronë turistikë, të cilët do t’i shoqërojnë mysafirët nëpër labirintet e festivalit. Udhëtimi i tyre mund të fillojë nga Bazilika e vogël – atje për herë të parë me mjete multimediatike do të  shfaqen mozaikët e mrekullueshëm  që datohen rreth 1600 vjet nga Bazilika e madhe e peshkopate, të cilët aktualisht po restaurohen.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD
Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD