Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ka nevojë që Sofja të rishqyrtojë njohjen e rrënjave bullgare të bashkatdhetarëve tanë përtej kufirit

Foto: capital.bg

Tashmë është e qartë se sipas vlerësimeve të Komisionit Parlamentar për Bullgarët Jashtë Shtetit, aktualisht të paktën 200 mijë maqedonas duan të bëhen bullgarë dhe kjo imponon rishqyrtimin e procedurës së njohjes së prejardhjes bullgare të bashkatdhetarëve tanë nga diasporat historike përtej kufirit. Problemi lidhur me njohjen e prejardhjes nuk është i djeshëm dhe zgjidhja e tij nuk duhet të shtyhet.

Sipas ligjit, certifikatat për prejardhje janë disa prej dokumenteve kryesore për dhënien e shtetësisë bullgare. Për shkak të disa parregullsive në lëshimin e tyre nga Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit, Këshilli për Shtetësinë pranë Ministrisë së Drejtësisë është në marrëdhënie të tensionuara me këto institucione dhe praktikisht i pezulloi dokumentet për dhënien e shtetësisë, të shoqëruara me certifikata për prejardhje, në rast se parashtruesit e tyre nuk paraqitin prova. Agjencia e akuzon botën se ajo nuk i njeh aktet e saj administrative dhe mbështetet te kontrolli i prokurorisë që nga fillimi i vitit 2014. Sipas kontrollit, agjencia e ka shkelur ligjin, duke lëshuar certifikata për prejardhje bullgare mbi bazën e disa dokumenteve, të cilat nuk përmbajnë të dhëna se në farefisin e personit konkret ka të paktën një të afërm bullgar në vije të drejtpërdrejt gjaku (i ati, e ëma, gjyshi, ose gjyshja).

Zgjidhja e problemit është i ngutshëm, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një konflikt midis institucioneve shtetërore. Është një sekret publik se një pjesë e madhe e kërkesave për pasaporta bullgare janë rrjedhim i dëshirës së personave përkatës për të imigruar më lehtë në vende të tjera të BE-së. Pasi është kështu, Bullgaria nuk mund të pretendojë se e ndalon presionin e migracionit nga Lindja e Mesme drejt Evropës Perëndimore dhe në të njëjtën kohë të lëshojë dokumente në kundërshtim të legjislacionit të vet. Emigrantët nga Lindja e Mesme përmes Bullgarisë për në BE janë mijëra dhe dhjetëra mijëra, kurse ata potencialë nga vendet me diasporat bullgare – qindra mijëra, sepse kërkesat për shtetësi janë jo vetëm nga Maqedonia, por edhe nga Shqipëria, Ukraina, Kosova, Moldavia, Serbia, Turqia, madje edhe nga Argjentina.

Dhënia e lehtë e shtetësisë bullgare krijon probleme jo vetëm për shkak të migracionit drejt BE-së. Janë vështirësuar edhe vendet e prejardhjes. Në qoftë se është e vërtetë se 200 mijë maqedonas kërkojnë shtetësi bullgare, duke dhënë një shtetësi të tillë, Bullgaria do të neutralizonte rreth 10 për qind të popullsisë së një shteti fqinj, me të cilin ajo do që të nënshkruajë marrëveshje për fqinjësi të mirë.

Dhënia e lehtë e shtetësisë bullgare do të shkaktonte edhe probleme të brendshme. Si një shtet, i cili pohon se nuk ka mjete për të pritur mijëra imigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, do të gjejë mjete për pranimin e qindra mijëra vetave nga pakicat etnike? Gjatë zhvillimeve dramatike të konfliktit ushtarak në Ukrainë, ku sipas disa vlerësimeve ka mbi 300 mijë bullgarë etnikë, u bë e qartë se Bullgaria nuk disponon mundësi për të strehuar kaq shumë njerëz.

Gjatë disa ditëve në vijim pritet që Ministri i Drejtësisë të paraqitet para Komisionit Parlamentar për Bullgarët Jashtë shtetit për t’i rishqyrtuar masat mbi këtë çështje. Ministri premtoi për të paraqitur para Komisionit një raport mbi këtë kazus që gjatë majit, por për shkaqe të ndryshme kjo nuk ndodhi. Në qoftë se ai nuk e bën tani, Komisioni do të kërkojë vendim nëpërmjet disa ndryshimeve në ligjin për bullgarët jashtë vendit. Deputetët kanë dëshirë që certifikatat për prejardhje të lëshohen edhe mbi bazën e një deklarate të vërtetuar te noteri, e cila përmban prova për rrënjat bullgare, kurse kontrolli i këtyre provave do të bëhet kompetencë e Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit. Kështu, tensionet e tanishme midis institucioneve shtetërore të lidhura me këtë çështje nuk do të përballoheshin, por përkundrazi, do të thelloheshin.

Ndërkaq, pritjet e shoqërisë janë në drejtim të disa vendimeve, të cilat të marrin parasysh interesin kombëtar. Ato nuk duhet të jenë ndikuar nga pikëpamjet e koniunkturës, si dhe nga ato politike, ose nacionaliste, por duhet të përjashtojnë praktikat e paligjshme, të marrin parasysh mundësitë reale dhe të jenë në përputhje me normat ndërkombëtare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari fillon fushata zgjedhore për votën “2 në 1”

Nga ora 00:00 e datës 10 maj, Bullgaria është në një fushatë zgjedhore 30 ditore. Kjo është fushata e gjashtë për një parlament kombëtar brenda 3 viteve e gjysmë. Megjithatë, e veçanta është se tani për besimin e zgjedhësve do të konkurrojnë  si..

botuar më 24-05-10 5.15.PD
Presidenti Radev

Presidenti Rumen Radev: Së shpejti do të bëhet e qartë nëse Maqedonia e Veriut do të ndjekë rrugën drejt Evropës

Në Ditën e Evropës , le të urojmë për një Bashkim Evropian që vazhdon të ndërtojë unitetin e tij mbi parimet e demokracisë dhe paqes. Kështu tha presidenti Rumen Radev pas vendosjes së luleve para monumentit të Luftëtarit të Panjohur me rastin e..

botuar më 24-05-09 11.31.PD
Alfa Research

Parlamenti i ri duhet të transmetojë një qeveri koalicioni me të paktën 3 parti

Gatishmërinë për të votuar më 9 qershor kanë deklaruar 40% e të anketuarve në një anketë përfaqësuese kombëtare nga agjencia “Alfa Research”. 35 për qind do të votojnë për Parlamentin Evropian, sepse shumë komunitete bullgare në vendet jashtë..

botuar më 24-05-08 10.06.PD